81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaç...
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaç...
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dh...
Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thë...
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përme...
Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrj...
Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Speci...
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krim...
Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga...
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Qytetarët që lëvizin në pikat kufitare me para cash në vlera mbi 10 mijë euro do të përballen tashmë me kontrolle më të rrepta, përtej detyrimit që kanë për t’i deklaruar ato pranë autoriteteve doganore dhe për t’i bërë të disponueshme për kontroll. Bazuar në projektligjin e hedhur për konsultim publik për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, deklarata duhet të përmbajë të dhëna të plota të mbajtësit të parave, të pronarit si dhe të marrësit të synuar të parave cash.
Kur paratë cash, janë të pashoqëruara, autoriteti doganor mund të kërkojë që dërguesi ose marrësi i tyre, ose një përfaqësues i tij/saj, sipas rastit, të bëjë deklaratë informuese brenda një afati prej 30 ditësh. Autoriteti doganor mund të bllokojë paratë cash derisa dërguesi ose marrësi, ose një përfaqësues i tyre, të bëjë deklaratën informuese. Po ashtu deklarata duhet të përmbajë të dhëna shteruese të deklaruesit, dërguesit dhe marrësit.
Për të verifikuar përmbushjen e detyrimit për deklarimin e parave cash të shoqëruara po të pa shoqëruara autoritetet doganore kryejnë kontrolle të individëve, bagazheve dhe mjeteve të tyre të transportit sipas legjislacionin në fuqi. Kur autoritetet doganore zbulojnë një mbajtës me një shumë parash cash nën pragun 10 mijë euro dhe ka të dhëna se paratë cash janë të lidhura me veprimtari kriminale, do ta regjistrojnë këtë informacion dhe të dhënat e kërkuara si në rastin mbi këtë kufi. Në këtë rast, kur ka të tilla dyshime, autoritetet doganore mund të bllokojnë përkohësisht paratë cash me anë të një vendimi administrativ në përputhje me legjislacionin. Periudha e bllokimit të përkohshëm nuk duhet të kalojnë 30 ditë.
Pasi autoritetet doganore bëjnë një vlerësim të plotë të nevojës dhe proporcionalitetit të një bllokimi të përkohshëm të mëtejshëm, ata mund të vendosin ta zgjasin periudhën e bllokimit deri në 90 ditë. Kur nuk merret vendim brenda afatit për bllokim të mëtejshëm të parave cash ose nëse përcaktohet se rrethanat e çështjes nuk e justifikojnë një bllokim të mëtejshëm, paratë cash do t’i kthehen menjëherë personit të cilit iu bllokuan.
Në rast se autoritetet doganore konstatojnë mosdeklarim si në rastet e parashikuar më sipër, vendosin gjobë, e cila llogaritet si përqindje mbi vlerën. Konkretisht 30 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është jo më shumë se 20 mijë euro. Gjithsesi kjo gjobë nuk mund të jetë më pak se 500 euro; 40 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 20 mijë euro por jo më shumë se 50 mijë euro dhe 50 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 50 mijë euro.
Kur autoritetet doganore dyshojnë se mosdeklarimi përbën vepër penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, kallëzimi penal bashkë me dosjen përkatëse, u transferohet autoriteteve gjyqësore kompetente për procedim penal të mëtejshëm, brenda 72 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes.
Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë "të gatshme dhe të ngarkuara" për të rifilluar menjëherë operacionet luftarake ...
Një ngjarje e rëndë tronditi dje Turqinë pasi nxënësi i një shkolle ka hapur zjarr brenda ambienteve të institucionit du...
Irani mund të lejojë që anijet të lundrojnë lirshëm në anën omaneze të Ngushticës së Hormuzit pa rrezik s...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor. President...
Evropa mund të ketë vetëm “ndoshta gjashtë javë karburant për avionë” nëse furnizimet nga Lindja e Mesme nuk...
Zyra e Presidentit të Libanit, Joseph Aoun, ka konfirmuar se sot ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trum...
Një sherr i cili më pas ka përfunduar në plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Brazil, gjatë koncertit të dyshes Henriqu...
162 persona janë arrestuar dhe mbi 1 000 llogari në rrjetet sociale janë bllokuar në Turqi pas sulmeve me armë në dy shkolla, q&...
SHBA-të janë në diskutime për organizimin e një raundi të dytë bisedimesh për paqe me Iranin, tha Sekretarja e Shtypit...
Mos kini asnjë iluzion: Kremlini po e ndjen peshën e humbjes pas fitores historike të opozitës hungareze, e cila i dha fund sundimit 16-vj...