Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se propozimi amerikan për paqe ka ndihmuar që Kievi dhe Uashingtoni të afrohen drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës – konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga selia e aleancës në Bruksel më 24 nëntor, Rutte e përshkroi si “shumë të suksesshëm” rundin e bisedimeve të zhvilluar gjatë fundjavës për propozimin e Uashingtonit.
Ky rund u mbajt në Gjenevë mes negociatorëve ukrainas dhe amerikanë.
“Qartësisht, disa nga elementet duhet të shqyrtohen me maturi”, tha Rutte për planin 28-pikësh, duke shtuar se “qartësisht, si bazë, ai i shërbeu qëllimit të vet dje, duke i sjellë dy palët në një dialog të vërtetë”.
Plani, që u publikua nga disa media, përfshirë edhe nga Radio Evropa e Lirë, javën e kaluar ndezi alarmin në disa kryeqytete evropiane, por edhe në Kiev, me disa që e quajtën atë si “listë dëshirash” të Kremlinit.
Kushtet e përfshira në të kërkonin lëshime të gjera nga Kievi dhe dukeshin se pasqyronin shumë nga kërkesat e Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës – që njihen si Donbas – dhe Krimenë, si dhe vendosjen e kufizimeve për madhësinë e ushtrisë së Ukrainës.
Propozimi do t’i lejonte po ashtu Moskës të rikthehej në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), si dhe do të lehtësonte gradualisht sanksionet perëndimore ndaj Kremlinit.
Teksa propozimi u bë publik, diplomatët evropianë ngarendën të hartonin një kundërpropozim më të favorshëm për Kievin.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se “elementet që lidhen më shumë me BE-në ose NATO-n do të diskutohen ndaras”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht i dha Ukrainës afat deri më 27 nëntor për të rënë dakord mbi propozimin, megjithëse më vonë e zbuti afatin.
Nuk ka deklarata publike mbi bisedimet se si plani i rishikuar do të trajtojë çështjet sikurse garancitë e sigurisë për Ukrainën ndaj kërcënimeve të ardhshme ruse apo mënyrën se si do të financohej rindërtimi i Ukrainës pas luftës.
Rutte konfirmoi se ka qenë në kontakt si me Trumpin ashtu edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës dhe ishte i rezervuar për të diskutuar propozimin pikë për pikë.
Por, ai theksoi se “rezultati përfundimtar” i bisedimeve “është një Ukrainë sovrane që ecën përpara, një komb i fortë, dhe një Rusi që kurrë të mos provojë të sulmojë më”.
“Di një gjë për rusët në përgjithësi dhe për Putinin në veçanti: sa herë që bëhet një marrëveshje, duhet të siguroheni që është në interesin e tij që ta zbatojë”, tha Rutte.
“Prandaj është shumë e rëndësishme që sa herë të arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën, ai [Putin] të mos provojë më kurrë. Dhe, ai nuk do të provojë më kurrë kur ta dijë se pasojat për të do të jenë shkatërruese nëse tenton të pushtojë përsëri Ukrainën pas një armëpushimi afatgjatë ose, më mirë, pas një marrëveshjeje paqeje”.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO?
Megjithatë, Rutte komentoi për dy aspekte të planit që kanë të bëjnë me aleancën ushtarake: dialogun e ardhshëm me Rusinë dhe anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.
Shefi i NATO-s, që mori drejtimin e aleancës tetorin e vitit të kaluar, tha se diskutimet e ardhshme nuk do të ndodhin nën ombrellën e Këshillit NATO-Rusi, që për herë të fundit është takuar pak para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ose përmes Aktit Themelues NATO-Rusi të vitit 1997, që ka kodifikuar raportet midis aleancës 32-anëtarëshe me Moskën.
“Këto gjëra janë të vdekura, këto dy institucione Këshilli NATO-Rusi dhe Akti Themelues NATO-Rusi janë të vdekura që kur Putini e pushtoi Ukrainën”, tha Rutte, duke shtuar se pushtimi i shtetit fqinj nga Kremlini ishte “kundër të gjitha parimeve themelore të vlerave tona perëndimore dhe asaj që përfaqësonte Akti Themelues NATO-Rusi dhe atë që përpiqej të arrinte Këshilli NATO-Rusi”.
Ngjashëm, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen, edhe pse në propozimin fillestar të Shteteve të Bashkuara u tha se aleanca ushtarake nuk duhej të përparonte më tej.
Megjithatë, Rutte shtoi se anëtarësimi i Kievit në NATO nuk është aktualisht në tryezë të diskutimeve.
“Çdo vend brenda sferës së NATO-s – pra në zonën Euro-Atlantike – që dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe ky është Traktati i Uashingtonit i vitit 1949 – mund të aplikojë për anëtarësim. Por, për t’u bërë anëtar nevojitet unanimiteti. Dhe në këtë moment, ai unanimitet është larg që të arrihet”, tha ai.
“Aktualisht, kemi disa aleatë që deklarojnë qartë se janë kundër hyrjes së Ukrainës në NATO. Sigurisht, kemi pasur edhe deklaratat nga samiti i Uashingtonit vitin e kaluar, i cili tha se ekziston një rrugë e pakthyeshme drejt NATO-s. Ky është një realitet”./REL
Adolf Hitler Uunona, këshilltar lokal në Namibia, është i vendosur për një fitore të sigurt në zgjedhjet lokale që ...
Presidenti i Ukrainës mund të shkojë në Uashington që këtë javë për t'u takuar me presidentin e SHBA-së, Donal...
Kremlini tha të hënën se një kundërpropozim evropian ndaj një plani paqeje prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrain&eum...
Presidenti turk, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putin. Putin tha se propozimi i SHBA-së për Ukrainën, referua...
Shkencëtarët kanë zbuluar se shkaku i dhjetëra mijëra tërmeteve pranë ishullit grek të Santorinit më herët k...
Gambia tha se po strehon përkohësisht liderin e opozitës së Kamerunit, Issa Tchiroma Bakary, për arsye humanitare pas zgjedhjeve pres...
Ushtria izraelite ka njoftuar shkarkimin e tre gjeneralëve që mbanin poste kyçe gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, duke ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luft&eum...
Zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska nuk ishin vendimtare, thotë Toby Vogel, analist në Këshillin pë...
Departamenti për Efiçencë në Qeverinë e Presidentit amerikan, Donald Trump, është shpërbërë tetë muaj...