BOTA

Politikani opozitar rus: Putin duhet të humbasë në Ukrainë

M.B. Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 07:50

Politikani opozitar rus: Putin duhet të humbasë në Ukrainë

RUSIA- Politikani opozitar dhe gazetari rus Vladimir Kara-Murza u lirua nga një burg rus më 1 gusht si pjesë e një shkëmbimi të gjerë të të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe disa vendeve perëndimore. Ai ishte burgosur në prill 2022 me akuzën e tradhtisë, për shkak të kritikave ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai u helmua pothuajse për vdekje dy herë, në vitin 2015 dhe 2017.

Që nga lirimi i tij, zoti Kara-Murza është përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike të opozitës ruse, duke u takuar me presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Francës, si dhe kancelarin gjerman. Gjatë një vizite të fundit në Uashington, ai u intervistua nga gazetarët e Zërit të Amerikës. Duke folur për Shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, ai diskutoi axhendën që opozita ruse po mbështet në Perëndim.

Zëri i Amerikës: Pas lirimit, ju u takuat me Presidentin Biden, Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz. Cili ishte mesazhi juaj kryesor për ta, në lidhje me politikën ndaj Rusisë?

Vladimir Kara-Murza: Ka dy mesazhe kryesore. Mesazhi i parë është se Vladimir Putini duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, sepse nëse ai fiton, kjo do të thotë se në një vit apo një vit e gjysmë, ne do të flasim për një luftë tjetër ose një pushtim tjetër rus, sepse kjo është çfarë bën ky njeri.

Mesazhi i dytë është se kombet demokratike të botës së lirë duhet të kenë një strategji. Ne e dimë nga dy shekujt e fundit të historisë ruse se luftërat e dështuara të agresionit çojnë gjithmonë në ndryshime politike në vend. Sapo Putini të mposhtet në Ukrainë, duhet të ketë një strategji të përgatitur për ri-integrimin e një Rusie të re, të ndryshuar, demokratike, të periudhës pas-Putinit, sërish në Evropë, në botën e qytetëruar dhe në atë që ne e quajmë rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla.

Zëri i Amerikës: Nëse Putini humbet pushtetin, si mund të ndodhë demokratizimi? Dikush nga rrethi i tij i brendshëm ka shumë të ngjarë ta rrëmbejë pushtetin.

Vladimir Kara-Murza: Shpresoj të mos vdesë në detyrë dhe të përfundojë në këtë mënyrë. Unë jam i krishterë dhe e di që të gjithë do të përballen me një gjyq atje lart, dhe po ashtu edhe ai. Por unë vërtet dua që ai njeri të ketë një gjyq edhe në këtë jetë.

Për çështjen e ndryshimit, kjo është një diktaturë personale. Nuk është një diktaturë ideologjike si në kohën sovjetike, me Byronë Politike kolektive, kur mund të zëvendësohej personi në krye pa zëvendësuar regjimin. Ky sistem do të shembet shumë shpejt, siç e pamë në vitin 1953 pas vdekjes së Stalinit.

Zëri i Amerikës: Por Hrushovi, i cili zëvendësoi Stalinin, ishte nga rrethi i tij i ngushtë; ai nuk ishte një i panjohur.

Vladimir Kara-Murza: Edhe nëse udhëheqësi tjetër vjen nga i njëjti rreth, ata gjithmonë e bazojnë sundimin e tyre në një mohim të plotë të gjithçkaje që ka ndodhur më parë. Hrushovi ishte një nga njerëzit më të afërt të Stalinit. Ishte ai që liroi miliona njerëz nga gulagët dhe u angazhua në një proces shumë të paplotë, shumë të papërsosur, por që ishte gjithsesi de-stalinizimi që patëm në fund të viteve 1950 dhe fillimin e viteve 1960 - e ashtuquajtura "Shkrirje".

Zëri i Amerikës: Çfarë përgatitjesh duhen bërë? Si mund ta merrnin pushtetin forcat demokratike?

Vladimir Kara-Murza: Aspekti i brendshëm ka të bëjë me reflektimin dhe llogaridhënien, që unë e quaj një proces të së vërtetës dhe pajtimit. Kjo është e nevojshme për çdo shoqëri që ka pësuar traumën e sundimit totalitar. Të gjithë personat që janë përgjegjës për krimet ndaj qytetarëve rusë, si vrasja e Boris Nemtsovit, vrasja e Alexei Navalnit dhe persekutimin e qindra e qindra të burgosurve politikë, duhet të sillen para drejtësisë. Të gjitha arkivat dhe dokumentet e të gjitha krimeve të kryera duhet të bëhen publike.

Zëri i Amerikës: Po përballja me mentalitetin imperialist rus? A duhet që Rusia të përballet gjithashtu me të gjitha krimet që ka bërë ndaj popujve të tjerë gjatë historisë së saj?

Vladimir Kara-Murza: Është pjesë e së kaluarës totalitare, sepse për vite e vite me radhë, për dekada, regjimi në Kremlin ka kryer krime kundër popullit tonë në Rusi dhe kundër vendeve të tjera, popujve të tjerë dhe kombeve të tjera. Shikoni agresionin dhe luftërat që ky regjim ka bërë ndaj çeçenëve, gjeorgjianëve, Ukrainës - të mos e harrojmë, duke filluar nga viti 2014. Pastaj, në Siri, sigurisht, le të mos harrojmë Shoigun, ministrin e Putinit, që u mburr me armatimet e reja që kishin testuar - testuar! - tek njerëzit, tek civilët në zonat e banuara.

Zëri i Amerikës: Dua të trajtoj argumentin tuaj kryesor për integrimin e Rusisë në Perëndim pas demokratizimit dhe liberalizimit. Argumenti kryesor kundër kësaj do të ishte se Perëndimi e pati provuar tashmë këtë në vitet 1990. Rusia ishte pjesë e G-8ës. NATO-ja dhe BE-ja u angazhuan me Rusinë. Ka marrë ndihma. Megjithatë, ndërsa Rusia u bë më e pasur, ajo u bë më agresive. Sa më shumë të integrohej me Perëndimin, aq më efikase bëheshin aktivitetet e saj keqdashëse ndaj Perëndimit.

Vladimir Kara-Murza: Këtu nuk pajtohem në thelb, sepse i gjithë problemi është se Perëndimi nuk e bëri këtë në vitet 1990. Po, pati disa hapa simbolikë, si G-8, që është vetëm një takim i nivelit të lartë. Por, ndryshe nga vendet e tjera të ish-Traktatit të Varshavës, Rusisë në vitet 1990 nuk iu ofrua kurrë një perspektivë e asaj që unë do ta quaja integrim të nivelit të parë evropian, ose atlantik, me përfitime të prekshme, si tregtia e lirë, udhëtimi pa viza dhe garancitë e përbashkëta të sigurisë.

Zëri i Amerikës: Por këto duan kohë. Ukrainës ende nuk i është ofruar anëtarësimi në NATO...

Vladimir Kara-Murza: Por problemi është se këto hapësira që shfaqen janë vetëm të shkurtra. Ato zgjasin disa muaj në rastin më të mirë dhe Perëndimi e humbi atë mundësi në Rusi në fillim të viteve 1990. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri.

Në vitin 1943, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po vazhdonte, qeveria e Shteteve të Bashkuara hartoi Planin Morgenthau për Gjermaninë e pasluftës. Bëhej fjalë për copëtimin, de-industrializimin, poshtërimin dhe në thelb shkatërrimin e Gjermanisë si një shtet funksional. Duke patur parasysh tmerret e bëra në kohën e luftës, emocionalisht ishte shumë e kuptueshme. Megjithatë, udhëheqësit e vendeve aleate perëndimore e kuptuan se nuk mund ta bazonin politikën strategjike afatgjatë mbi emocionet. Pra, Plani Morgenthau u braktis në favor të Planit Marshall, i cili ishte pikërisht e kundërta: të rindërtohej dhe vetëm rindërtohej Gjermania e pas luftës, për ta bërë atë një ekonomi tregu të suksesshme dhe një demokraci funksionale liberale.

Zëri i Amerikës: A duhet të ndodhë kjo përpara apo pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet për shkatërrimin e Ukrainës?

Vladimir Kara-Murza: Duhet të ndodhë njëkohësisht. E vetmja mënyrë për të siguruar paqen, stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë afatgjatë në kontinentin evropian është me një Rusi demokratike. Nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë tjetër./ VOA

lufte rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë