BOTA

Moska dhe Teherani gjithashtu të përfshirë, REL: Cilët janë lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri?

r.l Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 08:30
Moska dhe Teherani gjithashtu të përfshirë, REL: Cilët
foto ilustruese

SIRI- Lufta shkatërruese 13-vjeçare civile në Siri, për vite të tëra ka qenë e fjetur. Por, një ofensivë e madhe e nisur nga militantët në veriperëndim të Sirisë ka ringjallur konfliktin dhe ka tërhequr në konflikt fuqitë rajonale, përfshirë Rusinë.Që nga fundi i nëntorit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij kanë marrë nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos, qytetit të dytë më të madh në Siri, dhe zonat rurale përreth.

Ofensiva paraqet kërcënim të madh për presidentin Bashar al-Assad, i cili mban pushtetin me mbështetjen e aleatëve kyçë, Rusisë dhe Iranit. Konflikti ka vendosur Moskën dhe Teheranin kundër Turqisë, e cila mbështet grupet e armatosura që janë përfshirë në ofensivën që po e udhëheq HTS-ja.

HTS-ja është grup militant islamist që synon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej sipas ligjit islamik. Shumica e anëtarëve të tij janë ndjekës të salafizmit, një sekt ultra-radikal i islamit sunit. Grupi u shfaq për herë të parë më 2012 nën emrin Jabhat al-Nusra, ose Fronti Nusra, degë siriane e Al-Kaidas.

Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit, më vonë grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Më 2017, grupi u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në. HTS-ja, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara më 2018, ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.

HTS-ja ka aleancë edhe me disa grupe të tjera më të vogla militante islamiste, përfshirë Faylaq al-Sham, Jaysh al-Izza, Harakat Ahrar al-Sham dhe Brigada e Turkistanit. Kjo brigadë përbëhet nga luftëtarë të huaj nga Kina dhe Azia Qendrore. Një militant grisi portretin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në Alepo më 30 nëntor, pasi xhihadistët dhe aleatët e tyre hynë në qytetit verior sirianë.

Ushtria Kombëtare Siriane që mbështetet nga Turqia

Turqia, fqinje veriore e Sirisë, është një lojtare e madhe në konflikt. Ankaraja mbështet Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA), një grup rebel që është i përfshirë në ofensivën aktuale në veri të Sirisë. Turqia, sipas ekspertëve, po ashtu ka një lloj ndikimi mbi HTS-në. Objektivi i SNA-së kanë qenë Forcat demokratike Siriane (SDF), që udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

SNA-ja së voni ka marrë nën kontroll Tal Rifatin, një qytezë e banuar nga kurdët në veri të Sirisë. Kurdët që një kohë të gjatë janë një minoritet i shtypur etnik në Sirinë ku shumica janë arabë. Luftëtarët antiqeveritarë patrullonin rrugët në Tal Rifat më 2 dhjetor, pasi fraksionet proturke e morën nën kontroll këtë zonë.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer disa operacione tokësore në Siri kundër SDF-së, një aleati kyç perëndimor në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). SDF-ja është një koalicion që përfshin edhe Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurd, apo YPG. Turqia e sheh YPG-në si zgjatje të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila është e shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe SHBA-ja. SHBA-ja ka afër 900 trupa në juglindje të Sirisë dhe ata gjenden përgjatë kufirit me Jordaninë dhe Irakun.

Irani ka raporte të kamotshme me Sirinë, shtet ku ka rritur ndjeshëm ndikimin e tij që kur shpërtheu lufta civile më 2011. Teherani ka ndërhyrë ushtarakisht më 2013 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e forcave të Assadit. Irani ka dislokuar qindra oficerë të Gardës Revolucionare Islamike dhe ka trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë lokalë dhe të huaj shiitë.

Për Iranin, Siria ofron një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant, që e konsideron si shtyllë të rëndësishme logjistike për të ashtuquajturin “bosht të rezistencës”, që është një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Teheranit. Siria është aktori i vetëm shtetëror që është pjesë e këtij boshti.

Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, tha se sigurimi se Assadi do të qëndrojë në pushtet “është edhe më i rëndësishëm tani për Iranin sesa ishte më parë”. Kjo për faktin se Teherani synon të përdorë korridorin tokësor përmes Sirisë për të riarmatosur dhe rifurnizuar aleatin e tij libanez, Hezbollahun, aftësitë ushtarake të të cilit janë degraduar pas luftës së fundit me Izraelin, tha Azizi. Irani ka shpenzuar miliarda dollarë për ta mbajtur Assadin në pushtet dhe ka pak të ngjarë që të heqë dorë nga ky investim, thanë ekspertët.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në luftën civile në Siri më 2015 ndryshoi kursin e luftës. Fushata ajrore e Moskës kundër pozicioneve të rebelëve, e ndihmuan ushtrinë siriane dhe milicitë proiraniane të rimarrin pjesë të mëdha të territorit, por po ashtu shkaktuan numër të madh të viktimave në mesin e civilëve.

“Kur Rusia fillimisht intervenoi në luftën civile në Siri, intervenoi kryesisht për të mbështetur një aleat në rajon, me dëshirën që të mbështesë një regjim ekzistues dhe të shmangë paqëndrueshmërinë që do të pasonte nëse do të binte regjimi dhe duke dashur që të luftojë terrorizmin”, tha Jenny Mathers, ligjëruese për politikat ruse në Universitetin Aberystwyth.Luftanijet ruse lundruan gjatë stërvitjeve detare në Detin Mesdhe afër Tartusit më 12 shtator.

Por, tani është çështje krenarie, tha Mathers, sepse Moska nuk dëshiron “t’i shkojë fytyra” nëse Qeveria e Assadit do të rrëzohej pas vitesh të mbështetjes ruse. Rusia ka dy instilacione të mëdha ushtarake në Siri: një bazë ajrore në Hmeimim dhe një bazë detare në Tartus, që i ofron Moskës qasje në Detin Mesdhe.

Ekspertët thanë se humbja e një aleati në Siri do të ishte goditje ndaj prestigjit të Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe goditje ndaj ambicieve të saj rajonale. Që kur HTS-ja dhe aleatët e grupit nisën ofensivën e befasishme, Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në zonat që janë nën kontrollin e militantëve./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë