Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro,...
Një moment i pazakonte është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit. Në përfundim të seancës plenare, ...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zëvendëskryeministren dhe min...
Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prin...
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në zonën e pedonales, pranë...
Ish-mesfushori legjendar ka konfirmuar vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se nuk është më kandidat për panki...
Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë kaotike. Policia u vendos kordon d...

Shqiptarët po konsumojnë patate mjaft cilësore dhe me çmime të lira, një dukuri e pavërejtur për vite me radhë. Aktualisht në tregjet e pakicës në kryeqytet gjen patate shumë cilësore me çmim 60 lekë për kilogram. Një vit më parë në këtë periudhë ishte më shumë se 100 lekë.
Edhe sipas matjeve të INSTAT, çmimi mesatar i një kilogram patate në shkurt 2026 ishte 77.9 lekë për kg ose 22% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ky ndryshim në tregun e patates në vendin tonë po vjen nga rritja e importeve të grupit “Zarzavatet e ngrënshme dhe rrënjët e tuberat përkatëse” nga Gjermania që po diktojnë çmimet e konsumit dhe po vë në vështirësi prodhimin vendas.
Burimet nga tregu pohuan se rritja e importeve të zarzavateve nga Gjermania po diktohet nga patatet. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, sasia e patateve të importuara ka pësuar një rritje me 65.5%, duke arritur në mbi 5 milionë kilogramë, krahasuar me dymujorin 2025.
Ky fluks me çmim importi prej vetëm 49.91 lekë për kilogram ka krijuar një presion të jashtëzakonshëm rënës mbi çmimet e tregut.
Këto zhvillime kanë lehtësuar për buxhetin e familjeve, por prodhimi vendas po konkurrohet nga importi.
Të dhënat zyrtare tregojnë se teksa vlera totale e importeve është rritur, çmimi për njësi i patates gjermane ka rënë sistematikisht nga 67.79 lekë në vitin 2024, nën 50 lekë në vitin 2026, duke e bërë prodhimin vendas pothuajse të paaftë për të konkurruar në aspektin e kostos.
Sipas të dhënave FAOSTAT një shqiptar konsumon mesatarisht rreth 52 kg patate në vit. Ndonëse kjo shifër është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila i kalon 80 kg, patatja mbetet një element bazë i shportës.
Mediat gjermane raportojnë se këtë sezon kishte mbiprodhim. Sipas të dhënave prodhimi i patates në Gjermani për vitin 2025 arriti në rreth 13.9 milionë tonë, një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024.
Ky konsiderohet si një nga nivelet më të larta të prodhimit në 25 vitet e fundit. Rendimenti ka qenë jashtëzakonisht i lartë, me rreth 46 tonë për hektar, falë kushteve klimatike gati perfekte me shira dhe klime të ngrohtë.
Teprica është aq e madhe sa në disa rajone të Gjermanisë dhe vendeve fqinje Belgjikë, Holandë, çmimet e tregut të hapur ranë në nivele drastike. Në fillim të vitit 2026, u raportua se fermerët gjermanë kishin në depo rreth 1 milion tonë patate tepër pa blerës të sigurt.
Në disa raste, kostoja e mbajtjes në frigorifer ishte më e lartë se vlera e shitjes, duke i detyruar fermerët t’i shpërndanin ato falas për bamirësi ose t’i përdornin për ushqim kafshësh dhe bio-energji ose duke i eksportuar lirë.
Tregtarët gjermanë preferojnë t’i shesin me çmim minimal sesa t’i lënë të kalben ose të paguajnë kosto asgjësimi. Aktualisht, presioni është rritur pasi po afron sezoni i ri i mbjelljeve dhe depot duhen zbrazur me çdo kusht.
Kjo ka bërë që fluksi i patates gjermane drejt Ballkanit dhe Shqipërisë të jetë më i lartë se kurrë, duke krijuar atë konkurrencën e fortë me prodhimin tonë vendas që po vuan nga kostot më të larta të prodhimit dhe mungesa e subvencioneve të ngjashme./Monitor
Papa Leo XIV u ka drejtuar një thirrje të rinjve gjatë një fjalimi në Faltoren mariane të Muximës, në Angolë, duk...
Zhvillime të rënda vijnë nga Irani, ku autoritetet kanë ekzekutuar dy burra të akuzuar për përfshirje në një rrje...
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se një delegacion amerikan do të udhëtojë drejt Pakistan...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duket se është në rrugën e sigurt drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet...
Pavarësisht paqartësive që rrethojnë raundin e ri të bisedimeve mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit në Islamabad, autoritetet n&eum...
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë publikuar një video të re nga operacioni për ndalimin dhe më pas marrjen n&...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezes...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duke deklaruar se “strukt...
Mashtrimet financiare dhe romantike po rriten ndjeshëm në mbarë botën, duke shkaktuar humbje mbi gjysmë trilioni dollarë në...
Rumen Radev ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, duke u pozicionuar si forca kryesore politike në vend. Sip...