BOTA

Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

n.f Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 22:39
Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një
Foto ilustruese

RUSI- Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari policor, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë më 14 gusht. Ky burrë është ndaluar më 12 gusht, nën akuzat për “huliganizëm”, ka thënë ky Komitet.

“I pandehuri ka refuzuar të ofrojë informacione për identitetin e tij, dhe më pas ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari për zbatim të ligjit”, kanë thënë hetuesit.

Komiteti Hetues nuk e ka identifikuar burrin, mirëpo një kanal në Telegram që vëzhgon gjykatat në Moskë, e ka identifikuar atë si Joseph Tater, dhe ka thënë se ai është dënuar me 15 ditë burgim për huliganizëm. Interfax e ka identifikuar burrin si Joseph Tager, 46-vjeçar, dhe ka thënë se ai është ndaluar për huliganizëm dhe sulm ndaj një zyrtari policor, dhe që ndaj tij mund të hapet një rast penal.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u ka thënë gazetarëve në Uashington se Departamenti i Shtetit është në dijeni për raportimet se një shtetas tjetër amerikan është arrestuar në Rusi, dhe ka thënë se “po punojmë për të siguruar sa më shumë informacione, dhe për të kuptuar nëse ekziston qasja konsullore”.

Shumë amerikanë tjerë janë mbrapa burgjeve në Rusi, edhe pas këmbimit të të burgosurve më 1 gusht, që ka rezultuar me lirimin e 16 personave nga burgjet e Moskës, në këmbim të tetë rusëve që janë mbajtur në burgjet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Njëra prej tyre është Ksenia Karelina, është cila është duke u mbajtur në Rusi prej janarit dhe mund të përballet me 15 vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për tradhti. Karelina, shtetase amerikano-ruse, është ndaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në Jekaterinburg, në janar, ku ka udhëtuar për t’i takuar familjarët. Vendimi ndaj saj pritet të merret më 15 gusht.

Karelina është akuzuar fillimisht për huliganizëm, më saktësisht për sharje të zyrtarëve policorë. Agjentë të sigurisë, më pas, kanë kërkuar në telefonin e saj dhe kanë zbuluar se para se të udhëtonte në Rusi, ajo e ka kryer një donacion prej 51 dollarësh për një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara, që ofron ndihma në Ukrainë.

Në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia, dhe disa vende evropiane. Në mesin e të liruarve janë, gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, gazetari i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, dhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan./ REL

rusia arrestim amerikan sulm

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë