Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Presidenti çek, Petr Pavel i ka bërë thirrje NATO që të reagojë më ashpër ndaj provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në kufijtë lindorë të aleancës.
Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ai tha se NATO duhet “të tregojë dhëmbët” dhe të marrë masa më vendimtare, përfshirë rrëzimin e avionëve që shkelin hapësirën ajrore të aleancës, ndërprerjen e internetit ose satelitëve rusë dhe izolimin e bankave ruse nga sistemi financiar global.
Ai shprehu zhgënjim me “mungesën e vendosmërisë nga Shtetet e Bashkuara për të vazhduar presionin ndaj Rusisë”, megjithëse u shmang kritikave të drejtpërdrejta ndaj Donald Trump, pavarësisht se presidenti amerikan vazhdon të hedhë dyshime mbi të ardhmen e angazhimeve të Uashingtonit ndaj aleancës.
Paveli tha se udhëheqësit ushtarakë rusë qeshin herë pas here në lidhje me mungesën e vendimmarrjes së aleancës euro-atlantike.
“Kur i pyeta pse i bëjnë këto veprime provokuese në ajër, takime të afërta ose fluturime mbi anije luftarake në Detin e Zi ose Detin Baltik, përgjigjja e tyre ishte ‘sepse ne mundemi’. Ky është pikërisht lloji i sjelljes që lejuam”, tha ai.
Pavel paralajmëroi se Rusia po teston vazhdimisht kufijtë e NATO-s duke qëndruar pak nën pragun e nenit 5, që konsideron sulm ndaj një anëtari si sulm ndaj të gjithëve. Ai tha se Moska “kupton vetëm gjuhën e forcës” dhe se mungesa e reagimit mund ta inkurajojë Kremlinin të intensifikojë provokimet.
“Nëse disa udhëheqës evropianë preferojnë gjithmonë një zgjidhje diplomatike, edhe pse rusët nuk tregojnë gatishmëri për një të tillë”, NATO rrezikon të jetë e ndarë dhe e paaftë për të vepruar. Rusia, për fat të keq, nuk e kupton gjuhën e bukur. Ata e kuptojnë kryesisht gjuhën e fuqisë, idealisht të shoqëruar me veprime… nëse shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s vazhdojnë, do të na duhet të marrim një vendim për të rrëzuar një avion pa pilot ose me pilot.”, tha ai.
Paveli tha se aleanca duhet të marrë në konsideratë edhe masa asimetrike “që nuk po vrasin njerëz, por janë mjaftueshëm të ndjeshme për ta bërë Rusinë të kuptojë se kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë”. Sipas tij, “nëse nuk reagojmë ndaj shkeljeve me të cilat përballemi sot, atëherë Rusia ndoshta do të ndërhyjë”.
“Për shembull, fikja e internetit ose satelitëve. E patë ndryshimin që bëri Starlink në fushën e betejës, ose shkëputja e bankave ruse nga sistemi financiar.”
Presidenti çek kritikoi gjithashtu mungesën e vendosmërisë nga SHBA dhe Europa ndaj Rusisë, duke kërkuar më shumë presion ekonomik dhe sanksione më të forta për ta detyruar Moskën të negociojë paqe për Ukrainën. Ai tha se heqja e sanksioneve duhet të lidhet vetëm me armëpushim dhe negociata serioze.
“Në vend të kësaj, ne kryesisht presim atë që vjen nga Uashingtoni. Dhe madje edhe SHBA-të mund të jenë më të lumtura me faktin që Evropa është më aktive. Nëse nuk dalim me propozimet tona, atëherë dukemi të dobët ose të çorientuar.”
Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) tha të shtunën se 10 të dyshuar të ISIS-it (Daesh), përfshirë...
Franca ka vendosur t’i ndalojë ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, hyrjen në territorin francez, tha t&e...
Kompanitë e grupit kinez Shandong (Shandong High Speed) kanë realizuar afro 200 milionë euro të ardhura në Serbi, duke u renditur nd&...
Greqia planifikon të përdorë dronë për zbulimin e hershëm të vatrave të zjarrit, si dhe dhjetëra avionë dhe ...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), John Ratcliffe, thuhet se shoqëroi një operativ të lidhur me kap...
Entomologu dhe pedagogu i Distav-Unige, Stefano Vanin, i cili ndodhej në Maldive në anijen “Duke of York”, nga ku u zhytën në ...
Pas katër javësh negociatash, vendet që kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) d&eu...
Skuadrat e sigurisë dhe makinat e blinduara janë pjesë e peizazhit në Kolumbi, një vend i mësuar me dhunën e armatosur. N&e...
Nëse Bashkimi Evropian ka një “vijë të kuqe” kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Serbisë me Kin&e...
Një pacient me kancer në fazë terminale iu nënshtrua eutanazisë në Uruguai të premten , e para në vendin e Amerikë...