Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe të Groenlandës do të ndodhen sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me synimin e uljes së krizës që lidhet me ishullin gjigant të Arktikut, një territor autonom që i përket Danimarkës dhe të cilin presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta vendosë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
Pas rikthimit të tij në presidencë, Trump i është referuar shpesh mundësisë që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës, një ishull me popullsi të rrallë, por me pozicion strategjik.
Këto kërcënime po perceptohen ndryshe pas operacionit amerikan në Karakas në fillim të këtij muaji, i cili çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, kishte kërkuar zhvillimin e bisedimeve me homologun e tij amerikan, Marco Rubio. Megjithatë, takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, pasi në të kërkoi të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance.
Rasmussen ka deklaruar se shpreson që gjatë këtij takimi të sqarohen “disa keqkuptime”, në një kohë kur Danimarka dhe Groenlanda hedhin poshtë kategorikisht mundësinë që kontrolli i ishullit t’u kalojë SHBA-ve, pavarësisht se presidenti amerikan përsëriti të dielën se këtë do ta bëjë “me mënyrën e lehtë ose me atë të vështirë”.
Republikani miliarder thekson se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për të frenuar zgjerimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik.
Sipas Penny Naas, studiuese në German Marshall Fund të SHBA-ve (GMFUS), një institut për studimin e marrëdhënieve transatlantike, takimi i sotëm mund të jetë i shkurtër, nëse amerikanët këmbëngulin në kërkesën e tyre për të marrë Groenlandën pavarësisht kostos.
Megjithatë, “nëse ka një nuancë të vogël diferencimi, kjo mund të çojë në një diskutim ndryshe”, vlerësoi ajo.
“Po përballemi me një krizë gjeopolitike dhe, nëse duhet të zgjedhim mes SHBA-ve dhe Danimarkës në këtë moment, ne zgjedhim Danimarkën”, deklaroi dje, të martën, kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë.
“Groenlanda nuk do t’u përkasë SHBA-ve. Groenlanda nuk do të qeveriset nga SHBA-të. Groenlanda nuk do të bëhet pjesë e SHBA-ve”, theksoi ai.
I pyetur për këto deklarata të Nielsenit, Trump u përgjigj: “Epo, ky është problemi i tyre”. “Nuk di asgjë (për kryeministrin e Groenlandës), por kjo do të shndërrohet në një problem të madh për të”, shtoi ai.
Në krah të Nielsenit u rreshtua edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila vlerësoi se nuk është e lehtë t’i rezistosh “presionit krejtësisht të papranueshëm nga aleati ynë më i afërt”.
Danimarka, vend anëtar i NATO-s, hedh poshtë akuzat amerikane se nuk e mbron mjaftueshëm Groenlandën nga Rusia dhe Kina. Kopenhaga kujton se, ndër të tjera, ka investuar afro 90 miliardë korona daneze (rreth 12 miliardë euro) për forcimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik.
Pak pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, një delegacion i Kongresit amerikan, i përbërë kryesisht nga demokratë, por edhe nga një republikan, do të udhëtojë drejt Kopenhagës për të shprehur solidaritetin me Danimarkën.
“Kërcënimet e vazhdueshme të presidentit Trump ndaj Groenlandës janë të kota dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dobësojnë aleancën tonë brenda NATO-s”, deklaroi senatori demokrat Dick Durbin, i cili do të marrë pjesë në këtë delegacion.
Qeveria e përkohshme e Venezuelës ka filluar lirimin e të burgosurve amerikanë, tha një zëdhënës i Departamentit t&eum...
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladi...
Numri i të vdekurve gjatë protestave në Iran ka arritur në 2.571 persona, njoftoi sot organizata për të drejtat e njeriut HRANA,...
Parlamenti ukrainas votoi të martën për të shkarkuar zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe sigurisë në mes të nj...
Kur bëhet fjalë për udhëtimin nga një vend në tjetrin pa kufizime dhe për të kaluar më shpejt në kontrollet ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një tren pasagjerësh është goditur nga një vinç nd&eu...
Një protestues iranian 26-vjeçar pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në mobilizimet antiqeveritare që kan&eu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas kthimit nga Detroiti, nxitoi për në Shtëpinë e Bardhë për të kryesuar një t...
Ky është momenti prekës kur një ditë e zakonshme shndërrohet në një garë me kohën kur një burrë zbul...
Shumë simbolikë dhe demonstrime uniteti nuk u panë: gazetarët që mbërritën me Ministrin e Jashtëm gjerman&nbs...