BOTA

Qasja tek kontraceptivët çështje kryesore për fushatën zgjedhore në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 16:04
Qasja tek kontraceptivët çështje kryesore për
Foto ilustruese

SHBA- Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politikën amerikane prej dekadash. Por dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ia riktheu shteteve vendimmarrjen për këtë çështje, është çelur tashmë një front i ri, debati për kontraceptivët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton rreth kundrështive në këtë vit elektoral për kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro.

Votuesit e shqetësuar për të drejtën e abortit luajtën një rol kryesor për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e vitit 2022. Tashmë, dy vite pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që garantonte të drejtën kushtetuese për abort, demokratët thonë se të drejtat e riprodhimit do të përcaktohen me zgjedhjet e vitit 2024.

“Duhet të përballemi me të vërtetën e hidhur se gratë kanë fatkeqësisht më pak liri nga ç’kanë patur disa vite më parë”, tha senatori Chuck Schumer, drejtues i shumicës demokrate në Senat.

Demokratët paraqitën për votim në Senat javën e kaluar Ligjin për të Drejtën e Kontraceptivëve, duke thënë se qasja tek kontraceptivët në mbarë vendin po rrezikohet nga republikanët.

“Shumë republikanë thonë se po e ekzagjerojmë dhe se nuk ka rrezik të vërtetë për masat kontraceptive. Ata gjithashtu thanë se po ekzagjeronim kur republikanët u morën me çështjen Roe kundër Wade. Thanë se po e tepronim kur folëm për rrezikun ndaj fertilizimit artificial dhe të drejtës për të ndërtuar familjet tona”, tha senatorja demokrate, Tammy Duckworth.

Projektligji nuk arriti të marrë 60 votat e nevojshme në Senat. Republikanët thanë se disa prej masave mbrojtëse që parashikoheshin në projektligj mund t’i detyronin disa amerikanë të shkelnin besimin e tyre se disa forma kontraceptivësh janë njëlloj me abortin.

“Me sa duket amerikanëve u lejohet të jetojnë sipas bindjeve të tyre të thella morale dhe fetare, nëse nuk bien në kundërshti me pozicionet e politikave të demokratëve”, tha senatori republikan John Thune.

Kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi publikisht muajin e kaluar se nuk do të mbështesë ndalimin e kontraceptivëve, pasi disa komente të tij të mëparshme u duk se sugjeruan të kundërtën.

Senatorët republikanë kanë paraqitur një projektligj tjetër nga ana e tyre për të zgjeruar qasjen ndaj kontraceptivëve dhe thonë se demokratët po bëjnë lojëra politike në një vit zgjedhor.

“Duke filluar që nga Senati dhe deri tek Shtëpia e Bardhë, demokratët nuk kanë me çfarë të bëjnë fushatë. Nuk kanë asnjë agjendë që të pasqyrojë interesat e popullit amerikan. Kështu që në vend të kësaj shkaktojnë frikë në emër të politikës”, tha senatorja republikane, Joni Ernst.

Votuesit që do të zgjidhnin kandidatë për poste publike që kanë pikëpamje të ngjashme me ta për çështjen e abortit, u renditën në një nivel rekord prej 32 për qind në një anketim të publikuar rishtazi nga firma Gallup. Përpjekjet në nivel shtetëror për të mbrojtur abortin, kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro mund të luajnë një rol kryesor në nxitjen e demokratëve që të marrin pjesë në votime.

“E shohin në shtetet e ndryshme ku ata ndodhen, kufizimin e qasjes për këtë. Pra nuk është thjesht diçka që po vendoset nga pak njerëz të zgjedhur. Kjo është një ndjesi publike dhe njerëzit duan t’i marrin vetë vendime të tilla”, thotë Amy Dacey, nga Universiteti Amerikan.

Zyrtarët e ekipit elektoral të presidentit Biden i kanë bërë të drejtat e riprodhimit një çështje kryesore dhe nënpresidentja Kamala Harris u bë nënpresidentja e parë amerikane që vizitoi një klinikë për abortin.

Marre nga VOA

shba zgjedhjet presidenciale fushata zgjedhore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë