BOTA

Moska: Përjashtimi nga sanksionet nga presidenti Trump një moment historik

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2026, 15:42

Moska: Përjashtimi nga sanksionet nga presidenti Trump një moment

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të pezulluar zbatimin e sanksioneve të rëndësishme ndaj Rusisë, të miratuara nga Kongresi amerikan, përbën një goditje të re për Ukrainën dhe një moment historik, deklaroi sot Kirill Dmitriev, negociatori kryesor ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Pezullimi i zbatimit të ligjit Graham nga administrata Trump është një moment i rëndësishëm dhe vërtet historik”, deklaroi në rrjetet sociale Kirill Dmitriev, këshilltar i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Deklarata e tij erdhi disa orë pasi presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon zbatimin e sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Presidenti  Trump, i pezulloi tarifat dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë, pak para hyrjes së tyre në fuqi, afro një muaj pasi kishte nënshkruar një paketë të gjerë masash ndëshkuese ndaj Moskës.

Masat do të mbeten të pezulluara deri në një njoftim të mëtejshëm, sipas një urdhri ekzekutiv.

Trump deklaroi se përjashtimi nga zbatimi i tyre është, në këtë moment, “në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në mesin e shtatorit, Trump nënshkroi ligjin pasi ai u miratua nga Kongresi me mbështetjen e të dyja partive kryesore.

Masat synonin të shtonin presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Sipas ligjit, tarifat dhe sanksionet do të hynin automatikisht në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit, përveç rastit kur presidenti vendoste ndryshe.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Trump njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës diezel ruse, pavarësisht sanksioneve ekzistuese.

Ndërkohë, ai ka shtuar presionin ndaj Ukrainës dhe presidentit të saj, Volodymyr Zelensky.

Trump deklaroi se Rusia do të vinte menjëherë në dispozicion të SHBA-së dhe tregjeve globale më shumë se 300 mijë tonë naftë diezel.

Për të mundësuar dërgesat, sanksionet ekzistuese do të pezulloheshin.

Presidenti amerikan shpreson se marrëveshja do të ndihmojë në uljen e çmimeve të karburanteve, të cilat janë rritur ndjeshëm muajt e fundit për shkak të luftës në Iran.

Kjo pritet të ketë rëndësi përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen pas pak më shumë se dy javësh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë