BOTA

Pse stuhitë e pluhurit Saharian po "pushtojnë" Europën?

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 08:20
Pse stuhitë e pluhurit Saharian po "pushtojnë" Europën?
Athinë

EUROPË- Ka vite që stuhitë e pluhurit që sjellin grimca të vogla nga Saharaja në Europë, janë bërë të zakonshme. Por si krijohen ato? Si lëvizin? Dhe si mund të mbrohesh prej tyre? Nuk është më një ngjarje e rallë që stuhitë e pluhurit të mbërrijnë nga Saharaja në Europë dhe kjo gjë ndodh prej kohësh.

Këtë pranverë pluhuri i Saharasë mbërriti në Athinë, mbi njëmijë kilometra larg. Kjo shkaktoi një ngjarje natyrore mbresëlënëse, sepse u duk sikur Akropolis ndodhej përkohësisht në mars. Çdo gjë u mbulua me ngjyrë të kuqërremtë portokalli.

Si krijohet në Sahara një stuhi pluhuri?

Stuhitë e pluhuri krijohen kur Saharaja ka erëra të forta në kushte të thata. Shketëtira e Saharasë shtrihet në një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Rëra e shkretërirës përbëhet nga grimca të madhësive të ndryshme, shpjegon për Deutsche Wellen, Carlos Perez Garcia-Pando, ekspert për rërën dhe pluhurin në qendrën Supercomputing të Barcelonës.

Disa grimca janë të mëdha dhe të rënda, këto merren me vete nga era. Por nuk janë këto ato që mbërrijnë në Europë duke kaluar nëpër Detin Mesdhe. Kur këto grimca të mëdha rëre bien në tokë, ato godasin grumbujt e rërës e cila shpërbëhet në pjesëza shumë të vogla pluhuri, shpjegon Garcia-Pando. Dhe pikërisht këto pjesëza të vogla përhapen në distanca të gjata, sepse janë shumë të vogla dhe të lehta.

Këto stuhi pluhuri krijohen kur kushtet e motit janë shumë të thata. Përndryshe grimcat e rërës njomen dhe rëndohen, kështu që nuk mund të fluturojnë në distanca të gjata. Stuhitë e rërës shfaqen më shumë në zonat që kanë pak bimësi, sepse bimësia do ta pengonte erën dhe pluhuri do qëndronte tek bimët.

Pse sjellin këto era pluhur në Europë?

Stuhitë e pluhurit shfaqen rregullisht në Shkretëtirën e Saharasë. Po që të bëjnë mijëra kilometra në drejtim të veriut duhet që kushtet e motit të jenë të tilla që të krijojnë erëra të forta. Vetëm atëherë stuhia përshkon distanca të gjata.

Në shumicën e rasteve pluhuri i Saharasë transportohet nga një zonë e presionit të ulët në Detin Mesdhe dhe prej andej në Europë. Këto sisteme janë shumë të forta dhe krijojnë erëra të forta që lëvizin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, thotë Garcia-Pando. Tipike është që ato shfaqen në pranverë. Ndodh rrallë, por edhe kushte moti me presion të lartë mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.

Pjesëzat e pluhurit që përfundojnë në Europë, mund të qëndrojnë në ajër gjatë, sepse janë më të vogla se kokrrat e rërës, të cilat bien shpejt në tokë, shpjegon Stuart Evans, ekspert për çështjet e pluhurit në Universitetin e Bufalos në Nju Jork, në një E-mail për Deutsche Wellen. "Ajo që vjen në Europë është stuhi pluhuri, jo stuhi rëre," shpjegon Evans.

A përbëjnë stuhitë e pluhurit rrezik?

"Gjithnjë ka ndodhur në histori, pluhuri është i moçëm sa Toka," thotë Garcia-Pando. "Kjo nuk është gjë e re." Kur analizohen këto stuhi pluhuri kërkohet të kuptohet fenomeni dhe të mësohet çfarë rëndësie ka për shoqërinë dhe klimën, thotë Garcia-Pando. Pluhuri nuk është gjithnjë diçka e keqe: Ai shërben përshembull si një lloj ushqimi për pyjet dhe oqeanet, sepse përmban hekur dhe fosfor.

Sasia e pluhurit në Tokë është rritur në krahasim me periudhën e para industrializimit, thotë Garcia-Pando. Kjo ka kryesisht të bëjë me kultivimin e tokës nga njeriu, por edhe me ndryshimin e klimës. Për ta bërë të qartë si funksionon kjo duhet imagjinuar një copë toke me kore. Kur shkel njeriu mbi të ose kur kalon një makinë, atëherë korja shpërbëhet në shumë pjesë të vogla dhe në pluhur. Dhe "të gjithë këto copëza të vogla merren lehtë nga era".

Në lidhje me ndryshimin e klimës Garcia-Pando përmend si shembull burimet ujore, të cilat thahen prej thatësirës. "Kur një liqen thahet, pjesët sedimentare të mbetura në fund të liqenit janë shumë të shpërbëshme dhe mund të merren shumë lehtë nga ajri," thotë eksperti i pluhurit.

Aktualisht shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i klimës shkakton më shumë apo më pak erëra në Tokë. Po ashtu e vështirë është të parashikosh të ardhmen e stuhive të pluhurit.

"Kjo është një nga pasiguritë më të mëdha që ne kemi gjatë prognozave për të ardhmen e pluhurit," thotë Garcia-Pando. "Ne duhet të kuptojmë si zhvillohen erërat në situata të ndryshme, jo vetëm erërat e zakonshme, por edhe erërat ekstreme."

Si mund të ruhesh nga stuhia e pluhurit?

Kur stuhia e pluhurit mbërrin në Europë, thotë Garcia- Pando, duhen ndjekur të njëjtat këshilla që ndiqen kur ditët kanë ajër me cilësi shumë të keqe. Pluhuri përbën rrezik për rrugët e frymëmarrjes. Prandaj duhen mbajtur maskat dhe duhet hequr dorë nga aktivitetet sportive jashtë. Kjo vlen sidomos për njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.

Marrë nga DW

pluhuri saharian europe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë