BOTA

Nga njoftimet për bomba në hekurudha, blloqet e betonit e deri te traktorët para Kuvendit serb, ja mënyrat si po përpiqet Vuçiç për të penguar protestën e studentëve

M.B. Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 08:53

Nga njoftimet për bomba në hekurudha, blloqet e betonit e deri te

SERBIA- Një protestë e madhe anti-qeveritare zhvillohet sot në Beograd, ndërsa autoritetet po përpiqen ta pengojnë në mënyra të ndryshme, duke akuzuar organizatorët studentë për një komplot që synon të shkaktojë luftë civile dhe të rrëzojë presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiç. Mediat raportojnë sot se janë anuluar trenat dhe autobusët drejt Beogradit.

Kompania shtetërore e hekurudhave ka njoftuar se trenat ndërqytetës nuk do të qarkullojnë për shkak të një njoftimi të pretenduar për bomba të vendosura në infrastrukturën hekurudhore, ndërsa shumë ndërmarrje transporti kanë anuluar nisjet drejt kryeqytetit për fundjavën. Po ashtu, ndërmarrja publike “Putevi Srbije” ka njoftuar punime dhe mundësinë e vonesave në disa segmente të autostradave drejt Beogradit.

Partitë opozitare paralajmërojnë se institucionet serbe janë kapur dhe po shërbejnë hapur për regjimin, përfshirë shërbimet sekrete, policinë e trafikut, televizionin publik dhe drejtuesit e kompanive publike të transportit. Një numër i madh qytetarësh janë drejtuar në redaksitë e mediave duke shprehur shqetësimin për mënyrën si do të arrijnë në Beograd për protestën, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha format e transportit publik janë ose anuluar ose të vështirësuara.

Përveç problemeve me transportin, qytetarët në rrjetet sociale po tërheqin vëmendjen për fenomene të pazakonta në lagjet e qytetit. Ka pasur raporteime për vendosjen e blloqeve betoni dhe thasëve të mbushura me gurë në pjesë të ndryshme të qytetit, gjë që ngjall dyshime se autoritetet po përpiqen të krijojnë një atmosferë frike dhe mundësish për trazira. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë policë që gjithashtu kanë vënë re këto objekte dhe konfirmojnë se qytetarët kanë raportuar masivisht praninë e tyre. Në qendër të Beogradit, përpara Kuvendit të Serbisë, janë vënë re dhjetëra traktorë, shumë prej të cilëve pa targa.

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë