Revista prestigjioze mjekësore “The Lancet” ka refuzuar të paraqesë prova në një hetim të Senatit të SHBA-së lidhur me origjinën e pandemisë Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga kryeredaktori i saj, Richard Horton, gjatë një interviste për Reuters.
“Morëm një kërkesë për të dëshmuar në një hetim të Senatit, por nuk do ta bëjmë këtë”, deklaroi Horton gjatë eventit Reuters Pharma në Barcelonë, duke nënvizuar qëndrimin e prerë të revistës ndaj kërkesës amerikane.
Ai shtoi se “The Lancet” nuk do të bashkëpunojë “me një qeveri që ka sulmuar disa nga shkencëtarët më të rëndësishëm të kohës sonë”, duke iu referuar trajtimit që administrata e Donald Trump i ka bërë ish-zyrtarit të lartë të shëndetësisë, Anthony Fauci.
Fauci, i cili udhëhoqi përgjigjen ndaj pandemisë në SHBA, është përballur me kërcënime për jetën dhe kritika të forta nga Trump dhe figura të tjera republikane. Madje, vitin e kaluar, presidenti vendosi t’i heqë mbrojtjen e sigurisë që i ishte ofruar si ish-zyrtar i lartë federal.
Horton bëri të ditur se në dhjetor 2025 revista kishte marrë një kërkesë për të dorëzuar të gjitha dokumentet që lidhen me koronaviruset për periudhën 2018–2022, përfshirë emaile, shënime dhe studime. Një kërkesë e ngjashme iu drejtua edhe revistës Science.
Këto kërkesa lidhen me hetimin e drejtuar nga senatori republikan Rand Paul, i cili po shqyrton financimet amerikane për një laborator virologjik në Wuhan të Kinës, qyteti ku u shfaqën rastet e para të Covid-19 në fund të vitit 2019.
Zyra e senatorit nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment, ndërsa Horton theksoi se “fokusi mbetet ende tek ajo që ndodhi në Wuhan në fund të vitit 2019”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumica e komunitetit shkencor mbështesin teorinë se virusi ka origjinë natyrore. Megjithatë, hetimet ndërkombëtare janë penguar nga mungesa e transparencës dhe të dhënave nga Kina.
Nga ana tjetër, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë deklaruar vitin e kaluar se një rrjedhje nga laboratori mbetet një skenar i mundshëm për shpërthimin e pandemisë, duke mbajtur të hapur debatin global mbi origjinën e Covid-19.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Prill23:28
Trump e prezantoi me bujë, vetëm një aplikim për “kartën e artë” prej 1 milion dollarësh
Skema e vizave “gold card” e propozuar nga Donald Trump synonte të ndihmonte në uljen e borxhit kombëtar të Shteteve të Bas...
BOTA
24 Prill23:10
Rusia ë e gatshme të mbështesë procesin e paqes SHBA-Iran
Rusia ka vlerësuar rolin ndërmjetësues të Pakistanit në konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede...
BOTA
24 Prill22:35
Trump: Irani dëshiron të flasë dhe është gati t'i bëjë një ofertë SHBA-së
Irani dëshiron të flasë dhe të bëjë një ofertë që synon të përmbushë kërkesat e SHBA-së, s...
BOTA
24 Prill22:31
Ngushtica e Hormuzit nuk përmban vetëm naftë dhe gaz, por edhe një rrjet tjetër tejet të rëndësishëm
“Ngushtica e Hormuzit mbart jo vetëm naftë dhe gaz, por edhe një rrjet të dendur kabllosh nënujore. Nëse ato do të prit...
BOTA
24 Prill21:34
SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve me Iranin
Sipas raportimeve, SHBA-të po dërgojnë zyrtarë për bisedime me ministrin e jashtëm iranian në Pakistan.
I dërguari spec...
BOTA
24 Prill20:41
Kush po merr vendime në Iran?
Pyetja që i rri pezull Teheranit që nga sulmet e para të luftës aktuale të Iranit me SHBA-në dhe Izraelin është e thjesh...
BOTA
24 Prill20:36
Kreu marrëdhënie seksuale me pacientin me probleme të shëndetit mendor, mjekes i ndodh e papritura
Një mjeke është pushuar përgjithmonë nga puna pasi u shpall fajtore për hyrjen në një marrëdhënie të fshe...
BOTA
24 Prill20:24
Po sikur Alberto të jetë i pafajshëm për vrasjen e të dashurës? Një gabim prej 6.5 milionë eurosh
Krimi i Garlasco-s, i ndodhur më 13 gusht 2007, ka sot një autor të njohur nga drejtësia italiane: Alberto Stasi është dënuar...
BOTA
24 Prill20:23
Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Tandamonit, 288 civilë u vranë në një nga krimet më të rënda
Ministria e Brendshme Siriane njoftoi sot arrestimin e të dyshuarit kryesor në masakrën e Tandamonit në vitin 2013 , ku u vranë 288 civ...
BOTA
24 Prill20:22
A do të ketë një anëtarësim të shpejtë për Ukrainën? Udhëheqësit europianë japin verdiktin
Udhëheqësit evropianë i shuan sot shpresat e Ukrainës për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimi...