SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...

BE për momentin, ka rënë dakord për kontributin evropian në zbatimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA. Po më tej?
Gjatë natës së martës në të mërkurë, negociatorët e BE-së ranë dakord për propozime ligjore me qëllim zbatimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA. Kjo marrëveshje shihet si një hap i rëndësishëm në zbatimin e ‘Marrëveshjes së Turnberry-t’ të Bashkimit Evropian.
Çfarë është Marrëveshja e Turnberry-t?
Verën e kaluar, Presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen , dhe Donald Trump arritën një marrëveshje në Turnberry, Skoci, në fushën e golfit të Trump-it.
Në thelb, marrëveshja parashikon që SHBA-ja të vendosë tarifa deri në 15% për shumicën e produkteve të BE. Në këmbim, BE-ja do të heqë plotësisht tarifat për produktet industriale amerikane dhe do të lehtësojë aksesin në tregun evropian për disa produkte peshkimi dhe bujqësore amerikane.
Çfarë ka ndodhur që atëherë?
Që BE të përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes, duhet të miratojë legjislacion të ri. Të mërkurën herët në mëngjes, institucionet përkatëse evropiane ranë dakord provizorisht për një akt ligjor. Parlamenti negocioi përfshirjen e disa kushteve në ligjin e ardhshëm evropian.
Çfarë kushte përfshiu Parlamenti Evropian?
Në veçanti, marrëveshja është shoqëruar me një “klauzolë perëndimi”. Sipas kësaj klauzole, marrëveshja do të zbatohet vetëm deri në fund të vitit 2029, por mund të zgjatet.
Një klauzolë mbrojtëse synon të lejojë pezullimin e marrëveshjes nëse tarifat e rritura vazhdojnë të aplikohen për produktet e aluminit dhe çelikut pas 31 dhjetorit 2026.
Një mekanizëm mbrojtës synon gjithashtu të parandalojë ‘dëmtimin serioz’ të shkaktuar nga rritja e importeve të produkteve amerikane. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian duhet të publikojë një raport tremujor mbi tendencat e vëllimeve të tregtisë midis BE-së dhe SHBA.
Cili është hapi i radhës?
Marrëveshja ende kërkon miratimin përfundimtar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE – organi që përfaqëson 27 shtetet anëtare. Parlamenti Evropian e caktuar votimin për mes të qershorit.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte negociuar marrëveshjen fillestare, e mirëpriti këtë rezultat: “Kjo do të thotë që së shpejti do të përmbushim pjesën tonë të Deklaratës së Përbashkët BE-SHBA, siç u premtua,” shkroi ajo në X. Pritet që dy organet ligjvënëse të përfundojnë procedurën shpejt.
Së bashku, ata mund të sigurojnë “tregtinë transatlantike të qëndrueshme, të parashikueshme, të balancuar dhe me përfitim të ndërsjellë”.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se si i sheh SHBA këto kushte të reja. Brenda BE, ekziston besimi se qeveria amerikane do t’i pranojë ato. Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi të mërkurën se diskutimet po vazhdonin me ritëm të shpejtë. Qeveria amerikane po pret këtë marrëveshje, dhe BE supozon se edhe atje do të shihet si “lajm i mirë”.
Pse ka zgjatur kaq shumë?
Brenda BE-së është theksuar se ky është një proces normal ligjvënës. Megjithatë, procesi ligjvënës u pezullua dy herë – për shkak të kërcënimeve të Donald Trumpit për Groenlandën dhe vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA, i cili anuloi bazën ligjore për tarifat amerikane mbi të cilat ishte bazuar marrëveshja.
Pas kërcënimit të Donald Trumpit në fillim të majit për të rritur tarifat mbi automjetet dhe vendosjes së afatit 4 korrik për BE-në që të zbatojë marrëveshjen, presioni mbi BE u rrit.
Çfarë shpresash lidhen me këtë marrëveshje?
Marrëveshja e Turnberry-t midis Donald Trumpit dhe Ursula von der Leyen-it është kritikuar, veçanërisht nga eurodeputetët, si e padrejtë. “Nuk do ta quaja këtë një marrëveshje të mirë – ende jo,” tha të mërkurën Bernd Lange, kryetar i Komisionit të Tregtisë të Parlamentit Evropian.
Gjatë konferencës së tij të shtypit të mërkurën, socialdemokrati iu referua gjithashtu situatës në të cilën ndodhej Ursula von der Leyen në kohën kur u arrit marrëveshja. Sipas Lange, Donald Trump kishte lidhur kështu kërkesat e tij për tarifat me çështjen e rritjes së mbështetjes amerikane për Ukrainën.
Komisioni Evropian thekson rregullisht rëndësinë e këtij marrëveshjeje, e cila synon të sigurojë “stabilitet dhe parashikueshmëri” për bizneset dhe konsumatorët evropianë. Zbatimi i marrëveshjes pritet të sjellë shpresën se kërcënimet e përsëritura për tarifa së shpejti do të jenë pjesë e së kaluarës./DW
Ndërsa luftërat po zgjerohen dhe besimi ndaj Uashingtonit po zbehet, Evropa po riarmatoset dhe po përgatitet për një realitet të...
Ish-udhëheqësi kubanez Raul Castro është në qendër të një krize të re dhe jashtëzakonisht të ...
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Napolit në Itali mëngjesin e sotëm. Nj&eum...
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë ‘t&...
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze...
Gati dy muaj pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, negociatat diplomatike vazhdojnë të mbeten në ngërç, ndërs...
Presidenti Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutuan një përpjekje të re për të arritur një marrëveshje me...
Vendimi për të deportuar në Poloni, 23-vjeçaren Roxana Letska, një punonjëse çerdheje në Londër, e cila u...
Dy avionë luftarakë rusë kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur dhe të rrezikshme një aeroplan spiu...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kanë arritur “një nivel...