BOTA

Netanyahu e kritikon Britaninë për pezullimin e eksportimit të disa armëve në Izrael

E.D Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 15:28

Netanyahu e kritikon Britaninë për pezullimin e eksportimit të

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se Qeveria e Britanisë së Madhe mori vendim të turpshëm kur i pezulloi licencat e eksportimit të disa llojeve të armëve në Izrael. Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, tha të hënën se Qeveria britanike i ka pezulluar 30 prej 350 licencave të eksportimit të armëve me Izraelin, për shkak të rrezikut se ato mund të përdoren për të kryer shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar. Vendimi, i cili u mor një ditë pasi forcat izraelite i nxorën trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Rripin e Gazës, u dënua shpejt nga një numër i ministrave izraelitë.

“Ky vendim i turpshëm nuk do ta ndryshojë përkushtimin e Izraelit për ta mposhtur Hamasin [grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian], i cili është organizatë terroriste që vrau egërsisht 1.200 njerëz më 7 tetor, përfshirë 14 shtetas britanikë. Hamasi ende po i mban mbi 100 pengje, përfshirë 5 shtetas britanikë. Në vend se të qëndrojë përkrah Izraelit, një demokraci që mbron veten nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do ta forcojë Hamasin," tha Netanyahu në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se me apo pa armët britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do ta sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët.  Pak pasi Partia Laburiste i fitoi zgjedhjet në korrik, Lammy tha se do ta rishikonte shitjen e armëve për Izraelin, për t’u siguruar se shitja është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Eksporti i armëve britanike përbën më pak se 1 për qind të totalit të armëve që importon Izraeli, prandaj ministri tha se pezullimi nuk do të kishte ndikim material në sigurinë e Izraelit dhe se Britania vazhdon ta mbështes të drejtën izraelite për vetëmbrojtje.

Liderët izraelitë dhe palestinezë janë duke u hetuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në jug të Izraelit, ku u vranë 1.200 njerëz. Përgjigja e Izraelit në Gazë ka bërë që më shumë se 40.000 palestinezë të vriten, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë