
Gjykata Federale në SHBA ka vendosur sot hapjen e te gjitha filialeve të Zërit të Amerikës (VOA) dhe nisjen e transmetimeve të lajmeve. Vendimi u mor nga gjykatësi Royce C. Lamberth, i cili vlerësoi se administrata e Presidentit Donald Trump kishte shkelur mandatet e Kongresit duke zvogëluar ndjeshëm stafin dhe burimet e agjencisë.
Gjykatësi i dha Agjencisë Amerikane për Median Globale një javë kohë për të hartuar një plan për transmetimin e Zërit të Amerikës. Një javë më parë, Lamberth tha se Kari Lake, e cila kishte qenë zgjedhja e Trump për të drejtuar agjencinë, nuk kishte autoritetin ligjor për të bërë atë që kishte bërë në Zërin e Amerikës sepse nuk kishte konfirmimin e Senatit.
Gjykatësi e rrëzoi vendimin e administratës për të lënë mënjanë 1,042 nga 1,147 punonjësit e Zërit të Amerikës dhe për t'i zvogëluar transmetimet e saj të kërkuar nga Kongresi, lëvizje që e detyruan Zërin e Amerikës të kufizonte ndjeshëm programet e saj. Lamberth i quajti lëvizjet arbitrare dhe tha se qeveria nuk i mori parasysh ligjet federale që përcaktojnë se cilat gjuhë dhe rajone duhet tu shërbejë Zëri i Amerikës.
"Të pandehurit nuk kanë ofruar asgjë që i afrohet një baze parimore për vendimin e tyre", shkroi Lamberth.
Lake e kishte denoncuar vendimin e Lamberth të 7 marsit, duke thënë se do të apelohej. Që atëherë, Trump emëroi Sarah Rogers, nënsekretaren e shtetit për diplomacinë publike, për të drejtuar USAGM. Kjo kërkon miratimin e Senatit, një hap që nuk u ndërmor me Laken.
Patsy Widakuswara, shefe e zyrës së Shtëpisë së Bardhë të Zërit të Amerikës dhe paditëse në padinë për ta rikthyer atë, tha se është thellësisht mirënjohëse për vendimin.
"Ne mezi presim të fillojmë riparimin e dëmit që Kari Lake i ka shkaktuar agjencisë sonë dhe kolegëve tanë, të kthehemi në mandatin tonë kongresional dhe të rindërtojmë besimin e audiencës globale të cilës nuk kemi qenë në gjendje t'i shërbejmë gjatë vitit të kaluar. E dimë që rruga për të rivendosur operacionet dhe reputacionin e Zërit të Amerikës do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Shpresojmë që populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë misionin tonë për të prodhuar gazetari, jo propagandë," tha ajo për Associated Press.
Zëri i Amerikës ka transmetuar mbulim lajmesh në vende anembanë botës që nga formimi i tij në Luftën e Dytë Botërore, shpesh në vende pa traditë të shtypit të lirë. Përpara urdhrit ekzekutiv të Trump, VOA kishte operuar në 49 gjuhë të ndryshme, duke transmetuar për 362 milionë njerëz.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
19 Mars10:46
Ilaçet e lira për humbje peshe mund të transformojnë luftën globale kundër obezitetit në këtë shtet
India mund të bëhet së shpejti shumë më e dobët, të paktën në teori.
Të premten, në vend skadon patent...
BOTA
19 Mars10:35
Zgjerohet fronti i konflikteve ushtarake në Lindjen e Mesme/ Irani, valë të re sulmesh ndaj rafinerive në Gjirin Persik
Irani ka nisur një raund të ri sulmesh ndaj rafinerive në shtetet e Gjirit Persik në orët e para të mëngjesit, në nj&e...
BOTA
19 Mars09:39
Trump pezullon ligjin për transportin detar për të ulur çmimet e karburantit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pezulluar një ligj që lejonte vetëm kompanitë amerikane të transportit detar të tran...
BOTA
19 Mars09:33
Irani sulmon përsëri objektet industriale në Ras Laffan
Irani ka nisur përsëri një sulm me raketa ndaj objekteve industriale në Ras Laffan, të vendosura në Katar.
Informacioni në...
BOTA
19 Mars09:23
Konflikti në Lindjen e Mesme, Pentagoni kërkon mbi 200 miliardë dollarë për luftën kundër Iranit
Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë një kërkesë për t’ia paraqitur Kongresi Ame...
BOTA
19 Mars09:21
Macron telefonatë me Trump dhe liderin e Katarit, bën thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës civile në Lindjen e Mesme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për vendosjen e një moratoriumi urgjent mbi sulmet që synojnë infras...
BOTA
19 Mars09:02
Reuters: SHBA po shqyrton skenarë për vendosjen e mijëra trupave shtesë në Iran
Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së mijëra trupave amerikane për të forcuar operacionet...
BOTA
19 Mars08:48
Alarm në Uashington, dronë mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth
Shqetësimi u ngrit në Uashington pasi dronë me origjinë të panjohur u panë mbi një bazë ushtarake ku banojnë zyrt...
BOTA
19 Mars08:10
“Ju lutemi ejani të na ndihmoni”/ Telefonata dramatike nga një komandant iranian drejtuar një agjenti të Mossadit
Shërbimet e inteligjencës izraelite dyshohet se kanë bërë telefonata, duke kërcënuar zyrtarët iranianë të si...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
19 Mars08:06
Lufta psikologjike e Mossadit ndaj personelit ushtarak iranian: Ne dimë gjithçka, ju jeni në listën e zezë
Lufta psikologjike që izraelitët po zhvillojnë në përpjekjen e tyre për të përmbysur regjimin në Teheran, i cili ...