BOTA

Riarmatimi, prova e BE-së për t’i shndërruar fjalët në vepra

n.f Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 22:43

Riarmatimi, prova e BE-së për t’i shndërruar fjalët

SHBA- Me vendimin e  beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën në sfond, udhëheqësit e shqetësuar të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar hapat për të forcuar mbrojtjen e BE-së kundër Rusisë.

"Pyetja që shtohet nuk është më nëse siguria e Evropës kërcënohet konkretisht apo nëse Evropa duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, pyetja që shtohet para nesh është nëse Evropa është e përgatitur të veprojë me vendosmëri sipas situatës – dhe nëse Evropa është gati dhe e aftë të veprojë me shpejtësinë dhe me ambicien e duhur”, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimit, ndërsa shpalosi një plan financiar shumëdimensional për mbrojtjen, në vlerë prej 870 miliardë dollarësh, për bllokun me 27 anëtarë.

Një mesazh i tillë po dëgjohet nëpër takime të shumta, urgjente, të udhëheqësve evropianë, të shqetësuar nga një mos angazhim i mundshëm i Shteteve të Bashkuara dhe që po çon drejt një angazhimi të ri evropian për më shumë shpenzime në fushën e mbrojtjes. Ky zhvillim vjen pas vitesh kërkesa të përsëritura nga Uashingtoni që BE-ja të mbajë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

Por shtetet anëtare të BE-së po përballen me sfida të thella ndërkohë që ndërmarrin hapa për t’u riarmatosur, duke filluar nga qeveritë dhe ekonomitë e brishta e deri tek ballafaqimi me një popullatë skeptike e forcimi i partive të djathta të skajshme, shpesh me pikëpamje më të favorshme për Rusinë.

Shqetësim të veçantë për shumë prej tyre paraqet largimi i mundshëm i administratës së Presidentit Trump nga aleanca tradicionale transatlantike.

“Kjo krijon disa sfida shumë të mëdha për të ardhmen e Bashkimit Evropian – dhe mendoj se evropianët janë shumë të vetëdijshëm për këtë”, thotë Ian Lesser, i cili udhëheq zyrën e Brukselit i Fondit gjerman Marshall.

“A do t’i përgjigjet Evropa këtyre sfidave, qoftë atyre që lidhen me tregtinë apo për mbrojtjen – kolektivisht? Apo shtetet anëtare, do të veprojnë secili më vete?”.

Për shumë udhëheqës të BE-së, mesazhi duket se është uniteti. Gjatë takimit në Londër, shtetet e BE-së dhe Britania e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, ranë dakord të hartojnë planin e tyre të paqes për Ukrainën për t’ia paraqitur atë Uashingtonit. Franca dhe Britania gjithashtu mbështetën një të ashtuquajtur “koalicion të shteteve të gatshme”, për të dërguar forca në Ukrainë që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili ka kohë që bën thirrje për një Evropë me një autonomi më të gjerë ushtarake – ka sugjeruar gjithashtu që t’ua ofrojë shteteve tjera evropiane mburojën bërthamore parandaluese të Francës.

“Më në fund ndjesia e urgjencës po i kaplon udhëheqësit evropianë, por në këtë moment ajo nuk mjafton”, thotë analistja Olena Prokopenko nga Fondi Marshall.

“Po shohim nivele të ndryshme të të kuptuarit të nivelit të kërcënimit me të cilin përballet Evropa në këtë moment. Po shoh një shkallë – nuk dua të them paniku – por evropianë realisht të alarmuar, të cilët po e kuptojnë se duhet të qëndrojnë bashkë sa më shumë që është e mundur”, thotë Elie Tenenbaum, i Institutit francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare me qendër në Paris.

Megjithatë, shtoi ai, Evropa gjendet përballë një sfide të madhe. “Nëse evropianët duan të kompensojnë ndihmën e humbur amerikane për Ukrainën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë që tani”.

"Ata duhet të ndërmarrin veprime, të urdhërojnë industritë e mbrojtjes (të prodhojnë)”.

Përtej Ukrainës, Instituti për politika ‘Bruegel’, me seli në Bruksel, llogarit se Evropës i duhen 300,000 trupa shtesë dhe qindra miliarda dollarë më shumë për të parandaluar një agresion të mundshëm rus pa Shtetet e Bashkuara.

Evropës “i mungojnë armatimet, na mungojnë pjesët për t’i zëvendësuar ato, na mungon gatishmëria”, thotë zoti Tenenbaum.

Ish-Ambasadori francez Michel Duclos, vë theksin tek pasuritë e Evropës. "Është e vërtetë që nuk gjendemi në një situatë të mirë", tha zoti Duclos, i cili punon si analist pranë Institutit ‘Montaigne’ në Paris. “Por në të njëjtën kohë, në aspektin demografik dhe atë ekonomik, ne (Evropa) mund të jemi shumë më të fortë sesa Rusia, nëse jemi në gjendje të bashkojmë veprimet tona në aspektin e mbrojtjes”, theksoi ai.

Ambiciet e reja të Evropës për sigurinë tashmë po përballen me rezistencë. Për shembull, partia ekstremit të djathtë të në Francë, Bashkimi Kombëtar ka hedhur poshtë idenë që Franca të përfshijë Evropën në ombrellën e saj bërthamore dhe udhëheqësja Marine Le Pen i cilëson planet për mbrojtje të pavarur të Evropës si “iluzion”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për lidhjet e tij miqësore me Kremlinin, i ka bërë thirrje Evropës që në vend të kësaj të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta për të bërë të mundur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shumë ekonomi europiane po përballen me sfida, ndërsa në disa vende po zbehet mbështetja publike për Ukrainën.

Anketime të kohëve të fundit, tregojnë se ndërsa dy të tretat e qytetarëve francezë besojnë se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Kievin, tre të katërtat nuk duan që trupat ushtarake të vendit të dislokohen në terren – përveçse në rast se shkojnë për të ruajtur një paqe të mundshme.

"Deri më tani, udhëheqësit evropianë janë përpjekur që në mesazhet që i përcjellin qytetarëve të vendeve të tyre të jenë më shumë qetësues sesa alarmues", thotë analisti Tenenbaum. “Por nëse duan të justifikojnë shpenzimet më të larta për mbrojtjen dhe marrjen përsipër të rrezikut, atëherë do të duhet të jenë shumë më të zëshëm për rreziqet me të cilat përballet rajoni”, përfundon ai./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë