BOTA

Presioni në rritje brenda Partisë Laburiste e detyroi Starmer të dorëhiqet! Largimi i tij e çon Britaninë drejt liderit të saj të shtatë në dhjetë vitet e fundit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 12:28

Presioni në rritje brenda Partisë Laburiste e detyroi Starmer të

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste.

Ai u zotua se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit.

Duke folur para Zyrë së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, e njohur si Downing Street 10, ai tha se marrja e detyrës, dy vjet më parë, ishte “momenti më krenar” i jetës së tij.

Ai tha se u fut në politikë për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve, dhe shtoi se çdo vendim i tij ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë “vendin që e do”.

Starmer mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik 2024, kur Laburistët fituan bindshëm dhe i dhanë fund 14 vjetëve të qeverisjes konservatore.

Ai tha se procesi për zgjedhjen e pasardhësit do të fillojë më 9 korrik, ndërsa rivali i tij, Andy Burnham, shihet si kandidati kryesor.

“Pyetja që partia ime po më bën tani, është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Unë e kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë me mirësi”, tha Starmer.

Largimi i tij e çon Britaninë drejt liderit të saj të shtatë në dhjetë vjetët e fundit.

Presioni në rritje
Presioni ndaj Starmerit ishte rritur prej muajsh, por u thellua të premten e kaluar, kur Andy Burnham, kryetar i bashkisë Greater Manchester, fitoi bindshëm një zgjedhje parlamentare për t’u rikthyer në Uestminster, apo Parlamentin britanik.

Ai mposhti një kandidat nga partia Reform UK e Nigel Farage, e cila ka kryesuar sondazhet kombëtare për më shumë se një vit.

Kjo fitore forcoi bindjen brenda Laburistëve se Burnham – një politikan me përvojë dhe aftësi të forta komunikimi – mund ta ringjallë partinë, e cila ka humbur mbështetje nën drejtimin e Starmerit.

Starmer i falënderoi kolegët e tij për mbështetjen dhe tha se, pas largimit nga “posti më i madh në vend”, do të kalojë më shumë kohë në “detyrën më të rëndësishme”.

“Të jem bashkëshorti më i mirë që mundem, për gruan time të jashtëzakonshme Vic, e cila ka qenë një mbështetje e fortë e imja në kohë të mira dhe të vështira”, tha ai.

“Dhe, të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, shtoi kryeministri në largim, duke përqafuar bashkëshorten e tij përpara se të kthehej brenda në Downing Street 10.

Starmer dhe Ballkani Perëndimor
Starmer e ka cilësuar Ballkanin Perëndimor si vend ku testohet siguria e Evropës.

Duke mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit në tetor të vitit të kaluar, ai ka thënë se Ballkani Perëndimor, për një kohë të gjatë, ka qenë rrugë trasiti për bandat kriminale të kontrabandës.

“Nuk do të dëshironit që këto banda të operonin në territorin e juaj, sepse do t’i vuanit pasojat e veprimeve të tyre”, ka thënë ai atëkohë.

Gjatë një vizite në Tiranë në maj të vitit të kaluar, Starmer ka paralajmëruar se Britania e Madhe do t’i intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë emigrimin e paligjshëm.

Në vitin 2022, shqiptarët ishin grupi më i madh i migrantëve që mbërrinin në Britani me varka të vogla, por që atëherë ky numër është ulur dukshëm, pjesërisht si pasojë e një marrëveshjeje për dëbim, të nënshkruar nga Qeveria e mëparshme konservatore./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë