BOTA

Putin: Perëndimi futet në luftë me Rusinë, nëse e lejon Kievin t’i përdorë armët me rreze të gjata

n.f Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 09:33
Putin: Perëndimi futet në luftë me Rusinë, nëse e lejon
Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë, nëse do ta lejonte Ukrainën të kryejë sulme në tokën ruse me raketa me rreze të gjata veprimi të prodhuara nga Perëndimi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u bën thirrje vendeve të Perëndimit t’i heqin kufizimet ndaj vendit të tij për përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi për sulme thellë brenda Rusisë.

Putini tha se një veprim i tillë do t’i zhyste drejtpërdrejt në luftë me Moskën vendet të cilat e furnizojnë Kievin me raketa me rreze të gjata veprimi, sepse të dhënat satelitore për shënjestërim dhe programet për rrugët e fluturimit të raketave do të duhej të kryheshin nga personeli ushtarak i NATO-s, meqë Kievi nuk ka mundësi ta bëjë këtë vetë.

“Pra, nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për ta lejuar apo jo regjimin ukrainas ta godasë Rusinë me këto armë. Çështja është a të merret vendim për t’i lejuar apo jo vendet e NATO-s të përfshihen drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak”, tha Putin për televizionin shtetëror rus.

“Nëse merret vendimi, do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, përfshihen drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Kjo, natyrisht, do ta ndryshojë dukshëm vetë thelbin, natyrën e konfliktit”, tha ai.

Rusia do të detyrohet të marrë “vendime të duhura” bazuar në kërcënimet e reja, shtoi Putin.

Ai nuk shpjegoi çfarë masash do të ishin ato, por në të kaluarën ai ka folur për mundësinë e armatimit të armiqve të Perëndimit me armë ruse, për sulme ndaj caqeve të Perëndimit jashtë vendit.

Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, është gjithashtu duke e rishikuar doktrinën e vet bërthamore – që nënkupton se Moska do t’i përdorte armët bërthamore – dhe Putini ka qenë nën trysni për ta ndryshuar atë në mënyrë që të theksojë gatishmërinë e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve që e “mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë”.

Rusia është duke bërë ushtrime të mëdha detare me Kinën aktualisht.

Perëndimi është duke diskutuar nëse duhet ta lejojë apo jo Kievin t’i përdorë armët me rreze të gjata për sulme në Rusi, të cilën e akuzon për pranimin e raketave balistike nga Irani.

Teherani e ka mohuar këtë dhe e ka quajtur “propagandë e shëmtuar”. Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 me dhjetëra mijëra trupa, duke e shkaktuar konfrontimin më të madh mes Rusisë dhe Perëndimit prej Luftës së Ftohtë. Putini e quan luftën “operacion special ushtarak”. Perëndimi dhe Ukraina e përshkruajnë pushtimin si përpjekje për uzurpim të tokës dhe janë zotuar se do ta mposhtin Rusinë në fushëbetejë./ REL

putin rusia

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 13 Shtator08:34

BQE ul normën e interesit në 3.5%

Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë