BOTA

Mbyllet Qeveria amerikane

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 11:22
Mbyllet Qeveria amerikane

Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë, pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Kjo është hera e parë që Qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori – që zgjati 35 ditë – para pothuajse shtatë vjetësh, dhe do të ndalojë punën në disa departamente dhe agjenci federale duke prekur qindra mijëra punonjës qeveritarë.

Trump fajësoi demokratët për bisedimet që ngecën dhe kërcënoi se do ta ndëshkonte partinë dhe votuesit e saj gjatë mbylljes, duke paralajmëruar se do të shenjëstrojë disa prioritete progresive, duke detyruar shkurtime masive në vendet e punës në sektorin publik.

“Do të largojmë nga puna shumë njerëz që do të preken shumë dhe ata do të jenë demokratë”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se “shumë gjëra të mira do të vijnë nga mbyllja”, duke sugjeruar se do ta përdorë këtë ndërprerje për “të hequr qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato gjëra do të jenë të demokratëve”.

Operacionet qeveritare nisën të paralizoheshin pas mesnatës, pas një përpjekjeje të dështuar në Senat për miratimin e një rezolute afatshkurtër të financimit, që veçse është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Shpresat për një kompromis u zbehën prej të hënës, kur një takim i minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë nuk solli asnjë përparim.

Demokratët, që janë pakicë në dy dhomat e Kongresit, kanë synuar që të kenë ndikim mbi Qeverinë federale, tetë muaj pasi Trumpi nisi mandatin e dytë presidencial.

Kërcënimi i Trumpit për shkurtime të reja të vendeve të punës i ka rritur shqetësimet në mesin e punëtorëve federalë, pas largimeve masive nga puna më herët gjatë këtij viti nga Departamenti për Efiçiencë Qeveritare që u drejtua nga Elon Musk.

Në Senatin prej 100 anëtarësh kërkoheshin 60 vota për të kaluar projektligjin për shpenzime. Republikanët kishin propozuar që të zgjasnin financimin aktual deri në fund të nëntorit, me qëllim që të zhvilloheshin negociata për një plan afatgjatë për shpenzime.

Por, demokratët kërkuan që të riktheheshin qindra miliarda dollarë në shpenzimet për kujdesin shëndetësor, veçmas për programin për sigurime shëndetësore Obamacare, për familjet me të ardhura të ulëta, që me gjasë administrata e Trumpit do ta largojë nga financimi.

Pothuajse të gjithë demokratët në Senat votuan kundër projektligjit që kishte kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë mbyllja.

Qeveria federale është mbyllur 21 herë që nga viti 1976, kur Kongresi miratoi procesin e ri për miratimin e buxhetit./REL

Disa mbyllje kanë zgjatur vetëm disa orë dhe nuk kanë pasur ndikim në funksionimin e Qeverisë.

Mbyllja më e gjatë, ndërkaq, nisi më 22 dhjetor 2018, kur demokratët dhe Trumpi nuk arritën pajtim për 5.8 miliardë dollarët që presidenti i kërkonte për murin në kufi me Meksikën.

Atëbotë, pothuajse 380 mijë punonjës federalë u dërguan në pushim administrativ, ndërkaq 420 mijë të tjerë punuan pa pagesë.

Mbyllja e re nuk do t'i prekë funksionet vitale, sikurse janë shërbimet postare, ushtria, programet për mirëqenie. Por, deri në 750 mijë punonjës mund të dërgohen në shtëpi dhe nuk do të mund të paguhen derisa të përfundojë mbyllja, sipas Zyrës për Buxhet të Kongresit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë