Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
EVROPË- Mbështetja e votuesve të rinj për të djathtën ekstreme duket se po rritet në disa vende evropiane. Partia Aleanca për Gjermaninë, AfD, shpreson të sigurojë një tjetër fitore në zgjedhjet e ardhshme shtetërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Londra, Henry Ridgwell, kjo prirje ndihmoi në suksesin e së djathtës ekstreme në zgjedhjet evropiane të qershorit.
Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ose AfD, në zgjedhjet e Turingisë në fillim të këtij muaji u ndikua pjesërisht nga rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në votime.
Zëri i Amerikës bisedoi me Ben Ansell, profesor në Universitetin e Oksfordit i cili drejton podkastin “Çfarë Problemesh ka Demokracia”.
“Më shumë se një e treta e të rinjve, pothuajse 40% e 18-29-vjeçarëve, votojnë për AfD-në.”
Një në pesë votues mbi 70 vjeç voton për partinë AfD e cila shpreson të përsërisë fitoren e saj në zgjedhjet e Brandenburgut më 22 shtator, me ndihmën e votës së të rinjve.
Hans-Christoph Berndt është kryetar i partisë AfD në Brandenburg.
“Partitë e tjera mendonin se AfD ishte një parti vetëm për të moshuarit dhe se të rinjtë nuk e mbështesin AfD-në. Kjo është tërësisht e gabuar.”
Hulumtuesit thonë se çështja e emigracionit duket të jetë një nga faktorët e rritjes së popullaritetit të së djathtës ekstreme.
“Një pjesë e vendit është më e varfër se pjesët e tjera, me popullsi kryesisht homogjene dhe për këtë arsye reagon më shumë ndaj emigracionit sesa Berlini, apo pjesë të tjera të Gjermanisë. Disa njerëz kanë argumentuar se kjo tregon shqetësimet për luftën në Ukrainë. Të tjerë thonë se është një qëndrim që ka lidhje me trajtimin e situatës gjatë COVID-it ose me krizën e strehimit”, thotë profesori Ben Ansell.
Partia franceze e ekstremit të djathtë, Bashkimi Kombëtar, lëvizja politike më popullore mes moshave 18 dhe 32 vjeçare, mori 32% të votave në zgjedhjet evropiane të qershorit. Kjo parti gëzon më shumë mbështetje nga moshat e reja se sa grupmoshat mbi 65 vjeç.
Presidenti 28-vjeçar i Partisë Bashkimi Kombëtar, Jordan Bardella, ka 1.6 milionë ndjekës në rrjetin Tik Tok, që frekuentohet kryesisht nga moshat e reja, thotë profesori Ansell.
“Partitë populiste e shfrytëzojnë mirë rrjetin Tik Tok për të postuar video të shkurtëra politike që godasin objektivat e tyre, për të ndikuar pozitivisht tek mbështetësit”.
Një studim i gazetës spanjolle El País sugjeron se një e katërta e meshkujve spanjollë të moshës 18 deri në 26 vjeç, e ashtuquajtura gjenerata Z, beson se në disa rrethana autoritarizmi mund të jetë më i preferuar se demokracia. Të njëjtin mendim ndajnë rreth 10% e grupmoshës mbi 59 vjeç. Shifrat janë edhe më të ulëta mes votueseve femra.
“Ky hendek i madh gjinor tek grupmosha nën 30 vjeç është i përhapur në të gjitha vendet”, thotë profesori Ansell.
Mbetet për t'u parë nëse tendenca të tilla midis votuesve të rinj do të shfaqen edhe në zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, ndonëse anketat e fundit tregojnë se është shtuar mbështetja e të rinjve për demokraten Kamala Harris./ VOA
Foto ilustruese FRANCË- Qindra njerëz, kryesisht gra, dolën sot në rrugë në të gjithë Francën për të...
Foto ilustruese KOSOVË- KFOR ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një deklaratë&...
Matteo Salvini ROMË- Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë s&...
Foto ilustruese TURQI- Turqia po ndërmerr hapa për një rritje masive të marinës së saj për ta bërë atë nj...
Millosh Vuçeviç SERBI- Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, ...
Meriton Mjekiqi KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi u raportua ditën e sotme se është përfshirë në një aksident...
Alicia Kearns KOSOVË- Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar së fundmi në lidhje me dekla...
Foto ilustruese SHBA- Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Sh...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë mbajtur ditën e sotme një deklaratë pë...
Foto ilustruese ITALI- Një akt dhune është regjistruar ditën e djeshme në një spital në Pescara në Itali,...