BOTA

Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një “akt terrorist” në Lviv të Ukrainës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 12:53
Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një

Një oficere policie u vra dhe dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në qytetin e madh perëndimor të Ukrainës, Lviv, të cilat autoritetet i përshkruan si “akt terrorist”.

Në orët e hershme të mëngjesit të 22 shkurtit, policia kombëtare e Ukrainës njoftoi se pak pas mesnatës ishte bërë një thirrje emergjente për hyrje me forcë në një dyqan lokal.

Sipas njoftimit, pasi një njësit patrullimi mbërriti në vendngjarje, ndodhi një shpërthim, i cili u pasua nga një tjetër shpërthim kur në vend arriti një njësit i dytë.

“Është vërtetuar paraprakisht se kanë shpërthyer mjete të improvizuara shpërthyese”, tha policia në Telegram.

Policia bëri të ditur se nga shpërthimet humbi jetën oficerja e patrullës 23-vjeçare, Viktoriya Shpylka, e cila kishte nisur punën në rajon në vitin 2023 dhe ishte martuar me një tjetër oficer patrulle në vjeshtën e vitit 2025.

Të paktën 25 njerëz të tjerë u plagosën nga incidenti. Në një intervistë televizive, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se tre persona ndodhen në gjendje “kritike”.

Olha Pidcerkovna, mjeke e urgjencës në spitalin lokal, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se këta tre persona janë vendosur në aparate të frymëmarrjes së asistuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti ngjarjen “sulm terrorist” dhe tha se policia ka ndaluar një të dyshuar. Ai nuk dha hollësi të mëtejshme.

Klymenko shtoi se po vazhdojnë “masat operative dhe veprimet hetimore”: “Autoritetet po identifikojnë persona të tjerë të përfshirë në kryerjen e këtij krimi”.

“Oficerët e policisë u përgjigjen thirrjeve çdo ditë dhe natë, pa e ditur kurrë se çfarë i pret. Por, ata nxitojnë të ndihmojnë, sepse mbrojtja e njerëzve është detyra e tyre kryesore”, shkroi ai në Telegram.

Ndërkohë, ushtria ruse lëshoi 50 raketa dhe 297 dronë në sulme gjatë natës kundër Ukrainës, njoftoi forca ajrore e vendit më 22 shkurt.

Zelensky tha se shtatë rajone u goditën, duke shtuar se sulmet në rajonin e Kievit vranë një person dhe plagosën tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë.

Sipas ekipeve të shpëtimit, të plagosurit u nxorën nga rrënojat pas sulmit, ndërsa një burrë vdiq nga plagët gjatë rrugës për në spital.

“Synimi kryesor i sulmit ishte sektori energjetik. Janë dëmtuar edhe ndërtesa të zakonshme banimi dhe ka dëme në hekurudhë”, shkroi Zelensky në platformën X.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, raportoi se sulmet ruse kanë shkaktuar sërish ndërprerje emergjente të energjisë në disa rajone, përfshirë kryeqytetin.

Mes temperaturave jashtëzakonisht të ulëta të dimrit, Rusia ka goditur vazhdimisht objektet e energjisë dhe të ngrohjes në Kiev dhe në mbarë vendin, duke ua vështirësuar miliona ukrainas përpjekjet për të pasur ngrohje dhe për ta vazhduar jetën e përditshme, shkruan rel. 

Sulmet ndodhën disa ditë pasi rundi i fundit i bisedimeve të paqes, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Gjenevë, përfundoi pa ndonjë përparim për t’i dhënë fund pushtimit rus, i cili më 24 shkurt do të shënojë katërvjetorin.

Ndërsa një rund i ri bisedimesh mund të zhvillohet sërish në të ardhmen e afërt, Zelensky tha se me sulmet masive ndaj Ukrainës, Moska vazhdon “të investojë më shumë në goditje sesa në diplomaci”. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?