Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

SHBA- Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke vënë në pah frikën në kryeqytete, që nga Kievi e deri në Londër. Veçanërisht, që Uashingtoni dhe Moska mund të tentojnë të arrijnë një marrëveshje të tyren për të ardhmen e Ukrainës pa Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë.
Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se dëshirojnë ta përjashtojnë këdo nga procesi. Por, sugjerimi i SHBA-së se Evropa nuk do të jetë në tavolinën e negociatave ka shkaktuar alarm të gjerë dhe atmosfera pozitive nga takimi SHBA-Rusi në Riad më 18 shkurt gjithashtu ka shqetësuar shumë njerëz.
Në këtë fazë, janë dy pyetje kryesore: a do të jenë në gjendje Uashingtoni dhe Moska të pajtohen për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe nëse do ta arrinin këtë, çfarë do të mund të bënte kushdo për këtë çështje?
Shtëpia e Bardhë është e qartë që do paqe. Nuk është e qartë nëse diçka të tillë e do edhe Moska. I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Mark Kellogg, shkoi në Kiev më 19 shkurt disa orë pasi sulmet ajrore ruse gjatë natës goditën Ukrainën. afër 250.000 persona mbetën pa rrymë në qytetin-port të Odesës, teksa temperaturat ishin nën zero.
Në Moskë, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i tha Dumës shtetërore se “kriza nuk duhet të zgjidhet me një armëpushim”. Nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje, ai duket se është i gatshëm që të vendosë kushte të mëdha. Skenari më i tmerrshëm për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë është që Uashingtoni do të pajtohet me një kusht të këtij lloji.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë koncesione, por nuk kanë ofruar detaje se çfarë koncesione mund të ketë për Rusinë. I pyetur për këtë çështje më 15 shkurt teksa po merrte pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, Kellogg tha: “Do të ketë koncesione territoriale” dhe “mund të jetë edhe heqja dorë nga përdorimi i forcës”.
Skeptikët kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po japin shumë, shumë shpejt, në kërkim të një fitoreje të shpejtë dhe të lehtë diplomatike. Por, nëse ka një marrëveshje që Ukraina dhe Evropa nuk e pranojnë, çfarë do të ndodhë më pas? Ka pasur një sërë deklaratash të fuqishme.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, u pyet në Munih se si do të duhej “mospranimi” i një marrëveshjeje të keqe nga Kievi? “Ne e dimë si të rezistojmë. E kemi dëshmuar këtë në fushëbetejë”, tha ai.
Por, pa mbështetje të vazhdueshme nga SHBA-ja, qëndresa e Ukrainës do të jetë e vështirë. Deri më tani, Evropa ka ofruar më shumë ndihmë për Kievin sesa SHBA-ja, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kiel për Ekonomi Botërore. Në këto të dhëna bëjnë pjesë ndihma ushtarake, financiare dhe humanitare.
Por, Uashingtoni është ofruesi më i madh i mbështetjes ushtarake, duke vënë në pah nivelin e vështirësive që Ukraina do të përballej pa mbështetjen amerikane. Për të mbuluar këtë mungesë, Evropa do të duhej ta dyfishonte pothuajse mbështetjen e saj totale për Kievin.
Udhëheqësit evropianë vazhdimisht kanë përsëritur qëndrimin se do t’i ofrojnë ndihmë Ukrainë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Por, kjo nuk adreson çështjen nëse ata do të rrisin në mënyrë masive këtë ndihmë për të mbushur hendekun.
Edhe bisedat për një forcë paqeruajtëse evropiane, e cila do të dislokohej në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm apo një marrëveshjeje të paqes, janë bërë me kushtin që kjo do të kërkonte përfshirjen dhe mbështetjen e SHBA-së. Duke pasur parasysh kufizimet fiskale dhe ndarjet politike është e paqartë nëse Evropa do të rriste mbështetjen. Deri më tani, në çdo hap që ka bërë Evropa ajo ka pasur nevojë për Amerikën që t’ia mbajë dorën./ REL
SHBA- Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kur...
UKRAINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësi...
SHBA- Gjatë javës së kaluar, bazat e marrëdhënieve SHBA-Evropë u zhvendosën në mënyrë dramatike. N...
SANTORINI- Efektivë të policisë kryejnë çdo natë kontrolle në rrugica dhe pronat e banorëve të S...
SELANIK- Fermerët në Greqi kanë dalë në rrugë në protestë. Fermerët në Selanik u përleshën me poli...
GJERMANI- Ka një ndryshim në këto katër vjet. Në vitin 2021, bota vëzhgoi zgjedhjet gjermane për të...
SHBA- Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj Volodymyr Zelensky.&...
Foto ilustruese SERBI- Fati i një burri nuk dihet pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Serbi. Mës...
ANGLI- Një gropë e madhe është krijuar në rrugë Godstone në jugut të Anglisë. Përshkak të gropës a...
PALESTINË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Em...