BOTA

Ndërtimtaria në krizë/ DW: Mungesa e banesave me qira problem i madh për qeverinë e ardhshme gjermane

b.z Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 08:19
Ndërtimtaria në krizë/ DW: Mungesa e banesave me qira problem i
Foto ilustruese

GJERMANI - Anne Haferkorn dhe Georg Stein po kërkojnë urgjentisht një apartament të lirë. Ata kanë edhe dy fëmijë dhe punojnë nga shtëpia, ndaj kanë edhe nevojë urgjente për një apartament me të paktën katër dhoma në Speyer (Rheinland-Pfalz) ose në zonën përreth. Ata mund të përballonin rreth 1.600 euro në muaj për qira totale.

"Ne kemi vendosur kërkesa në shtëpi pleqsh dhe kopshte, kemi shpërndarë ato dhe kemi folur me njerëz në rrugë ose në kafene, kemi vendosur reklama në gazeta. Konkurrenca është thjesht shumë e madhe", thotë Georg Stein, i cili nuk ka akoma kurfarë përgjigje për krëkesën e tij të një apartamenti më të madh.

Problemet e mëdha me mungesën e apartamenteve

Qiratë në Gjermani janë rritur shumë prej vitesh. Sipas institutit kërkimor Empirica, një apartament 60 metra katrorë i një standardi të thjeshtë në Berlin kushtonte mesatarisht 650 euro në vitin 2024, duke përjashtuar kostot shtesë për shërbime. Qytete të tjera si Frankfurt am Main ose Shtutgart janë edhe më të shtrenjta dhe qiraja shkon mesatarisht 790 deri në 800 euro. Por Mynihu është sipas të dhënave të fundit më i shtrenjti me një kosto mesatare prej rreth 1,150 euro për këtë sipërfaqe. Edhe me punë të mira dhe të sigurta, shumë njerëz refuzohen kur kërkojnë një apartament.

"Njerëz me profesioni si policë, infermierë, por edhe prindërit që jeton vetëm me fëmijë, si dhe ata që kanë mbiemra të huaj shpesh anashkalohen. Ata janë veçanërisht në gjendje të keqe, por e prekur është e gjithë shoqëria, e jo vetëm ata me të ardhura më të ulëta," thotë Lukas Siebenkotten nga Shoqata Gjermane e Qiramarrësve.

Problemi është i njohur për një kohë të gjatë. Në luftën kundër qirave të larta, qeveria në detyrë synonte të nxiste ndërtimin e banesave. Plani ishte që të ndërtoheshin 400 mijë apartamente në vit, nga të cilat 100 mijë do të subvencionoheshin. Megjithatë, sipas vlerësimeve të ekspertëve, vetëm pak më shumë se gjysma e tyre janë ndërtuar deri në vitin 2024.

Ndërtimtaria në krizë

Sipas Siebenkotten, askush nuk duhet të shpenzojë më shumë se një të tretën e të ardhurave neto të familjes për strehim. Në realitet, miliona njerëz ndajnë më shumë se 40 për qind, e qindra mijëra madje edhe më shumë se 50 për qind, thotë ai.

Ndërtimtaria është në krizë të thellë. Pasiguriames blerësve të mundshëm ndihet kudo. Lars Diehl është një menaxher projekti në Krieger + Schramm Frankfurt RheinMain GmbH & Co. KG. Ai thotë se shumë blerës e justifikojnë pritjen e tyre për të blerë një shtëpi duke shpresuar për një rënie të normave të interesit ose një ulje të kostove të ndërtimit.

Ai vetë ka frikë se ndërtimi do të kushtojë edhe më shumë në të ardhmen. Shumë punonjës, thotë ai, janë larguar nga ndërtimtaria për shkak të krizës. Nëse punohet më shumë në ndërtimtari, atëherë do të ndjehej mungesa e punëtorëve. "Ne kemi nevojë absolutisht për punëtorë të kualifikuar nga jashtë për të mbushur ato boshllëqe. Por edhe këta njerëz kanë nevojë për vendbanime, që e ndërlikon edhe më shumë situatën," thotë Diehl. Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, sipas tij, po ndërtohen shumë më pak shtëpi për një apo dy familje sesa para disa vitesh.

Situata për qiramarrësit mund të përkeqësohet

Ekonomisti Matthias Günther nga Instituti Pestel supozon se kjo do ta përkeqësojë situatën edhe më shumë për qiramarrësit: "Ndërsa më parë një familje private mund të financonte një shtëpi familjare me 1.100 deri në 1.200 euro, sot ajo ka nevojë për 1.700 deri në 1.800 euro, që është vështirë e përballueshme për shumë familje." Ky është një problem i madh edhe për tregun e qirave të apartamenteve.

Para së gjithash mungojnë banesat sociale. Sipas Günther, në vitin 1987 kishte rreth katër milionë banesa sociale vetëm në Gjermaninë Perëndimore. Sot, ka vetëm 1.1 milion, që është më pak se pesë për qind e  banesave me qira. Kjo do të thotë se nuk ka më asnjë ndikim në uljen e çmimit, thotë ai.

Kritikët ankohen se pronarët shpesh i rrisin çmimet e qirave. Nëse në disa qytete çmimi i akomodimit është dymbëdhjetë euro për metër katror ose më shumë, atëherë një person me të ardhura më të ulëta nuk mund t'i përballojë këto çmime, që paraqet një problem shumë të madh.

Ka zgjidhje të mundshme, si ajo në Reutlingen nëBaden-Württemberg. Kryebashkiaku Thomas Keck po lufton atje me mungesën e banesave. Ai angazhohet për balancimin e ndërtimeve dhe fitimeve për banesat që mund të ndërtohen, si dhe ndihmat e shtetit.

Një kompleks rezidencial me gjithsej 76 apartamente është ndërtuar së fundmi në Reutlingen. Qiraja mesatare për apartamentet e subvencionuara nga paratë publike është 8.88 euro për metër katror.

Taksa më të larta për super të pasurit?

Ky është hapi i parë, por në të ardhmen të gjithë aktorët do të duhet të marrin masa për të luftuar mungesën e banesave. "Sektori publik, kompanitë e imobilieve, bizneset, institucionet, kishat, sindikatat: vetëm nëse të gjithë bashkohen, ne ndoshta mund të kemi sukses në rindërtimin e bnjë numri më të madh të banesave sociale, siç kishim dikur në Gjermani në vitet 1970 dhe 1980," tha Keck.

Ndërtimet e apartamenteve të reja kërkojnë edhe masa të posaçme financimi, si rritja e taksave të trashëgimisë dhe rritja e taksave për super të pasurit. Por ndërtimi kërkon një strateji afatgjatë, sepse gjendja nuk mund të përmirësohet shpejtë. Do të jetë kjo një detyrë e madhe për qeverinë e ardhshme, e cila duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe të menjëhershëm për përmirësimin e gjendjes./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë