Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

QIPRO- Presidenti Francez Emmanuel Macron në samitin e vendeve mesdhetare të Bashkimit Europian të mbajtur në Qipro, ripërsëriti thirrjen e tij për të ndalur dërgesat e armëve drejt Izraelit. Gjithashtu Macron duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme sesi Lufta që po zhvillohet në lindjen e Mesme do të ndalej. Macron u shpreh se kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin, por është një thirrje që dëshmon se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për një armëpushim.
“Ne kemi përsëritur nevojën për një armëpushim dhe ky armëpushim është thelbësor si në Gaza ashtu edhe në Liban. Ne kemi nevojë për të ndalur luftën tani, ashtu siç kemi nevojë për lirimin e pengjev. Lufta duhet të ndalet për atë të cilët janë viktima të saj, duhet të ndalet për kërcënimin që ajo paraqet për të gjithë stabilitetin e rajonit dhe më gjërë.Kjo është arsyeja pse Franca ka bërë thirrje për ndalimin e eksporteve të armëve.
Liderët e tjerë këtu kanë bërë të njëjtën gjë, siç e dimë të gjithë. Kjo është e vetmja mundësi që kemi sot për t’i dhënë fund. Edhe një herë, le të jemi të qartë: kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin kundër kërcënimeve ndaj këtij vendi dhe populli mik, por një thirrje për të ndaluar çdo destabilizim të mëtejshëm në këtë pjesë të botës. Stabiliteti dhe paqja do të vijnë vetëm përmes zgjidhjeve diplomatike”, tha Macron.
Presidenti Francez e kishte ripërsëritur thirrjen e tij për të ndalur dërgesat e armatimeve që Izraeli po përdor në rripin e Gazës edhe përgjatë fundjavës së shkuar. Kreu i Elizesë ishte shprehur se Tel Avivi nuk po dëgjon thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje armëpushimi ndërsa shtoi se civilë të pafajshëm po vriten çdo ditë në Gaza. Pas kësaj thirrje të Presidentit Francez Emmanuel Macron javën e shkuar, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu reagoi duke thënë se ky ishte një turp dhe se vendi i tij do të vijonte të luftonte kundër terrorizmit, edhe nëse do të mbetej i vetëm në këtë betejë.
SHBA- Autoritetet në Florida njoftuan se uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdojnë t&eu...
GAZA- Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake izraelite të shtunën, ndërkohë që forcat izraelite luftonin...
SHBA- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në SHBA gjatë një festë në Oklahoma. Si pasojë...
SHBA- Kamala Harris ka publikuar një raport mbi shëndetin dhe historinë e saj mjekësore, i cili zbulon se ajo zotëron rezistencë...
Foto ilustruese GJERMANI- Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Per&eu...
Foto MAQEDONI- Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë...
Alexei Navalny RUSI- "Unë do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime në burg dhe do të vdes këtu," shkroi&nb...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë një takimi informues në Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet për përballimin e d&...
Foto ilustruese UASHINGTON- Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të premten se ka ngritur padi ndaj shtetit të Virxhinias për sh...
Foto ilustruese SHBA- Një ushtar amerikan 24-vjeçar, i cili rrëfeu se po përpiqej të ndihmonte grupin e Shtetit I...