Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...

Si mund të jetë Europa më e pavarur në teknologjinë digjitale nga koncernet e SHBA-së?
Për këtë u konsultuan në samitin në Berlin kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron dhe ministra nga vende të tjera të BE.
Përfaqësues të nivelit të lartë nga Gjermania, Franca dhe BE theksuan në këtë samit, se Europa duhet të bëhet më e pavarur në teknologjitë digjitale. Kancelari Friedrich Merz u shpreh për një rol më të fuqishëm të Europës në botën digjitale. Zhvendosjet tektonike që po ndodhin kërkojnë një veprim më të shpejtë në hapësirën digjitale, tha Merz duke folur para përfaqësuesve nga politika, ekonomia dhe shoqëria.
Merz për një rol kryesues në fushën e inovacionit
Europa me një përpjekje të përbashkët duhet të ndjekë rrugën e saj digjitale, tha Merz. “E kjo rrugë duhet të çojë në sovranitet digjital – kudo ku kjo është e nevojshme dhe e realizueshme.” Europa i kushton rëndësi të qenit e hapur dhe nuk do të vendosë mure virtuale. Por është e qartë edhe, se Europa nuk do të mund ta “rregullojë apo subvencionojë politikisht sovranitetin digjital”, nënvizoi Merz. Ai theksoi, se lipset që kjo të konceptohet bashkë me ekonominë, shkencën dhe shoqërinë civile. Për të arritur sovranitetin digjital, Europa duhet të zhvillojë aftësitë digjitale. “Për të përballuar konkurrencën për teknologjitë digjitale, na duhet aftësi inovative. Unë shkoj edhe një hap më tej madje, dhe mendoj, se ne duhet të kryesojmë në inovacion”, tha kancelari.
Top në duart e SHBA-së dhe të Kinës?
Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqën vëmendjen, që në rast të kundërt Europa mund të kthehet në një top në duart e dy superfuqive. Macron paralajmëroi p.sh. nga rreziku, që europianët fëmijët e tyre i lenë çdo ditë katër deri në pesë orë në përgjegjësinë e ofruesve amerikan apo kinez të platformave, që jo patjetër kanë parasysh të mirën e europianëve.
Merz dhe Macron theksuan faktin, se BE-ja me një treg të brendshëm me 450 milionë konsumatorë, me shumë ekspertë dhe organizata shkencore është e mirëpërgatitur për ta përballuar konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën. Njëkohësisht Macron kritikoi, që BE e ka ekzagjeruar me rregulla strikte në sektorin e inteligjencës artificiale. “Fillimisht ne duhet t’i shpikim gjërat, përpara se të vendosim rregulla për to”, tërhoqi ai vëmendjen.
Bashkëpunim dhe investime të sipërmarrjeve?
Në kuadrin e këtij samiti u deklaruan një sërë marrëveshjes bashkëpunimi dhe investime të sipërmarrjeve gjermane dhe franceze. Takimi me 1.000 pjesëmarrës kishte për qëllim të jepte impulsin, që Europa me zgjidhjet e saj të krijojë sa më shpejt pavarësinë e saj në fushën e teknologjive digjitale./DW
Kombet e Bashkuara (OKB), njoftuan se 10 milionë hektarë pyje tropikale humbasin çdo vit në mbarë botën. Zyra e OKB-së n...
Një sulm i natës nga forcat ruse në qytetin verilindor të Kharkivit ka lënë të plagosur 32 persona, mes tyre edhe dy fë...
Ukraina planifikon të kërkojë gati 44 miliardë dollarë nga Rusia për dëmet e lidhura me rritjen e emetimeve të ngrohjes ...
Një burrë që dyshohet se u përpoq të vriste ish-partneren e tij, përfundoi duke vrarë motrën e saj dhe tre fëmij&eu...
Shërbimi i sigurisë MI5 i Britanisë i paralajmëroi ligjvënësit të martën (18 nëntor) rreth përpjekjeve të...
Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman u largua të martën (18 nëntor) nga Shtëpia e Bardhë, pasi u prit më parë ng...
Një sulm izraelit në qytetin jugor libanez të Sidonit vrau 11 persona dhe plagosi katër të tjerë, tha Ministria e Shëndet&eum...
Një nga momentet më të çuditshme dhe më zbuluese në historinë e krimit të vërtetë rezultoi fatale për R...
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hibride, tha gjeneral...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kontrolluar nga republikanët, votoi të martën (18 nëntor) për të detyruar publik...