BOTA

Projektligji i negociuar me urgjencë u rrëzua, qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë

M.B. Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 17:22

Projektligji i negociuar me urgjencë u rrëzua, qeveria amerikane

SHBA- Një projektligj i negociuar me urgjencë nga republikanët, për të miratuar një buxhet të përkohshëm që qeveria mos të mbyllet sonte në mesnatë, u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve të enjten. Demokratët dhe disa republikanë votuan kundër projektligjit, që parashikonte ndër të tjera, heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027. Fillimisht në Kongres ishte arritur një marrëveshje dypartike mbi buxhetin, që do të financonte qeverinë deri në marsin e vitit ardhshëm, por Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk e refuzuan atë.

Edhe sot Trump, në një postim në mediat sociale, këmbënguli në rritjen e tavanit të borxhit si pjesë e një marrëveshjeje për financimin e agjencive federale. Nëse kjo nuk ndodh tha ai, qeveria le mbyllet që tani. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton. Ligjvënësve po u ngushtohet koha për të miratuar buxhetin për qeverinë, ndërsa mesnatën e së premtes skandon afati për financimin e saj, duke rrezikuar mbylljen e agjencive federale.

“Është një proces i gjatë. Ndonjëherë duhet pak kohë për të arritur konsensus”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Projektligji, që parashikonte heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027, dështoi të enjten në mbrëmje. Ai u negociua brenda pak orësh, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump nëpërmjet një postimi në faqen e tij të median sociale "Truth Social", tha se republikanët duhet të bien dakord për rritjen e tavanit të borxhit, përpara se të miratonin projektligjin mbi buxhetin.

Kevin Kosar, ekspert i institutit ‘American Enterprise Institute’, që hulumton politikat publike tha se kjo ishte një kërkesë jo e lehtë për të rënë dakord.

“Në një farë mase, ishte në avantazhin e tij. Nëse Kongresi e trajtonte tani këtë çështje, atëherë ai nuk do të duhej të bënte negociata rreth saj më vonë ose të mbante barrën e reagimit populist për rritjen e kufirit të borxhit. Nga ana tjetër ishte një kërkesë që u bë vonë. Kongresi po përpiqet të mbyllet para festës së Krishtlindjeve dhe arritja e marrëveshjeje mbi rritjen e kufirit të borxhit është jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai.

Zoti Trump e mbështeti paketën e re ligjore të negociuar nga republikanët të enjten pasdite, por ligjvënësit republikanë të vijës ashpër e kundërshtuan atë. Sipas tyre republikanët po mbështesnin shpenzime që vendi nuk mund t'i përballojë, pa marrë parasysh pasojat.

“Treqind e tridhjetë miliardë dollarë - urime që e keni rritur borxhin që kur e fituat sërish shumicën (në Dhomën e Përfaqësueve) më 5 nëntor. Kjo është e turpshme”, tha ligjvënësi republikan Chip Roy.

Demokratët, e refuzuan gjithashtu projektligjin e ri.

“Republikanët ekstremiste të MAGA-s vendosën të bëjnë atë që u urdhëruan të pasurit, milionerët dhe miliarderët me lidhje te forta, dhe jo njerëzit e klasës punëtore në të gjithë Amerikën”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

Projektligji origjinal mbi të cilin kishin rënë dakord të dyja palët, përfshinte 100 miliardë dollare ndihma për raste të fatkeqësive natyrore dhe miliarda dollarë për fermerët. Po kështu ai parashikonte financimin e qeverisë deri në mes të muajit mars.

Por Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe aleat i zotit Trump e kundërshtoi atë. Në një postim në median sociale X ai shkruante “Ndaloni vjedhjen e taksave tuaja”.

Analisti Tom Schatz i tha Zërit të Amerikës se kjo gje përfaqëson një mënyrë të re qeverisjeje.

“Dallimi mes përpjekjeve për të eliminuar shpenzimet e kota në të kaluarën dhe sot, është media sociale. Taskapaguesit kanë një mundësi më të madhe për t'ua bërë të njohura pikëpamjet e tyre anëtarëve të Kongresit dhe kjo mund të bëhet më shpejt. Nëse nevojitet miratim i ligjeve për të konsoliduar departamente ose programe tashmë përgjigjia mund të jetë më e shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse për shkak të medias sociale”, tha ai.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje deri sot në mesnatë, miliona punonjës federalë do të detyrohen të nderpresin punën./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë