BOTA

Ngërçi i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku për përshkallëzim dhe sanksione

M.B. Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 08:35

Ngërçi i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku

SHBA- Rundi i pestë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi në Romë javën e kaluar, por njerëzit kanë parë shumë pak shenja të përparimit drejt ndonjë marrëveshjeje. Është thënë se ka pasur propozime për ta zhbllokuar ngërçin, i cili po ndodh sepse Uashingtoni ngul këmbë që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe Teherani po e kundërshton këtë plotësisht.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi - i cili udhëheq ekipin e Teheranit në këto bisedime - tha për mediat shtetërore se Irani po i shqyrton propozimet e ndërmjetësve nga Omani, por nuk shpjegoi hollësitë. Araqchi raportoi para Komisionit Parlamentar për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme më 25 maj, menjëherë pas përfundimit të rundit më të fundit të bisedimeve në Romë.

Ahmad Bakhshayesh Ardestani, deputet dhe anëtar i komisionit, u tha mediave iraniane pas raportimit të Araqchit se Omani kishte paraqitur dy propozime. Njëri sugjerim ishte që Irani ta pezullojë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit për gjashtë muaj dhe ta rifillojë më pas. Ardestani tha se Irani "nuk i ka pranuar" propozimet.

Ai theksoi se Irani ka frikë se, nëse i bindet kësaj kërkese, do t’i nxisë Shtetet e Bashkuara të kërkojnë edhe më shumë lëshime. Një tjetër propozim është formimi i një konsorciumi bërthamor rajonal që do ta shtonte mbikëqyrjen ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe do t’i jepte Perëndimit garanci se Irani po qëndron brenda niveleve të dakorduara të pasurimit.

Fillimisht, mediat iraniane raportuan se kjo nismë kishte ardhur nga Teherani, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, e mohoi këtë.

"Ky nuk ishte propozim i Iranit", u tha ai gazetarëve, megjithatë shtoi se Teherani do ta "mirëpriste" këtë ide, "për aq kohë sa nuk zëvendëson të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium në tokën e vet".

Në këtë konsorciumi mund të përfshihet edhe SHBA-ja. Më 28 maj, shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, sugjeroi se Teherani mund të jetë i hapur për të lejuar inspektorë amerikanë që të punojnë për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA).

"Nëse ka marrëveshje, ekziston mundësia që inspektorëve amerikanë t’u jepet qasje në objektet bërthamore iraniane", tha ai.

Kritikët argumentojnë se Teherani po përdor këtë ofertë për të ushtruar trysni ndaj Uashingtonit që ta zbusë qëndrimin për pasurimin.

"Për momentin, gjithçka është pezull. Nuk e dimë nëse do të ketë marrëveshje apo jo", tha shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, më 28 maj në një seminar njëjavor në Vjenë.

Debati mbi pasurimin e uraniumit është kthyer në çështje krenarie kombëtare dhe identiteti për Iranin. Araqchi ka thënë se Irani ka paguar çmim shumë të lartë – përfshirë humbjen e disa shkencëtarëve bërthamorë në atentate – që ta braktisë tani si asgjë programin e saj të pasurimit. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump mban qëndrimin se Irani duhet ta ndalë plotësisht pasurimin e uraniumit. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e ka mbrojtur së fundmi këtë qëndrim duke e cilësuar si thelbësor, "sepse pasurimi mundëson armatimin".

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përsëriti këtë qëndrim gjatë një seance dëgjimore në Senat, duke deklaruar se "çdo nivel i pasurimit është i papranueshëm dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë".

Megjithatë, Irani mbetet sfidues. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja po e “tepron” me kërkesën e saj që Teherani ta ndalë pasurimin e uraniumit, ndërsa Araqchi ka premtuar se Irani do të vazhdojë ta pasurojë uraniumin "me ose pa marrëveshje".

Alan Eyre, diplomat i shquar në Institutin për Lindjen e Mesme dhe ish-zëdhënës në gjuhën persiane i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se administrata Trump ka një model që fillon me një qëndrim të ashpër, por në fund pajtohet për kompromis dhe "shpall fitore".

"Është e mundur që Shtetet e Bashkuara t’i rishikojnë vijat e tyre të kuqe", i tha ai Radios Farda të Radios Evropa e Lirë. Prej se Trumpi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë dhe rivendosi sanksionet, republika islamike e ka zgjeruar ndjeshëm programin e saj bërthamor. Irani këmbëngul se programi i tij është paqësor dhe mohon se po zhvillon armë bërthamore.

Megjithatë, ai tani po pasuron uranium në një pastërti prej 60 për qind, që është shumë më lart se kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen e vitit 2015 dhe afër niveleve për prodhimin e armëve. Pavarësisht se ka ekonomi të dobësuar dhe monedhë të paqëndrueshme, presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi më 26 maj se vendi do t’ia dalë edhe pa marrëveshje bërthamore me SHBA-në.

"Nuk është se do të vdesim nga uria nëse ata refuzojnë të negociojnë me ne dhe vendosin sanksione. Do të gjejmë një rrugëdalje", tha ai.

Megjithatë, Irani mund të përballet me më shumë sanksione, madje edhe me veprime ushtarake në mungesë të një marrëveshjeje. Fuqitë evropiane kanë kërcënuar me rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit nëse nuk arrihet marrëveshje me Uashingtonin deri në fund të qershorit, ndërkohë që inteligjenca amerikane sugjeron se Izraeli po përgatitet t’i godasë objektet bërthamore të Iranit.

Sipas Axios, Trump ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos ndërmarrë veprime që do ta dëmtonin diplomacinë me Iranin, megjithëse vetë presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake nëse bisedimet dështojnë. Meqë nuk është caktuar ende datë për rundin e ardhshëm të bisedimeve, rruga përpara mbetet e paqartë, dhe sa më shumë të zgjasë ngërçi, aq më i madh është rreziku që diplomacia të zëvendësohet nga përshkallëzimi./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë