BOTA

Putin: Inkursioni ukrainas në Rusi nuk ka ndikuar në synimet tona të luftës

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 14:51
Putin: Inkursioni ukrainas në Rusi nuk ka ndikuar në synimet tona
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokën ruse nuk ka ndikuar në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës, një shprehje që Kremlini e përdor për ta përshkruar luftën e tij kundër Ukrainës.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok, Putini pretendoi se, duke dërguar trupa në rajonin Kursk të Rusisë, Ukraina i ka dobësuar forcat e veta në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse kanë çarë përpara në ditët e fundit.

“Synimi i armikut ishte të na zemëronte, të tallej, t’i zhvendoste trupat tona nga njëra anë në tjetrën, dhe ta ndalte ofensivën tonë në drejtime kyçe, para së gjithash në Donbas”, tha Putin.

“A ia doli armiku ta arrijë këtë? Jo, nuk arriti asgjë”, shtoi ai.

Putini pretendoi se forcat ruse “e stabilizuan gjendjen dhe filluan ta zmbrapsin dalëngadalë armikun nga territoret përgjatë kufirit”, ku forcat ukrainase u futën në territorin rus në fillim të gushtit.

Ky veprim e la Ukrainën pa mjete për “ta ndalur ofensivën tonë” në lindje të Ukrainës, tha Putin. Kievi pretendon se i ka marrë nën kontroll më shumë se 1.200 kilometra katrorë të tokës ruse falë inkursionit befasues muajin e kaluar. Kjo është hera e parë prej Luftës së Dytë Botërore që ndodh një inkursion në tokën ruse.

Ndërkohë, forcat ruse kanë shënuar përparime të mëdha në përpjekjet e tyre për ta kapur qytetin strategjik të rajonit lindor të Ukrainës, Pokrovsk. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për televizionin amerikan NBC këtë javë se synimi i inkursionit befasues në Kursk grumbullimi i trupave dhe i territorit rus për këmbime në të ardhmen, duke nënvizuar se Ukraina nuk ka nevojë për tokë ruse.

“Operacioni ynë ka për qëllim rikthimin e integritetit tonë territorial. Ne kapim trupa ruse për t’i zëvendësuar me ukrainase. Ne u themi atyre, e dini, ne duam kthimin e ushtarëve tanë në këmbim të ushtarëve rusë. E njëjta gjë vlen edhe për territoret. Ne nuk kemi nevojë për tokën e tyre”, tha Zelensky.

Në të kaluarën, Putini e ka quajtur “provokim” inkursionin ukrainas dhe ka thënë se nuk i ka lënë Rusisë arsye për të biseduar me Kievin.

“Çfarë ka mbetur për të biseduar me ata tani”, kishte thënë ai.

Por, më 5 shtator ai u tërhoq nga ky qëndrim duke thënë se “ne kurrë nuk kemi refuzuar të bisedojmë”. Megjithatë, Putin tha se në bisedimet për paqe duhet patjetër të merren parasysh kushtet e kamotshme të Rusisë, se pjesë të okupuara të Ukrainës nga trupat ruse duhet të mbesin nën kontrollin e Moskës.

Rusia i ka uzurpuar pjesë të rajoneve ukrainase Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, ndërsa në shtator 2022 ajo i aneksoi ato plotësisht në mënyrë të jashtëligjshme. Kombet e Bashkuara vazhdojnë t’i njohin këto rajone si pjesë të Ukrainës. Ukraina vazhdimisht ka kërkuar që t’i kthehen territoret e okupuara nga Rusia, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Moska më 2014./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë