BOTA

Raporti i ekspertëve të OKB-së: Forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë ushtruar dhunë me bazë gjinore

n.f Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 18:26
Raporti i ekspertëve të OKB-së: Forcat izraelite dhe
Foto ilustruese

IZRAEL- Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga Kombet e Bashkuara, theksojnë në një raport të publikuar të mërkurën, se forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë kryer dhunë seksuale dhe me bazë gjinore në tre muajt e parë të konfliktit, që filloi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Ekspertët e pavarur ofrojnë një pasqyrë të detajuar të ngjarjeve që kryesisht janë botuar në media. Ata po ashtu theksojnë se Izraeli dhe militantët palestinezë kanë kryer krime lufte, ndërkohë që Izraeli ka kryer edhe krime kundër njerëzimit. Raporti përqëndrohet në periudhën mes sulmit të 7 tetorit dhe fundit të vitit të kaluar.

Izraeli, i cili ka refuzuar të bashkëpunojë me këtë zyrë të Kombeve e Bashkuara, të cilën e akuzon për njëanshmëri kundër tij, i hodhi poshtë akuzat. Raporti rendit një mori pretendimesh për shkelje të të drejtave dhe krimeve të kryera nga dyja palët. Në të thuhet se forcat izraelite kryen akte të tilla si uria e detyruar, vrasje të qëllimshme, dënime kolektive dhe sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe se krahu ushtarak i Hamasit dhe grupe të tjera militante kanë kryer vrasje të qëllimshme dhe keqtrajtim të civilëve dhe janë angazhuar në rrëmbime e marrje pengjesh.

Këto gjetje u publikuan ndërkohë që konflikti hyri në muajin e nëntë, me pak shenja se përfundimi i tij është i afërt. Raporti thotë se frekuenca, shkalla e përhapjes dhe ashpërsia e krimeve seksuale dhe atyre me bazë gjinore kundër palestinezëve nga forcat izraelite gjatë kësaj periudhe në fund të vitit të kaluar lenë të kuptohet se format e një dhune të tillë “janë pjesë e procedurave operacionale të forcave izraelite.”

Ndonëse përmend mohimin e akuzave të krahut ushtarak të Hamasit ndaj akuzave për dhunë seksuale ndaj grave izraelite, raporti thekson se ekspertët dokumentuan “raste që tregojnë për dhunë seksuale” ndaj grave dhe burrave në afërsi të vendit ku u mbaj festivali muzikor, tek një postbllok ushtarak dhe në disa vendbanime izraelite të cilat u sulmuan nga militantët.

Ky grup ekspertësh është mbledhur në vitin 2021 nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut për të hulumtuar abuzimet dhe shkeljet e të drejtave në Izrael dhe në zonat palestineze të kontrolluara nga ai. Grupi i ekspertëve udhëheqet nga Navi Pillay, ish drejtuese e OKB-së për të drejtat e njeriut. Ata janë ekspertë të pavarur dhe nuk flasin në emër të OKB-së. Izraeli refuzon të bashkëpunojë me ta.

Misioni diplomatik i Izraelit në Gjenevë u përgjigj ndaj raportit duke e quajtur atë “përpjekje fyese dhe e neveritshme për të krijuar një krahasim të rremë ndërmjet ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe terroristëve të Hamasit sa i përket dhunës seksuale” dhe thekson pretendimet e shpeshta se ekspertët janë kundër Izraelit.

Raporti dhe përgjigja e Izraelit janë treguesi i fundit i përçarjes gjithnjë më të madhe ndërmjet OKB-së, institucioneve të saj dhe qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu rreth përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë më 7 tetor dhe ndaj rrëmbimit të izraelitëve.

Të martën, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, një institucion i veçantë nga grupi i ekspertëve të pavarur, tha se forcat izraelite dhe grupet e armatosura izraelite mund të kenë kryer krime lufte gjatë operacionit të përgjakshëm të forcave izraelite gjatë fundjavës për të shpëtuar katër pengje. Qindra palestinezë u vranë gjatë këtij operacioni.

Marrë nga VOA

okb izrael palestine dhune me baze gjinore

okb forcat izraelite

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë