BOTA

Synimi i Turqisë për t’u bërë fuqi e madhe detare alarmon fqinjët e saj

n.f Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 20:30
Synimi i Turqisë për t’u bërë fuqi e madhe detare
Foto ilustruese

TURQI- Turqia po ndërmerr hapa për një rritje masive të marinës së saj për ta bërë atë një nga fuqitë detare më të mëdha në Evropë. Rritja po alarmon disa nga fqinjët e saj. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll Dorian Jones, Ankaraja këmbëngul se kjo është thjesht për arsye mbrojtëse dhe përmbushjen angazhimeve në rritje rajonale të Turqisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së fundmi inauguroi një nëndetëse të re të ushtrisë së Turqisë. Së bashku me një helikopterë-mbajtëse, fregata të reja dhe mbi dhjetëra luftanije të tjera në ndërtim e sipër, kjo është pjesë e përpjekjes së Erdoganit për ta bërë marinën turke ndër më të mëdhatë në Evropë.

“Kjo i shërben agjendës politike të Erdoganit për të ushtruar ndikim jashtë shtetit nga Katari në Somali e deri në Libi, në mënyrë që t'i përshtatet vizionit të tij. Për marinën, kjo do të thotë një rol më të madh në mbrojtjen e vendit, jo vetëm mbrojtjen territoriale, por mbrojtjen e interesave jashtë vendit”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has, Serhat Guvenc.

Turqia ka baza ushtarake në Katar, Libi dhe Somali, me të cilat ka nënshkruar marrëveshje detare. Ankaraja thotë se zgjerimi i pranisë së saj detare është pjesë e trajtimit të kërcënimeve rajonale në rritje dhe ndihmës në përmbushjen e angazhimeve të saj në NATO.

“Të gjitha qendrat e konfliktit janë përreth Turqisë, në Detin e Zi, në Mesdhe dhe në Detin e Kuq. Kështu që modernizimi i tanishëm turk është i dobishëm për NATO-n dhe sigurinë e aleatëve perëndimorë. Kjo gjithashtu rrit sigurinë e naftës dhe lirinë e lundrimit”, thotë këshilltari presidencial Mesut Casin.

Por fuqia detare në rritje e Turqisë po shkakton shqetësim tek fqinji i saj, Greqia, e cila ka një sërë mosmarrëveshjesh territoriale me Ankaranë në Detin Egje dhe Detin Mesdhe. Edhe Izraeli po shpreh shqetësim për zgjerimin detar të Turqisë dhe dislokimin e dronëve ushtarakë në Qipron veriore, të kontrolluar nga Turqia.

“Unë mendoj se një pjesë e këtij angazhimi më të madh të marinës turke dhe rritja e pranisë ushtarake në Qipron Veriore, përfshirë bazën e dronëve, do të përdoren edhe kundër Izraelit. Kjo nuk do të thotë se do të ketë një konfrontim të drejtpërdrejtë, por tani ushtria izraelite duhet ta marrë parasysh këtë zgjerim ushtarak”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Edhe Greqia po modernizon marinën e saj, duke përmendur kërcënimin turk. Analistët turq thonë se Ankaraja është e shqetësuar për praninë në rritje detare të Izraelit në Mesdheun Lindor.

“Ky është një rreth vicioz. Turqia ndërtoi një marinë të re në përgjigje të këtyre kërcënimeve dhe tani fqinjët e saj thonë se po përballen me kërcënime nga zgjerimi i forcave detare të Turqisë. Kjo është një garë armatimi dhe për fat të keq garat e armatimit nuk përfundojnë mirë”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Serhat Guvenc.

Kantieret turke po punojnë me kapacitet të plotë për të përmbushur kërkesat në rritje të forcave detare të vendit, të cilat analistët thonë se ka të ngjarë të shtojnë frikën dhe dyshimet e fqinjëve të saj mbi qëllimet e Ankarasë./ VOA

turqi fuqi detare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë