Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë. Ai i bëri këto komente gjatë konferencës së përditshme për shtypin, i pyetur rreth veprimeve të mundshme ndaj qeverisë së Kosovës pas mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veriun e banuar me shumicë serbe, që nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pa bashkërenduara të udhëheqjes së Kosovës. Besojmë se ata kanë vënë në rrezik mundësitë, të cilat ne e kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse shikoni zhvillimet që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara fuqishëm kanë mbështetur integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e shumetnike. Por, që të përmbushet ky synim, ne kemi bashkëpunuar vazhdimisht me udhëheqësit politikë të Kosovës në veprimet që kanë forcuar paqen e përparimin në vend dhe cojnë përpara Kosovën në rrugën euroatlantike. Ajo për të cilën e inkurajojmë qeverinë e Kosovës të bëjë është që t’i rikthehet bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtar të saj. E kemi bërë këtë të qartë këtë publikisht por edhe privatisht”, tha zëdhënësi Miller.
Të hënën qeveria e Shteteve të Bashkuara u shpreh thellësisht e zhgënjyer me ato që ajo i quaji veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës, për mbylljen e degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës, për të cilat autoritetet në Prishtinë thanë se vepronin pa licencë. Bashkimi Evropian tha se pret nga qeveria e Kosovës ta rishqyrtojë dhe ta trajtojë çështjen e mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Reagimet ishin të fundit në vazhdën e kritikave që evropianët dhe Shtetet e Bashkuara u drejtuan autoriteteve në Kosovë për veprimet në veriun e vendit. Javën e kaluar, qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve perëndimorë në Prishtinë një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare. Qeveria tha se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi.
Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Por, synimi për hapjen e urës që çoi edhe në protesta të qytetarëve serbë në veri, nuk u mbështet nga diplomatët, ndërsa forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se lideri i sapozgjedhur i Hamasit, Yahya Sinwar, ka fuqinë për të siguruar arritjen...
SHBA- Një nga njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, e ka cilësuar Kamala Harris, si komuniste. Gjithashtu Elon Musk shpr...
Matthew Miller SHBA- Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të pakoordinuar...
Sulmi RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën një sulm brenda territorit rus nga trupat ukrainase në rajo...
EGJIPT- Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë k...
KOREJA E JUGUT- Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë...
KOSOVË- Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar në Kosovë të mërkurën, njoftoi Ins...
IRAN- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të mërkurën homologut të vet iranian, Masud Pezeshkian, të b&eu...
GJERMANI- Një mjek gjerman dyshohet se vrau katër pacientë në shtëpitë e tyre përpara se tu vinte flakën pronave t&eum...
GREQI- Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe. ...