BOTA

"Nuk dua që njerëzit të dëmtohen!" Ceremoni betimi "e mbyllur" dhe mot i acartë, çfarë pritet të ndodhë hënën në SHBA?

M.B. Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 21:33

"Nuk dua që njerëzit të dëmtohen!" Ceremoni betimi

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se inaugurimi i tij të hënën do të zhvillohet brenda ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington, për shkak të motit acar. Kjo do të jetë hera e parë në 40 vjetët e fundit që një president amerikan e bën betimin brenda dhe jo jashtë ndërtesës.

“Një i ftohtë i Arktikut ka kapluar vendin. Nuk dua që njerëzit të dëmtohen, apo lëndohen në çfarëdo mënyre”, tha Trump të premten në rrjetin e tij social, Truth Social.

Hera e fundit kur inaugurimi i zhvillua brenda ndërtesës për shkak të ftohtit të madh, ishte betimi i ish-presidentit republikan, Ronald Reagan, për mandatin e dytë presidenciale më 1985. Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar se temperatura do të jetë rreth -6 gradë celsius gjatë mesditës së hënë kur do ta bëjë betimin Trumpi. Gjatë inaugurimit të dytë të Reaganit, temperatura kishte rënë -14 gradë celsius.

Trump tha se mbështetësit mund ta shikojnë ceremoninë në ekrane brenda Capital One Arena, një arenë sportive në qendër të Uashingtonit që ka kapacitet prej 20.000 ulësesh. Ai gjithashtu tha se parada e tij presidenciale, e cila ishte planifikuar të përfshinte bende muzikore dhe grupe të tjera që do të kalonin nëpër “Pennsylvania Avenue” pranë Shtëpisë së Bardhë, do të zhvendoset brenda Capital One Arena. Nuk është e qartë se si do të zhvillohet një paradë brenda arenës sportive. Trump tha se do t’i bashkohet turmës në arenën sportive pasi ta bëjë betimin. I ftohti acar ka ndikuar në disa inaugurime të të kaluarën.

William Henry Harrison, presidenti i nëntë i SHBA-së, mbajti fjalimin më të gjatë të inaugurimit më 4 mars të vitit 1841, në kushte të lagështa dhe të ftohta, pa kapelë ose pallto. Ajo ngjarje dhe ai fjalim mendohet të kenë ndikuar në vdekjen e tij nga pneumonia. Ai vdiq një muaj pas marrjes së detyrës, duke e bërë presidencën e tij më jetëshkurtrën në historinë amerikane.

Gjatë ceremonisë së dytë të betimit për presidentin, Ulysses S. Grant, më 4 mars 1873, disa kadetë dhe nënoficerë që qëndronin jashtë pa pallto, kolapsuan, ndërsa erërat e forta bënë që fjalimi i Grantit të mos dëgjohej as nga ata që ishin pranë tij në platformë, sipas një historie të botuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit. Temperatura e ulët e mëngjesit prej -15 gradë celsius atë ditë mbetet dita më e ftohtë e marsit në e regjistruar ndonjëherë në Uashington./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë