Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të nxehti, ndërsa Portugalia regjistroi temperaturën më të lartë të muajit maj në historinë e saj, me 40.3 gradë Celsius të matur në qytetin Mora.
Rekordi i ri, i regjistruar të mërkurën, tejkalon temperaturën prej 40 gradësh Celsius të shënuar në vitin 2001. Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë deri në fundjavë në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Gjermaninë dhe Zvicrën.
Në Itali, autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për valë të nxehti në Romë dhe qytete të tjera si Firence, Bolonja, Breshia dhe Torino. Temperaturat në kryeqytetin italian pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius, ndërsa në Madrid termometri mund të shkojë deri në 35 gradë gjatë fundjavës.
Në Francë, qeveria zhvilloi një mbledhje emergjente për të vlerësuar gatishmërinë ndaj temperaturave ekstreme dhe rrezikut të zjarreve. Shtatëmbëdhjetë departamente, përfshirë Parisin, janë vendosur nën alarm portokalli për vapë intensive.
Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në sistemin arsimor francez. Një shkollë fillore në rajonin Landes u mbyll pasi temperatura brenda klasave arriti në 53 gradë Celsius. Megjithatë, autoritetet konfirmuan se provimet kombëtare do të vazhdojnë sipas planit, vendim që ka shkaktuar kritika nga sindikatat e mësuesve.
Edhe sporti është prekur nga kushtet ekstreme atmosferike. Numri një i tenisit botëror, Jannik Sinner, u tërhoq nga French Open pasi u ankua për marramendje dhe lodhje për shkak të vapës së fortë në Paris.
Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit po shkaktohet nga një “kupolë nxehtësie”, një sistem me presion të lartë që bllokon ajrin e nxehtë mbi rajon. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit në Evropë më të shpeshta dhe më intensive.
Të dhënat e shërbimit klimatik Copernicus tregojnë se Evropa është ngrohur mesatarisht me 0.56 gradë Celsius për dekadë gjatë 30 viteve të fundit, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga temperaturat ekstreme.
Një ish-oficer i lartë i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) është arrestuar në Virxhinia nën akuzën e v...
I njohur si Alkatrazi i Dubait, të burgosurit e vendosur në Burgun Qendror të Al Awir mund të presin qeli të mbushura me morra dhe t&...
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha të enjten se NATO po bën “pë...
Të paktën 792 të huaj në bordin e gomoneve janë shpëtuar që nga orët e para të së enjtes në dhjetë o...
Një përdhunues i dënuar që vrau një kameriere të re në një sulm sadist dhe me motive seksuale, pasi ajo e bëri t&eu...
Një sulm terrorist ka ndodhur në Zvicër, ku një person plagosi me thikë tre persona. Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi në një konferencë të organizuar prej tij se ka dhënë urdhra për ushtrin&eu...
Lufta në Iran mund të ketë arritur një pikë kthese. Sipas botimit online amerikan Axios, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritu...
Një 27-vjeçar grek është në paraburgim policor, i akuzuar për dhjetëra raste mashtrimi nën maskën e dhënies ...
E detyruan të hipte në një furgon, duke i rrëmbyer telefonin celular dhe dokumentet. E çuan në një ndërtesë t&eum...