BOTA

Prokuroria italiane kërkon gjashtë vite burg për ministrin Matteo Salvini

n.f Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 21:33
Prokuroria italiane kërkon gjashtë vite burg për ministrin Matteo
Matteo Salvini

ROMË- Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë së djathtë Lega Nord, Matteo Salvini, me gjashtë vite burgim, për urdhërin e dhënë në vitin 2019 për të ndaluar zbarkimin e mbi 100 emigrantëve në brigjet e Italisë.

Në atë kohë ish-ministër i brendshëm dhe tashmë në detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të transporteve në qeverinë e Kryeministres Giorgia Meloni, ai është akuzuar për pengmarrje dhe është në pritje të dënimit për vendimin e tij që i la emigrantët në det të hapur.

Prokurorët patën urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e personave që gjendeshin në bord. Të shtunën, prokuroria kërkoi masën e burgimit për zotin Salvini, gjatë një seance të mbajtur në Palermo. Vendimi do të merret nga një gjykatës i lartë, pasi ka kaluar tashmë një proces gjyqësor prej tre fazash.

Një vendim përfundimtar mund t’ia ndalojë zotit Salvini edhe mbajtjen e funksioneve publike.

“Do ta bëja sërish të gjithën nga e para: mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është vepër penale”, shkruajti zoti Salvini në rrjetin X të shtunën.

Gjatë 14 muajve të mbajtjes së postit të ministrit të brendshëm, zoti Salvini ndali ankorimin e disa anijeve në portet italiane, në përpjekje për të ndalur fluksin e emigrantëve. Ai i pati akuzuar rregullisht organizatat e ndihmave për emigrantët se në thelb inkurajojnë trafikimin e njerëzve.

Partia e zotit Salvini është pjesë e qeverisë së zonjës Meloni të qendrës së djathtës.

“Është e pabesueshme që një ministër i Republikës Italiane të rrezikojë gjashtë vjet burg pse bëri detyrën e tij për mbrojtjen e kufijve të vendit, siç kërkohet nga mandati i dhënë nga qytetarët”, tha zonja Meloni në një postim në rrjetin X.

"Ta shndërrosh në vepër penale detyrën për të mbrojtur kufijtë e Italisë nga emigracioni i paligjshëm, është një precedent shumë serioz. Solidaritetin tim të plotë", shtoi ajo.

Zonja Meloni, e cila erdhi në pushtet në vitin 2022, është zotuar se do të zmbrapsë prurjet e paautorizuara nga Afrika e Veriut me ligje më të ashpra për emigracionin, me kufizimet për organizatat e ndihmave dhe të shpëtimit në det, si dhe planet për të ndërtuar kampe pritjeje për emigrantët në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ajo ka hapur derën për qindra mijëra emigrantë që të punojnë legalisht në Itali, në përpjekje për të plotësuar boshllëqet e punësimit në vend dhe për të ndalur kontrabandimin e emigrantëve.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më tani gjatë vitit 2024 është rreth dy të tretat më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – 44,675 persona./ VOA

matteo salvini itali burg

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë