BOTA

REL: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin "nuk ka gjasa të anulohet"

r.lll Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 09:43
REL: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin "nuk ka gjasa të
foto ilustruese

KOSOVË- Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por “ai nuk mund të anulohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili thotë se mund të lindin probleme sa i përket formimit të Asociacionit, nëse “një draft-statut jokushtetues i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Deklaratat e shpeshta për këtë temë, Osmani ka filluar t’i bëjë pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më 17 mars.

Ajo ka thënë se ia ka shprehur Sorensenit kundërshtimet e saj për këtë draft-statut, i cili i është ofruar Kosovës dhe Serbisë në tetor të vitit 2023 nga të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Në atë kohë, BE-ja e ka përshkruar atë si një “model modern” për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, ndërsa dokumenti është pranuar në parim si nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ndërkohë, Kurti ka ndryshuar qëndrimin për këtë draft-statut dhe ka refuzuar ta dërgojë atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës - veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndryshuar qëndrimi i tij për formimin e Asociacionit dhe nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër në horizont për komunitetin serb në Kosovë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

As Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a pajtohet me vlerësimin e presidentes Osmani se draft-statuti për formimin e Asociacionit është jokushtetues dhe a planifikon ajo ndonjë draft-statut të ri apo po kërkon zgjidhje alternative.

Lidhur me këtë temë, Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Osmani: Vërejtjet e mia për statutin janë substanciale

Osmani tha se vërejtjet e saj ndaj draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë të natyrës substanciale dhe se qëndrimin e saj ia ka përcjellë edhe të dërguarit të ri të BE-së për dialogun, Sorensen.

“Ato nuk janë vërejtje teknike. Një president vendi nuk bën vërejtje teknike. Pra, bën vërejtje substanciale, për sa i përket mospërputhshmërisë me Kushtetutën e Kosovës dhe rrezikut që ai draft-statut mund të bartë për funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha Osmani për gazetarët më 21 mars.

Ajo shtoi se vërejtjet e saj janë mendim i saj personal dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund ta vlerësojë draft-statutin e ofruar nga BE-ja, apo ndonjë draft tjetër që mund të ofrohet nga institucionet e Kosovës - “kurdo që të vijë një moment i tillë”.

Profesori Hasani thotë se kjo deklaratë e presidentes së Kosovës është e vonuar dhe se ajo po e përdor atë për politikë të brendshme.

“Unë besoj që e bën për t’i hyrë në hatër pushtetit aktual. Mendon dhe shpreson se do të bëhet rizgjedhja e tij [edhe për një mandat] për presidente në vitin e ardhshëm. Ndërkohë, nëse dikush mendon se dialogu mund të ndryshojë në përmbajtje dhe se mund të anulohen apo zhvlerësohen ato që janë arritur në Bruksel, është naivi më i madh”, thotë Hasani.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikon një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Marrëveshja e parë për themelimin e tij është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërsa për parimet e tij është rënë dakord më 2015.

Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa nga këto parime nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, edhe pse ato do të mund të harmonizoheshin.

Hasani: Draft-statuti është zbatim i Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit

Hasani pajtohet me konstatimin se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Por, sipas tij, ky draft-statut “është derivat i Marrëveshjes Bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë marrëveshje, Kurti dhe Vuçiq kanë rënë dakord në shkurt të vitit 2023 në Bruksel, ndërsa në mars të po atij viti, në Ohër, ata janë pajtuar për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Hasani thotë se draft-statuti i Asociacionit përmban zbatimin e të dyja këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç thotë, janë në funksion të një autonomie politiko-territoriale për serbët e Kosovës.

“Të gjitha këto janë në kundërshtim brutal me Kushtetutën e Kosovës. Por, draft-statuti [i Asociacionit] nuk mund të anulohet pa u anuluar dy marrëveshjet tjera [të Brukselit dhe Ohrit]. Kjo nuk mund të ndodhë”, thekson Hasani.

Ai shton se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj nuk mund të anulohen, sepse janë bërë pjesë e rendit juridik evropian, që kushtëzon përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Gogiq: Osmani nuk duhej t’i bënte publike vërejtjet e saj

Edhe politologu nga Beogradi, Gogiq, thotë se draft-statuti i BE-së për formimin e Asociacionit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, ai thekson se deklaratat e presidentes Osmani mund të shihen nga dy këndvështrime: se ajo e refuzon draft-statutin, ose “i thekson me kohë problemet që mund të lindin”.

“Mbase këtu është e kontestueshme përse ajo doli publikisht. Ndoshta do të duhej t’u drejtohej atyre [BE-së], marrë parasysh se draft-statuti nuk është publikuar asnjëherë zyrtarisht. Por, nëse versioni që kemi parë në media është i saktë, unë ndaj vlerësimin e saj se nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se është befasi që ka ardhur nga BE-ja”, thotë Gogiq.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draft-statutin e përgatitur nga BE-ja, i cili specifikon se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Theksohet, gjithashtu, se dokumenti do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ky draft-statut, mes tjerash, parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga Serbia dhe “një kanal efikas të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e statutit që u referohet kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, saktëson se ky organ ka të drejtë të marrë vendime, të miratojë rregullore, udhëzime dhe deklarata.

Ai, po ashtu, do të kishte autoritet të plotë në nivel lokal në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Asociacioni parashihet të ketë të drejtë të iniciojë ose të jetë palë edhe në proceset në gjykata, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet ose veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.

A mund të ndryshojë BE-ja qëndrimin e saj ndaj Asociacionit?

Hasani dhe Gogiq pajtohen se Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë qasjen e tij lidhur me formimin e Asociacionit apo marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Hasani nuk beson se Gjykata Kushtetuese mund “të rrëzojë ose anulojë” draft-statutin e BE-së për Asociacionin.

“Për rrjedhojë, draft-statuti mund të ndryshojë vetëm në pjesë të caktuara. Për mendimin tim, mund të pësojë vetëm ndryshime kozmetike”, sipas tij.

Ai, po ashtu, shpreh besimin se BE-ja nuk e ka ndryshuar qasjen lidhur me draft-statutin e Asociacionit, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Gogiq, në anën tjetër, konsideron se BE-ja mund ta shohë vetë se draft-statuti nuk është “më i përshtatshmi” dhe mund të ofrojë një dokument të ri.

“Nuk mund të shtysh një statut që nuk mund të kalojë [vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese] dhe t’u japë edhe më shumë material atyre që e kundërshtojnë Asociacionin në Kosovë”, thotë Gogiq.

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai, si kryeministër i vendit, nuk mund ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse Marrëveshja Bazë nuk është nënshkruar.

Kurti konsideron se nënshkrimi i Marrëveshjes do të ishte garanci se edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj ndaj Kosovës.

Kosova, aktualisht, është në proces të formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka fituar më së shumti vota./REL

draft asociacioni kosovë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë