BOTA

“Me pagat që marrim mezi arrijmë ta mbyllim muajin”, punëtorët protestojnë në Shkup

n.f Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 12:28
“Me pagat që marrim mezi arrijmë ta mbyllim muajin”,
Pamje nga protesta

SHKUP- Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, kanë protestuar para qeverisë në Shkup, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në punë, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Për herë të parë, me moton “Ne punëtorët”, në protestë janë bashkuar dy organizatat më të mëdha, Lidhja e Sindikatave dhe Konfederata e Organizatave Sindikale.

Këto dy organizata kërkuan nga qeveria rritjen e pagës minimale në 450 euro, mbulimin e shpenzimeve për transport, ushqim dhe marrëveshjet kolektive që garantojnë të drejtat e tjera në punë.

“Pa plotësimin e standardeve minimale të Bashkimit Evropian ne nuk mund asnjëherë të bëhemi pjesë e unionit [evropian]. Me pagat që marrim mezi po arrijmë të mbyllim muajin. Varfëria ka hyrë në shtëpinë e çdo punëtori”, ka deklaruar Angel Stojkovski, punonjës në industrinë e tekstilit në protestën e 1 majit të mbajtur në Shkup.

Protestuesit thonë se është momenti i fundit që institucionet të ndërgjegjësohen pasi vendi do të mbetet pa punëtorë nëse vazhdojnë të nëpërkëmben nga shteti.

“Kemi dalur që të kërkojmë të drejtat tonë, të solidarizohemi me të gjitha degët e industrisë, me të gjithë punëtorët dhe të përçojmë porosinë tek qeveria aktuale dhe ajo që do të vijë që të mos luajë me të drejtat e punëtorëve pasi ata janë shtylla e këtij vendi”, ka deklaruar Ivan Peshevski, nga sektori i ndërtimtarisë.

Drejtuesit e sindikatave, në veçanti, iu drejtuan partive që do të formojnë qeverinë e re, pas zgjedhjeve parlamentare, më 8 mars, me kërkesën që në 100 ditët e para të punës së saj të plotësojnë kërkesat bazë.

“Paga minimale duhet të ndjekë trendin e pagës minimale në rajon, veçanërisht për shkak të Ballkanit të Hapur për shkak të mundësisë që gjatë verës punëtorët tanë të largohen për të punuar në vende të tjera”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Marjan Risteski, nga Konfederata e Organizatave Sindikale, tha se në Maqedoni të Veriut gjendja materiale dhe financiare e punëtorëve është duke u përkeqësuar që një kohë të gjatë dhe numri i të papunëve po rritet ndërsa investitorët po largohen nga vendi.

“Ata po shkelin ligjin duke punësuar madje edhe mjekë, specialistë, e personel tjetër mjekësor me kontrata të përkohshme që i pamundësojnë realizimin e të drejtave më elementare, si sigurimin shëndetësor dhe pensional. Si mund të angazhohet ky kuadër i domosdoshëm me kontrata të përkohshme kur ka vende të lira të punës?”, thotë Risteski.

Maqedonia e Veriut ndodhet para zgjedhjeve parlamentare dhe rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj.Partitë politike, gjatë fushatës elektorale, kanë bërë premtime të ndryshme, si rritjen e pagës minimale deri në 650 euro dhe pagës mesatare deri në 1.100 euro.

Drejtuesit e organizatave thonë se kanë dëgjuar premtime të tilla në çdo cikël zgjedhor, por ua kanë rikujtuara institucioneve që do të përballem me protesta të fuqishme nëse nuk ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve. Maqedonia e Veriut në mars u përshi nga protestat e profesorëve universitar dhe punonjësve shkencore ndërsa në muajin shkurt nga mjekët specializantë dhe punonjësit tjerë mjekësor.

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut arrin në 22.500 denarë (365 euro), ndërsa mesatarja në 39.276 (638 euro). Por, këto paga nuk pasqyrojnë gjendjen reale pasi lartësinë e tyre e diktojnë pagat e kompanive farmaceutike, të shërbimeve kompjuterike dhe të disa ndërmarrjeve tjera me të ardhura të larta.

Marrë nga REL

proteste shkup punetore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë