
Moldavia, e cila ndan kufi tokësor me Ukrainën, mbylli për një periudhë të shkurtër hapësirën e saj ajrore pas një tjetër depërtimi të dronëve në territorin e saj, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Presidentja moldave e dënoi incidentin, duke e cilësuar atë si një “sulm të hapur” të Rusisë kundër vendit fqinj.
Kjo ish-republikë sovjetike, që synon t’i bashkohet Bashkimit Europian, ka raportuar vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53 (me orën lokale), si masë emergjente, pasi dy dronë të panjohur fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke paraqitur kërcënim të menjëhershëm për sigurinë ajrore”.
Ministria shtoi se dronët e tipit Gerbera, model rus, nuk u kapën nga radaret moldave, por hyrja e tyre “u konfirmua nga autoritetet kufitare ukrainase”.
Nga Ministria e Brendshme u bë e ditur se “nuk u gjet asnjë objekt apo mbetje që të përbënte rrezik për popullsinë, dhe se të dy dronët e braktisën përfundimisht hapësirën ajrore moldave duke u rikthyer drejt brendësisë së territorit ukrainas”. Dy avionë komercialë nga Parisi dhe Barcelona, me destinacion Kishinovin, u devijuan drejt një aeroporti në Rumani, ndërsa një tjetër avion që po përgatitej të nisej nga Kishinovi u mbajt përkohësisht në tokë.
“Moldavia dënon ashpër këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët e qytetarëve”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore frikësimi dhe destabilizimi”.
Presidentja Maia Sandu dënoi goditjet ajrore ruse ndaj Ukrainës gjatë natës së kaluar, në një postim në platformën X, duke theksuar se “sulmi brutal 10-orësh” nuk përputhet me “gjuhën e diplomacisë dhe as me atë të një shteti që pretendon se po negocion paqen”.
“Gjatë rrugës për të vrarë civilë, dronët rusë kanë shkelur sërish hapësirën ajrore të Moldavisë. Ne i dënojmë këto sulme dhe qëndrojmë në krah të Ukrainës”, shtoi ajo.
Gjashtë dronë depërtuan në hapësirën ajrore moldave të martën e kaluar, dhe autoritetet njoftuan se një prej tyre u rrëzua në territorin e vendit. Moldavia, e cila kufizohet edhe me Rumaninë, vend anëtar i NATO-s, thirri të mërkurën në Ministrinë e Jashtme ambasadorin rus në Kishinov për të dhënë shpjegime lidhur me rrëzimin e dronit.
Ambasadori Oleg Ozerov, i cili është thirrur disa herë për incidente të ngjashme, deklaroi se këto ngjarje synojnë të përkeqësojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të tendosura mes Moskës dhe Kishinovit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Nëntor22:02
500 kg kokainë nga Ekuadori në Itali/ Si u zbulua nga italianët miku i Pojës dhe dekonspirimi i operacionit nga polici i Prodës
Në dosjen e organizatës kriminale shqiptare, të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut, është interesant episodi i importim...
BOTA
29 Nëntor21:03
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së
Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Q...
BOTA
29 Nëntor18:23
Ukraina godet me dronë nënujorë tankerat ruse të ‘flotës në hije’ në Detin e Zi
Dronët nënujorë ukrainasë kanë goditur dy anije cisterna që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije ...
BOTA
29 Nëntor17:51
VIDEO/ Përgjaket “E premtja e zezë” në SHBA, të shtëna me armë dhe 3 të plagosur në qendrën tregtare në Kaliforni
Paniku shpërtheu në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në Santa Clara të Kalifornisë, të “Premte...
BOTA
29 Nëntor15:30
Harta e frikshme sizmike e Greqisë, 3600 tërmete aktive dhe shumë të tjerë të pagjurmueshëm
Shkencëtarët nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) dhe Zelanda e Re hartuan në mënyrë sistematike të gjithë Gr...
BOTA
29 Nëntor15:11
Trump ‘rrethon’ Maduron: Hapsira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të jetë e mbyllur
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një lëvizje të beftë ndaj Venezuelës së Maduros duke njoftuar në platform...
BOTA
29 Nëntor14:36
Lufta me Rusinë/ Zelensky: Delegacioni ukrainas po shkon në SHBA për bisedimet e paqes
Delegacioni i Ukrainës, i udhëhequr nga sekretari i këshillit të sigurisë, Rustem Umerov, është në rrugë drejt Sh...
BOTA
29 Nëntor14:07
Anthony Albanese martohet gjatë mandatit, i pari në historinë e vendit
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është martuar këtë të shtunë me partneren e tij, Jodie Haydon, në një...
BOTA
29 Nëntor13:34
Protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së Mitsotakis
Një incident i dhunshëm ndodhi të sot në mëngjes në sheshin “Georgiou”, në Patra të Greqisë, ku deput...
BOTA
29 Nëntor10:01
BE: Vetëm nëntë shtete po performojnë mirë në riciklimin e mbetjeve bashkiake
Gjykata Europiane e Audituesve thotë se industria e brishtë e riciklimit, menaxhimi i dobët i financimeve dhe fondet e pamjaftueshme janë ...