Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Skuadrat e sigurisë dhe makinat e blinduara janë pjesë e peizazhit në Kolumbi, një vend i mësuar me dhunën e armatosur. Në këto kushte, mbrojtja personale është shndërruar në një industri mjaft fitimprurëse që po lulëzon çdo dita e më shumë.
Në Facatativá, dy orë larg Bogotas, ndodhet Akademia S.W.A.T. Bodyguards – shkolla më e madhe private e sigurisë në Amerikën Latine. E njohur si “Harvardi i truprojave”, ajo tërheq studentë nga i gjithë rajoni, si Meksika, Ekuadori e Kosta Rika.
Kursantët stërviten intensivisht në qitje, manovra me makina dhe strategji mbrojtjeje. “Askush nuk di më shumë për sigurinë sesa kolumbianët” – e pranojnë studentët e huaj.
Instruktorët – kryesisht policë ose ushtarakë në pension – ndihen krenarë për këtë reputacion. Luis Albeiro García, ish-anëtar i Departamentit Administrativ të Sigurisë (DAS) dhe truprojë e tre ish-presidentëve, shpjegon: “Për mirë a për keq, gjashtëdhjetë vitet e konfliktit të armatosur na stërvitën si askënd tjetër. Pas amerikanëve, ushtria kolumbiane është më e mira”.
Kjo është arsyeja pse truprojat kolumbiane kërkohen masivisht jashtë shtetit. Shumë të diplomuar përfundojnë si mercenarë në Sudan, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael, duke fituar trefishin e asaj që do të fitonin në vendin e tyre.
Në Kolumbi, ka afro 400.000 njerëz të certifikuar si roje private, duke e tejkaluar me dy herë forcën policore. Të paktën 11.500 truproja janë të kontraktuar nga Njësia Kombëtare e Mbrojtjes (UNP) për të mbrojtur rreth 12.000 zyrtarë, udhëheqës të komunitetit dhe individë në rrezik.
Kjo i kushton qeverisë rreth 705 milionë dollarë në vit. Prania e truprojave është rritur me 400 për qind në dekadën e fundit. Për Hugo Acero-n, ish-sekretar i sigurisë në Bogota, këto shifra janë “skandaloze”.
Ai ankohet se të kesh siguri private është kthyer në një çështje statusi apo prestigji mes klasës së kamur (këngëtarë, biznesmenë, aktorë). “Ti nuk je askushi nëse një burrë i veshur me të zeza nuk të hap derën”- thotë ai, duke shtuar se nëse dikush dëshiron vërtet të të vrasë, skuadrat e sigurisë janë shpesh të kota.
Ndërsa politikanët që nuk përballen me rreziqe reale lëvizin me skuadra të mëdha sigurie, të tjerët mbeten të pambrojtur. Kolumbia mbetet një nga varrezat më të mëdha në botë për këta njerëz.
Industria e sigurisë private është jashtëzakonisht fitimprurëse. Kompanitë tarifojnë shuma të larta, ndërsa akademitë si S.W.A.T. Bodyguards regjistrojnë rritje të studentëve pas çdo incidenti të bujshëm publik.
Politologu Ricardo Amórtegui thotë: “Siguria private është një masë reaktive e cila mban biznese miliona dollarëshe. Por është thjesht një zgjidhje sipërfaqësore”.
Por pavarësisht kritikave, për sa kohë që njerëzit jetojnë në një gjendje alarmi 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës, biznesi i sigurisë në Kolumbi do të vazhdojë të lulëzojë, duke u kthyer në pjesë të pandashme të peizazhit të vendit.
Nëse Bashkimi Evropian ka një “vijë të kuqe” kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Serbisë me Kin&e...
Një pacient me kancer në fazë terminale iu nënshtrua eutanazisë në Uruguai të premten , e para në vendin e Amerikë...
Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimin e detyrueshëm do të rritet në 6.45 milionë ...
Një shpërthim gazi në minierën e qymyrgurit Liushenyu në qytetin Changzhi, në veri të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e t&...
Ivanka Trump dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC), sipas nj...
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, i ka bërë thirrje NATO-s që “t’i tregojë dhëmbët” si kund&...
David Jones, 53 vjeç, një punonjës në një shtëpi kujdesi që abuzoi seksualisht me gra të moshuara me demencë dhe ...
Tulsi Gabbard po jep dorëheqjen nga puna e saj si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare e Presidentit Donald Trump, raportoi të premten...
Shtetet e Bashkuara thonë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane në rajon e bëjnë SHBA-n&e...
Studentët në Serbi po përgatiten për protestën e parë të madhe të këtij viti, në një tjetër për...