Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

SHBA- Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi, që do të krijojë 20,000 vende të reja pune, sugjeron mbështetjen e kompanisë për politikat e qeverisë amerikane për punësimin dhe investimet në vend. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn nga qyteti Los Anxhelos, Presidenti Donald Trump ka thënë se do të dyfishojë tarifat e importeve nga Kina, vend ku prodhohen shumica e produkteve të kompanisë Apple.
Kompania Apple prodhon në Kinë shumicën e modeleve të Iphone-it dhe produkteve të tjera. Por gjatë viteve të fundit, kompania Apple i ka zgjeruar operacionet në vende si India dhe Vietnami. Por jo aq shumë në Shtetet e Bashkuara.
Prirja po ndryshon. Gjigandi Apple njoftoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investojë 500 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara. Planet përfshijnë ndërtimin e një qendre për prodhimin e pajisjeve për inteligjencën artificiale dhe angazhimin për krijimin e 20,000 vendeve pune.
Njoftimi vjen pas takimit të shefit të kompanisë Apple, Tim Cook me Presidentin Donald Trump. Apple është mes firmave amerikane që kanë njoftuar kohët e fundit investime në vend dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ato (kompanitë) do të ndërtojnë këtu sepse nuk duan të paguajnë tarifa”, tha Presidenti Trump.
Në një postim në mediat sociale, Presidenti Trump njoftoi se dyfishimi i tarifës universale prej 10% për Kinën, do të futet në fuqi të martën. Analistët thonë se njoftimi i kompanisë Apple është pjesë e prirjeve të saj për të patur një shtrirje më të gjerë të zinxhirëve të furnizimit dhe nuk ka lidhje me tarifat ndaj Kinës. Zëri i Amerikës bisedoi me analistin Bill Reinsch të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
“Prej disa vitesh kanë qenë në procesin e largimit të prodhimit të pajisjeve në Kinë, gjithsesi para tarifës. Aktualisht në Kinë prodhohet një sasi e konsiderueshme pajisjesh. Por Apple ka një prirje të qartë dhe mendoj se kjo tendencë do të vazhdojë”.
Veprimi i fundit i firmës Apple sinjalizon mbështetjen ndaj politikave amerikane për investime dhe vende të reja pune, një përparësi e Presidentit Trump.
“Thjesht po e shfrytëzojnë njoftimin për një ekspozim më të gjerë publik për shumë shpenzime që aktualisht po ndodhin dhe që përputhen mjaft mirë me politikën amerikane”, thotë Ben Bajarin me firmën “Creative Strategies”.
Si pjesë e investimeve në Shtetet e Bashkuara, firma Apple tha se do të prodhonte disa pjesë të avancuara kompjuterike në fabrikën tajvaneze në Arizona, TSMC./VOA
LONDËR- Kryeministri kanadez Justin Trudeau në deklaratat pas samitit të Londrës në të cilin ai mori pjesë e p&eu...
MEKSIKË- Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në...
LONDËR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas përfundimit të samitit me liderët evropian dhe të NATO-s në Londër &eum...
LONDËR- Kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit në Londër ku ai mori pjesë tha se qëllimi i aleatëve të Uk...
SHBA- Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit pë...
ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det të t...
UKRAINA- Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjësit e v&e...
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Milano u shpreh se ...
FOTO KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë n&...
LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë ...