BOTA

Pas problemeve me drejtësinë vëllezërit Tate largohen nga Rumania, udhëtojnë drejt SHBA-së

n.f Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 13:54

Pas problemeve me drejtësinë vëllezërit Tate largohen nga

SHBA- Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë nisur me avion drejt Shteteve të Bashkuara, duke u larguar nga Rumania ku kanë qenë të përfshirë në një çështje ligjore nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore dhe shfrytëzim seksual.

Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha më 27 shkurt se gjykatësit kanë hequr masën e ndalimit për vëllezërit, që kanë shtetësi britanike dhe amerikane dhe të cilët ishin nën masën e arrestit shtëpiak për shkak se dyshohen për një rast penal.

Kjo njësi nuk dha detaje se pse u është hequr masa e ndalimit të udhëtimit, por njoftimi vjen pasi ministri i Jashtëm i Rumanisë, Emil Hurezeanu, tha se rasti i vëllezërve është ngritur më herët gjatë këtij muaji nga Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të posaçme.

Si Hurezeanu dhe kryeministri Marcel Ciolacu kanë thënë se nuk kanë pasur presion nga zyrtarët amerikanë për të liruar vëllezërit. Ueb-faqja rumune BoardingPass tha se një avion privat u nis nga Bukureshti më herët gjatë 27 shkurtit drejt Shteteve të Bashkuara. Mediat lokale, duke cituar burime, thanë se vëllezërit Tate ishin në bordin e këtij avioni.

“Kërkesa për të ndryshuar obligimin për moslargim nga Rumania është miratuar”, thanë prokurorët përmes një njoftimi, duke shtuar se të gjitha obligimet e tjera janë respektuar “përfshirë kërkesat për kontroll nga autoritetet gjyqësore sa herë që u është kërkuar”.

DIICOT ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Tate dhe dy grave rumune, pasi ata u arrestuan në dhjetor të vitit 2022 nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore.

Ndaj katër të dyshuarve zyrtarisht u ngrit aktakuzë vitin e kaluar dhe Gjykata e Bukureshtit vendosi vitin e kaluar që gjyqi mund të niste, por nuk caktoi një datë për nisjen e tij. Të katër të akuzuarit kanë mohuar akuzat.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Bukuresht më 19 dhjetor gjeti “parregullsi” në aktakuzën e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e riktheu rastin te prokurorët. Gjykata tha se prokurorët tani mund të sjellin dëshmi të reja për të mbështetur akuzat e tyre apo të ndryshojnë aktakuzën ekzistuese.

Andrew Tate, 38 vjeç, ka më shumë se 10 milionë ndjekës në rrjetin social X, por është dëbuar nga platformat e tjera, përfshirë nga Facebook-u dhe TikTok-u, pas akuzave se ka publikuar deklarata me gjuhë të urrejtjes dhe komenteve mizogjiniste.

Ai është ankuar për aktakuzën, duke i akuzuar prokurorët se po tentojnë të “shënjestrojnë të gjithë që i njoh dhe madje kanë lëshuar urdhër për paraqitje për nënën e fëmijës tim” dhe duke pretenduar se ata nuk kanë prova kundër tij.

Andrew Tate në gusht u vendos në masën e arrestit shtëpiak dhe Tristan Tate u vendos nën kontroll të autoriteteve për 30 ditë, pasi ata u morën në pyetje nga prokurorët rumunë kudër korrupsionit, si pjesë e hetimit të akuzave të reja kundër tyre.

Gjatë hetimit penal, prokurorët thanë se kanë identifikuar shtatë gra që ishin shfrytëzuar seksualisht “me forcë, në mënyrë që të merrnin përfitime të mëdha finanicare” për të akuzuarit nga njerëzit që kishin qasje në përmbajtje në rrjetet sociale.

Prokurorët i kanë akuzuar vëllezërit Tate për rekrutim të viktimave të tyre, duke i joshur ato dhe duke iu premtuar lidhje apo martesë. Viktimat më pas ishin dërguar në pronat e tyre në periferi të Bukureshtit, ku ishin shfrytëzuar seksualisht përmes dhunës fizike dhe kërcënimeve psikike dhe u detyruan të krijonin përmbajtje pornografike, thanë prokurorët.

Hetuesit rumunë i morën sërish në pyetje vëllezërit Tate dhe kryen bastisje të reja në pronat e tyre lidhur me akuzat e reja. DIICOT tha atëbotë se akuzat e reja përfshijnë akuzën e formimit të një grupi të organizuar, trafikim të minoerëve, akteve seksuale me minorenë, deklarata ndikuese dhe pastrim parash.

Atyre u ishte ndaluar largimi nga Rumania teksa vazhdonin procedurat ndaj tyre, por pritej që të ekstradoheshin në Britani, kur të përfundonin proceset në Rumani.

Në Britani, ata përballen me akuza të tjera për dhunim dhe trafikim me qenie njerëzore, shtet ku më 18 dhjetor një gjykatë vendosi se policia mund të konfiskojë 3.3 milionë dollarë për të mbuluar taksat e papaguara për vite të tëra. Vëllezërit Tate kanë thënë më herët se nuk duan të ekstradohen nga Rumania, shtet që e konsiderojnë shtëpi të tyre./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë