BOTA

Pse francezët po i lyejnë dritaret me shkumës për t'u mbrojtur nga i nxehti?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 10:06

Pse francezët po i lyejnë dritaret me shkumës për t'u

Ndërsa vala rekord e të nxehtit po përfshin Francën, disa dyqane po mbeten pa një produkt të thjeshtë, të lirë dhe të pazakontë – shkumës i grimcuar.
I njohur si Blanc de Meudon (ose “meudon whiting”), ai përdoret zakonisht për prodhimin e bojrave ose si produkt pastrimi. Por përballë temperaturave përvëluese, raportohet se disa njerëz po e përdorin këtë material si një zgjidhje shtëpiake kundër nxehtësisë, duke lyer dritaret në shkolla dhe banesa private.

I përzier me ujë dhe i lyer mbi xham, ai krijon një shtresë të bardhë qumështore që lejon kalimin e një pjese drite, por reflekton nxehtësinë. Dhe një numër gjithnjë e në rritje studimesh sugjerojnë se mund të ketë shkencë të vërtetë pas këtij truku DIY për freskim.
Me valët e të nxehtit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive për shkak të rritjes së temperaturave globale – dhe që paraqesin rrezik të veçantë në qytete – a mund të ndihmojë një shtresë e thjeshtë boje të bardhë njerëzit të përballojnë më mirë vapën?

Ftohja rrezatuese

Bojë e bardhë – zakonisht në mure dhe çati – njihet gjerësisht për efektin e saj ftohës. Në përgjithësi, sipërfaqet e bardha reflektojnë dritën e diellit dhe nxehtësinë, ndërsa sipërfaqet e errëta e thithin atë. Ky parim mund të përdoret për të ftohur ndërtesat dhe qytetet.
Bojë e bardhë komerciale në një sipërfaqe mund të ulë temperaturën në anën tjetër me të paktën 1.7°C (3°F) krahasuar me temperaturën e ambientit në mesditë.

Bojërat e posaçme të zhvilluara për ftohje maksimale, si boja ultra e bardhë, mund të ulin temperaturën e brendshme me disa gradë, jo vetëm duke reflektuar dritën e diellit, por edhe duke larguar nxehtësinë përmes një procesi të quajtur “ftohje rrezatuese”.
Një studim mbi bojën ultra të bardhë tregoi se ajo mund të reflektojë deri në 98.1% të dritës së diellit, ndërsa një formulë më e hershme reflektonte 95.5%. Një tjetër studim tregoi se kombinimi me një shtresë bojë ultra të zezë poshtë mund të ulë temperaturat gjatë ditës deri në 7.6°C (14°F).

Një nga arsyet pse shkumësi mund të jetë efektiv lidhet me përbërësin e tij kryesor, karbonatin e kalciumit, i cili jo vetëm është shumë reflektues, por edhe rezistent ndaj rrezatimit diellor. Kjo veti ka bërë që disa studiues të përdorin nanopjesëza të karbonatit të kalciumit në lloje të reja bojrash “super të ftohta”.

“Ky lloj materiali përdoret gjerësisht në bojërat për ftohje rrezatuese, edhe në bojën tonë super të ftohtë,” thotë Jiashuo Wang, student në Universitetin e New South Wales në Sydney, pjesë e një ekipi që punon mbi bojëra ftohëse.

Shkumësi është përdorur gjithashtu si shtresë për pëlhura që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të freskët. Pjesëzat e karbonatit të kalciumit – përbërësi kryesor i shkumësit – janë të mira në reflektimin e dritës ultraviolet dhe infra të kuqe (pjesa e dritës së diellit që transmeton nxehtësi).
Përveç kësaj, shkumësi konsiderohet relativisht i padëmshëm për shëndetin dhe mjedisin, megjithëse mund të ketë disa rreziqe për sistemin e frymëmarrjes nëse përdoret në ambiente të mbyllura dhe thithet si pluhur.

Dritare të bardha dhe “le cool roofing”

Sipas mediave franceze, kërkesa për Blanc de Meudon po shkakton mungesa në disa zona të vendit, ndërsa njerëzit përpiqen të përballojnë temperatura mbi 40°C (104°F).

Tradicionalisht, Blanc de Meudon përdoret për të zbardhur vitrinat e dyqaneve gjatë rinovimeve ose nga kopshtarët në serra. Por pasi ky truk u përhap në rrjetet sociale, kërkesa u rrit ndjeshëm.

“E dinim këtë ide më herët, e kishim diskutuar gjatë valës së fundit të të nxehtit, por harruam ta blinim,” tha një blerës i quajtur Philippe për gazetën Ouest France. “Tani është vonë! Nuk gjendet askund!”

Disa shkolla franceze kanë përdorur gjithashtu këtë bojë shkumësi në dritare, megjithëse një zyrtar paralajmëroi se kjo “nuk është zgjidhje magjike” dhe se nevojiten më shumë izolime në çati.

Njerëzit kanë zbardhur gjithashtu dritaret e apartamenteve të tyre.
Shkumësi, si dhe boja e bardhë në përgjithësi, është i lirë. Dhe ndryshe nga kondicionerët, të cilët rrisin konsumin e energjisë dhe përkeqësojnë nxehtësinë në mjedis, boja përdor energji vetëm gjatë prodhimit të saj.

Çatitë e bardha – të njohura si “cool roofing” në Francë – po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje si një zgjidhje e qëndrueshme dhe e thjeshtë kundër të nxehtit ekstrem. Kjo ide lidhet edhe me traditën e vjetër në vende si Greqia, ku shtëpitë lyhen të bardha për të reflektuar nxehtësinë.
Një studim sugjeron se çatitë e ftohta mund të kishin ulur temperaturën e Londrës me rreth 0.8°C (1.4°F) gjatë një vale të nxehti, duke parandaluar rreth 249 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Një zgjidhje tjetër: kos

Për ata që kërkojnë një tjetër metodë shtëpiake, ekziston edhe një alternativë: kosi.
Një eksperiment i studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se temperatura e brendshme e një shtëpie me dritare të lyera me kos ishte mesatarisht 0.6°C më e ulët.

Ata zbuluan se një shtresë e hollë e produktit të qumështit mund t’i ulë temperaturat deri në 3.5°C në ditë të nxehta dhe me diell.
Fillimisht kjo zgjidhje ka një erë të pakëndshme, por ajo zhduket shpejt pasi kosi thahet./Përktheu Piranjat News, marrë nga BBC

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë