BOTA

"Sa vijnë dhe shtohen", Biden përballë thirrjeve të reja për tërheqje nga gara për Shtëpinë e Bardhë, kush u deklarua kundër presidentit?

M.B. Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 07:47
"Sa vijnë dhe shtohen", Biden përballë thirrjeve
Joe Biden

SHBA- Fushata e Presidentit Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë po përballet me pengesa të reja ndërsa ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi tha se “i takon presidentit të vendosë” nëse duhet të qëndrojë në garë.

Aktori me famë botërore dhe donator i rëndësishëm i fushatës së demokratit Biden, George Clooney tha se presidenti nuk duhet të garojë. Senatorë dhe kongresmenë demokratë thanë se druheshin lidhur me aftësitë e demokratit Biden për të mundur republikanin Donald Trump.

Stuhia deklaratave të ashpra, pavarësisht këmbënguljes së fortë të Presidentit Biden se nuk do të tërhiqet nga gara, nxjerr në pah dallimet e thella për këtë çështje mes udhëheqjes demokrate. Ligjvënësi Pat Ryan i Nju Jorkut është bërë demokrati i tetë në Kongresin amerikan që i kërkoi publikisht Presidentit Biden që të tërhiqet nga gara.

“Dua që ai të bëjë atë që vendos vetë”, tha ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi të mërkurën në emisionin televiziv "Morning Joe" të kanalit MSNBC. Ajo nuk tha se zoti Biden duhet të qëndrojë në garë.

Ndërsa Presidenti Biden ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai ka marrë vendimin e tij, tha ajo, “Ne të gjithë po e inkurajojmë atë që ta marrë atë vendim, sepse afati po mbaron”.

Është një moment vendimtar për presidentin dhe partinë e tij, pasi demokratët po shqyrtojnë atë që dikur ishte e paimagjinueshme, largimin nga gara të një presidenti në detyrë, vetëm pak javë përpara kuvendit të Partisë Demokrate ku pritet emërimi i zotit Biden si kandidati zyrtar i demokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Këtë javë, Presidenti Biden po pret në Uashington udhëheqës botërorë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, me takime të stërzgjatura, bisedime dhe darka diplomatike, duke nxjerrë në pah aftësitë e tij. Presidenti Biden gëzon mbështetje të fortë në Kapitol nga grupi i ligjvënësve me ngjyrë, të cilët ndikuan fuqishëm tek elektorati në zgjedhjet dhe fitoren e zotit Biden në vitin 2020, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë për të mundur përsëri zotin Trump në vitin 2024.

Ligjvënësja demokrate Ilhan Omar e Minesotës tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “demokratët po humbasin terren sa më shumë luftojnë lidhur me kandidaturën e zotit Biden”.

Vëmendja është përqendruar gjerësisht për sinjale të mundshme nga demokratja Pelosi, ndërsa komentet e saj kanë rëndësi të madhe për drejtimin që duhet të marrë partia mes alternativave të mundshme në fushatën kundër republikanit Donald Trump.

Muajin e kaluar, aktori i famshëm George Clooney organizoi një mbrëmje madhështore për mbledhje fondesh nga yjet e Hollywood-it për fushatën e demokratit Joe Biden kur merrte pjesë edhe vetë presidenti. Përmes një shkrimi në gazetën New York Times të mërkurën, aktori Clooney tha se ai e donte Biden, por me të kandidat, partia do të humbiste Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin në Kongres.

“Ky nuk është vetëm mendimi im, kështu mendon çdo senator, kongresmen dhe guvernator me të cilët kam folur privatisht”, shkruante zoti Clooney.

Ai theksoi dallimet që kishte vënë re tek mosha e presidentit gjatë darkës në Los Anxhelos, krahasuar me vitet e kaluara. Senatori Michael Bennet, demokrat nga shteti Kolorado, foli të martën vonë lidhur rrezikun e një presidence të dytë të zotit Trump, duke nënvizuar se i takon presidentit "t’i shqyrtojë" alternativat.

Në një intervistë për rrjetin CNN, zoti Bennet tha se kishte folur privatisht me kolegët e tij duke u thënë se besonte se republikani Trump “është në rrugën e duhur për t’i fituar zgjedhjet dhe ndoshta me shumicë të madhe duke fituar Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve”.

Një tjetër demokrat, Senatori Richard Blumenthal nga Kenektikat, tha të mërkurën se ishte "thellësisht i shqetësuar" për fitoren e Biden-it në zgjedhje, të cilat ai i quajti ekzistenciale për vendin.

“Kam besim të plotë se Joe Biden do të bëjë gjënë patriotike për vendin. Ai do ta marrë këtë vendim”, tha për gazetarët Senatori Tim Kaine, demokrat nga Virxhinia. Kuvendi kombëtar i Partisë Demokrate pritet të mbahet në mes të gushtit ku do të emërohet zyrtarisht kandidati i tyre për president./ VOA

joe biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë