Foto ilustruese
RUSI- Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupave ukrainase në rajonin perëndimor të Kurskut, në disa zona që gjenden rreth 30 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë. Për herë të parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pranoi në mënyrë indirekte të shtunën vonë se forcat e Kievit e kishin shtrirë luftën në Rusi, në gjashtë ditët e fundit. Por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj i kishin "penguar përpjekjet e njësive të lëvizshme të armikut, me automjete të blinduara për të depërtuar thellë në territorin rus".
Rusia tha se bllokoi përparimin ukrainas pranë fshatrave Tolpino dhe Obshchy Kolodez, në jugperëndim të Rusisë, 25 dhe 30 kilometra nga kufiri ukrainas. Në fjalimin e tij të të përnatshëm, Presidenti Zelenskyy i pranoi veprimet e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës për “ta çuar luftën brenda territorit të agresorit".
Por luftimet vazhduan edhe në zona të tjera. Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij 35-vjeçar u vranë në një sulm ajror rus gjatë natës në periferi të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit në lindje të kryeqytetit.
Sulmi i befasishëm i Ukrainës hyri në ditën e 6 të dielën dhe shënon rastin e parë që njësitë ushtarake ukrainase luftojnë brenda territorit rus. Mbeten të paraqarta objektivat e saktë të këtij operacioni. Zyrtarët ushtarakë e kanë zbatuar planin në fshehtësi.
Të dielën, Presidenti ukrainas tha se Rusia kishte kryer afro 2 mijë goditje pranë kufirit, nga rajoni rus i Kurskut në rajonin Sumy të Ukrainës, gjatë verës, dhe kjo sipas tij meritonte “përgjigjen e duhur” nga Kievi.
“Artileri, mortaja, dronë. Sulme me raketa, çdo sulm meriton përgjigjen e merituar”, tha udhëheqësi ukrainas në fjalimin e tij të përnatshëm.
Në Rusi, Ministria e Mbrojtjes tha se 35 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet Kursk, Voronezh, Belgorod, Bryansk dhe Oryol.
Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmet me dronë brenda Rusisë të dielën. Por goditjet vijnë në një kohë që Ukraina ka shtuar ritmin e sulmeve me dronë, në javët e fundit, që synojnë kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe depot e naftës.
Në fjalimin e tij të së shtunës, Presidenti Zelenskyy falenderoi ushtarët e përfshirë në sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, duke thënë se "Ukraina po dëshmon se mund të sjellë vërtet drejtësi dhe se po garanton trysninë që nevojitet, trysninë mbi agresorin".
Rusia tha të shtunën se forcat e Kievit fillimisht kishin kaluar kufirin me rreth 1000 trupa, 20 automjete të blinduara dhe 11 tanke, megjithëse pretendoi se kishte shkatërruar pesë herë më shumë pajisje ushtarake deri më tani.
Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, urdhëroi të shtunën përforcime ushtarake, duke kërkuar që trupa tokësore, njësi ajrore dhe sisteme raketore të vendosen më afër kufirit të saj me Ukrainën në përgjigje të sulmit të befasishëm të Kievit, sipas një njoftimi të ushtrisë bjelloruse.
Sipas njoftimeve nga mediat shtetërore të Kremlinit, agjencia bërthamore e Rusisë paralajmëroi të shtunën mbi rrezikun ndaj stacionit të energjisë bërthamore pranë rajonit Kursk, më pak se 50 kilometra larg luftimeve.
Pavarësisht komenteve të Presidentit Zelenskyy të shtunën, udhëheqësit ukrainas kanë heshtur mbi operacionin. Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Kievit, thanë se nuk ishin informuar paraprakisht mbi planet për sulmin./ VOA
lufta rusi-ukraine
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
11 Gusht21:42
Zjarre të fuqishme përreth Athinës/ Evakuohen banorët, 250 zjarrfikës dhe 12 aeroplanë po marrin pjesë në shuarjen e flakëve
Zjarri
ATHINË- Një zjarr i fuqishëm, i nxitur nga moti i nxehtë dhe era, i ka detyruar banorët e fshatit Varnava pranë Athin&...
n.f
BOTA
11 Gusht20:32
Trazira në Suedi për projektligjin që detyron nëpunësit civilë të dorëzojnë emigrantët e paligjshëm
Suedi
SUEDI- Një projektligj i promovuar nga qeveria suedeze, sipas të cilit nëpunësit civilë do të detyrohen t'i d...
n.f
BOTA
11 Gusht20:29
Vuçiç: Protestat kundër minierës së litiumit – pjesë e luftës “hibride” kundër Serbisë
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë akuzoi të dielën protestuesit që kundërshtojnë një projekt për hapj...
n.f
BOTA
11 Gusht19:03
Analistët në Maqedoninë e Veriut: Autoritetet shtetërore, institucionet arsimore dhe komuniteti fetar duhet të veprojnë për luftuar ekstremizmin fetar
Foto ilustruese
MAQEDONI- Analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore, institucionet arsimore dhe komuniteti ...
n.f
BOTA
11 Gusht19:02
Indigjenët australianë vrapojnë për të nxitur shëndetin dhe mirëqenien
Stervitje
AUSTRALI- Vrapuesit nga organizata Projekti për Maratonën e Indigjenëve ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 15 vitesh. Ata jan&...
n.f
BOTA
11 Gusht18:57
Abbas Araghchi nominiohet për pozitën e ministrit të Jashtëm të Iranit
Abbas Araghchi
IRAN- Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, ë...
E.D
BOTA
11 Gusht18:36
VIDEO/ Zjarr masiv edhe në Stamboll, digjen disa mjete, qytetarët në panik
TURQI- Një zjarr i madh ka rënë në lagjet Avcılar dhe Ümraniye të Stambollit. Siç raportohet zjarri i rënë n&eu...
E.D
BOTA
11 Gusht18:31
Pamje të frikshme në Greqi, flakët "pushtojnë" vendin (FOTO)
GREQI- Tymi i zi ka “mbytur” Atikën në Greqi, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Megara dhe Varnava. Peiza...
E.D
BOTA
11 Gusht18:19
Zelenskiyy: Rusia përdori raketë koreanoveriore në sulmin vdekjeprurës në rajonin e Kievit
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak n&...
n.f
BOTA
11 Gusht17:48
Kush është Usha Vance, bashkëshortja e kandidatit republikan për nënpresident?
Usha Vance
SHBA- Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njoftoi përzgjedhjen e Senatorit të Ohajos JD Vance si kandidat të republ...