BOTA

Takimi i G7, Biden pritet të kërkojë përdorimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

M.B. Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 17:04
Takimi i G7, Biden pritet të kërkojë përdorimin e pasurive
Foto ilustruese

ITALIA- Në takimin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës këtë javë, G-7, presidenti amerikan Joe Biden do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje për përdorimin e interesit nga pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. Ai gjithashtu do të kërkojë unitet në trajtimin e sfidave globale si financimi i infrastrukturës, inteligjenca artificiale dhe mbiprodhimi kinez i artikujve të teknologjisë së gjelbër. Megjithatë, rritja e partive të djathta në zgjedhjet e fundit evropiane mund t’i ndërlikojë planet e tij.

Ndërsa forcat ruse përparojnë në fushën e betejës në Ukrainë, dhe shtohet lodhja e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë lidhur me financimin e luftës, Shtetet e Bashkuara duan që grupi i shtatë vendeve më të industrializuara t'i japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh, që do të paguhej me interesin e fituar nga pasuritë e ngrira ruse me vlerë rreth 280 miliardë dollarë në institucionet financiare perëndimore. Presidenti Joe Biden bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Paris javën e kaluar.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për vendin tuaj. Ju jeni një mburojë kundër agresionit rus”, tha Presidenti Biden.

Pas katërfishimit të tarifave për automjetet elektrike kineze dhe sektorët e tjerë kyç muajin e kaluar, Presidentit Biden tani dëshiron që G7 të përballet me praktikën e Pekinit për të përmbytur tregjet globale me eksporte të lira të këtyre industrive.

"Është kritike që ne dhe numri në rritje i vendeve që e kanë identifikuar këtë si një shqetësim të paraqesim një front të qartë dhe të bashkuar", tha Janet Yellen, Sekretare e Departamentit amerikan të Thesarit.

Megjithatë, fitorja e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian gjatë fundjavës, ka dobësuar Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke shtuar pasigurinë në qëndrimin e G7-ës ndaj Rusisë dhe Kinës. Ursula von der Leyen po lufton për të siguruar një mandat tjetër në postin e Presidentes së Komisionit Evropian. Nëse ajo fiton një mandat të dytë, Evropa pritet të vazhdojë qëndrimin e saj të fortë ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Por gjendja është e pasigurt me zgjedhjet e parakohshme në Francë, që Emmanuel Macron i shpalli pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Nëse e djathta ekstreme hyn në qeveri në Francë, atëherë do të kemi probleme jo vetëm me mbështetjen për Ukrainën, por edhe në frontin e Kinës”, thotë Liana Fix nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila do të jëtë mikpritëse e takimit të G7-ës, ka ftuar Papa Françeskun për të nxjerrë në pah kërkesën e Romës për zbatim të parimeve etike nga qeveritë dhe kompanitë për përdorimin e inteligjencës artificiale. Frenimi i emigracionit në Evropë përmes investimeve në Afrikë është një tjetër çështje rëndësishme për kryeministren Meloni.

Nisma përputhet me Partneritetin e G7-ës për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, që ka për qëllim të sigurojë 600 miliardë dollarë në fonde private për financimin e projekteve të infrastrukturës deri në vitin 2027 si një alternativë ndaj nismës kineze “Një Brez, një Rrugë”.

Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian e ka konsoliduar pushtetin e kryeministres Meloni.

“Jam krenare që ky vend prezantohet në G7 në Evropë me qeverinë më të fortë”, tha ajo.

Presidenti Biden niset për në Itali të mërkurën, një ditë pasi djali i tij Hunter Biden u shpall fajtor për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018, kur ai ishte përdorues droge./ VOA

g7

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë