BOTA

Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?

n.f Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 09:33
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë, të angazhuar për Ballkanin, kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia, dhe, rrjedhimisht, siç vlerësojnë ata, shkel parimet e CEFTA-s. Çfarë është ajo, dhe çfarë ka përfituar vendi ndër vite prej saj?

“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova sot është burim i produkteve cilësore, të cilat plasohen jo vetëm në tregjet e vendeve të CEFTA-s, por edhe më gjerë, në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera”.

Kështu shprehet Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas të cilit të qenët pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), i ka ndihmuar Kosovës të përmirësojë cilësinë e prodhimeve.

Palë të Marrëveshjes, e cila synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve, janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006.

Nënshkrueset e mëparshme dhe themeluese të CEFTA-s janë larguar prej saj, pas anëtarësimit të tyre në BE. Zbatimi i Marrëveshjes është parakusht edhe për vendet e tjera që synojnë integrimin në bllokun evropian.

Emri i saj është përmendur shpesh ditëve të fundit, pas kërkesës që iu bë Kosovës nga i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për heqje të ndalesës ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, sepse një gjë e tillë është kundër parimeve të CEFTA-s.

Në këmbim, diplomati gjerman ka ofruar që Kosova të përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj, me fusnotë, dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është bindur. Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë asnjëherë me ndonjë raport vlerësues se si ka ndikuar kjo masë në nivelin e sigurisë. Për Zekën, kjo masë ka goditur interesat komerciale të partnerëve të Kosovës.

“E kemi konsideruar masë paradoksale, duke marrë parasysh që të njëjtën kohë vijon importi i gjysmë-produkteve dhe lëndëve të para, ndërsa në anën tjetër, mallrat përfundimtare, të cilat në masë të madhe prodhohen nga ndërmarrjet që janë në pronësi të huaj në Serbi – po flasim për kapital amerikan dhe kapital evropian – nuk lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”, konsideron Zeka.

Ai, po ashtu, thotë se përfitimet e Kosovës nga CEFTA janë shumëdimensionale, teksa përmend:

• Përmirësimin e ofertës, ose rritjen e atraktivitetit të Kosovës në sytë e investitorëve të huaj;

• Ndjekjen e reformave ekonomike;

• Ndryshimin radikal në strukturën e eksporteve, në llojet e produkteve dhe në llojet e mallrave.

Si Zeka, ashtu edhe Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thonë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet ta shfuqizojë sa më shpejt ndalesën për importet nga Serbia.

“Kosova duhet t’i heqë këto masa dhe duhet të sillet si një aktore kryesore, si një aktore e rëndësishme dhe e drejtë, dhe e besueshme në tregtinë e përbashkët rajonale”, shprehet Rashiti.

Në vend të ndalesës, Zeka e Rashiti besojnë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjorë të paraparë nga CEFTA, për t’u ankuar për barrierat tregtare që i vendosen asaj nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Për ndalimin e importeve nga Serbia, Kosova është kritikuar edhe në raportin e sivjetmë të Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Aty është thënë se “ndalesa ka shkaktuar konfuzion të madh tek importuesit dhe ka ndikuar negativisht te kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë, për shkak të ndërprerjes në zinxhirin e furnizimit”.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, për vitin 2023, Komisioni Evropian ka thënë se ndalesa është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që përbën marrëveshjen e vetme kontraktuale të Kosovës me BE-në.

Rashiti beson se insistimi gjerman qëndron te përgatitjet për takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit – platformë formale e politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit – dhe për marrëveshjet e reja rajonale që synohet të arrihen aty.

Procesi i Berlinit ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit dhe në përgatitjen e tij për anëtarësim në bllokun evropian. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se nëse është e nevojshme, vendet e Ballkanit do të ecin përpara drejt bashkëpunimit rajonal edhe pa Kosovën.

Rashiti thotë se këtë skenar e dëshirojnë disa vende të Ballkanit – Serbia, Bosnja dhe disa elementë brenda Malit të Zi – andaj Kosova nuk duhet të lejojë diçka të tillë.

“Procesi i Berlinit dhe të gjitha organizatat që kanë rrjedhur nga ai, apo i janë bashkuar rolit të Procesit të Berlinit, janë i vetmi instrument ku Kosova ulet e barabartë me vendet tjera. Kosova duhet, me çdo kusht, të bëjë më të mirën për të ruajtur vendin e saj dhe për t’i shtyrë agjendat e saj”, vlerëson Rashiti.

Për më shumë, sipas tij, ndonjë dështim eventual i Procesit të Berlinit ndihmon në shfaqjen apo ringjalljen e iniciativave tjera, si Ballkani i Hapur, që është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova.
 Zeka frikësohet për “pasoja të paparashikuara” nga një izolim i tillë ekonomiko-politik i Kosovës, por nuk sheh gatishmëri të Qeverisë për heqje të bllokadës, duke marrë parasysh se zgjedhjet e ardhshme janë afër./ REL

kosova cefta

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 13 Shtator08:34

BQE ul normën e interesit në 3.5%

Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë