Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kubës “që të arrijë një marrëveshje” ose në të kundërtën do të përballet me pasoja – të cilat nuk i specifikoi – duke paralajmëruar se dërgesat me naftë venezuelase dhe paratë për në Havana do të ndalen.
“NUK DO TË KETË MË NAFTË OSE PARA QË DO TË SHKOJNË NË KUBË – ZERO”, shkroi Trump në Truth Social. “Ju sugjeroj që të arrini një marrëveshje PARA SE TË JETË SHUMË VONË”.
Kjo deklaratë vjen një javë pasi forcat amerikane kapën liderin e rrëzuar venezuelas, Nikolas Maduro, në një operacion të kryer në Karakas, që la të vrarë dhjetëra pjesëtarë venezuelas dhe kubanë të sigurisë.
Më herët gjatë 11 janarit, Trump shpërndau një mesazh që sugjeronte se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të bëhej president i Kubës, që aktualisht është nën sundim komunist.
Trump e shpërndau këtë postim me mbishkrimin: “Më tingëllon mirë”.
Ndërkaq në një postim të mëvonshëm, Trump tha se “Kuba ka jetuar për shumë vjet nga sasi të mëdha të NAFTËS dhe PARAVE nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ka ofruar shërbime të sigurisë për dy diktatorët e fundit të Venezuelës, POR JO MË!”.
“Shumica e atyre kubanëve janë të VDEKUR nga sulmi i SHBA-së i javës së kaluar dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe zhvatësit që i kanë mbajtur peng për kaq shumë vite”.
Nën embargon tregtare të SHBA-së, Havana që nga viti 2000 është mbështetur gjithnjë e më shumë në naftën venezuelase, të siguruar në kuadër të një marrëveshjeje të arritur me paraardhësin e Maduros, Hugo Chavez.
Ditë më parë, Trump ka njoftuar se Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në SHBA, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë.
Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trumpit për t’i hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, nëse nuk dëshiron të përballet me rrezikun e një ndërhyrjeje të mëtejshme ushtarake.
Trump ka deklaruar se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’i japë SHBA-së dhe kompanive private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës./ REL
Gjiganti i Microsoft-it, Bill Gates, i ka dhënë ish-gruas së tij Melinda 8 miliardë dollarë pesë vjet pasi u divorcuan për sh...
Pas ditësh heshtjeje, Presidenti iranian Masoud Pezheskian, duke folur sot për një media pranë regjimit, pretendoi se "terroristët" me ...
Një nuse dhe një dhëndër ishin midis tetë personave të vrarë në një shpërthim të një bombole gazi ve...
Tri gra nga Shtetet e Bashkuara që po udhëtonin për në Milano u arrestuan në mesditë të shtunën në aeroportin Eleft...
Mbetje njerëzore janë gjetur në Australi, ndërsa zjarret në shkurre vazhdojnë të përhapen në vend. Zjarret kan&eum...
Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pas një të shtëne masive në Misisipi, thanë autor...
Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërc&...
Mohammad Baqer Qalibaf, kryetari i parlamentit iranian, ka kërcënuar se në rast se Shtetet e Bashkuara do të vendosin të ndërhyjn&...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se u ka urdhëruar shefave të forcave speciale të zhvillojnë një plan p&eu...
Izraeli është në gatishmëri të lartë për mundësinë e çdo veprimi ushtarak amerikan kundër Iranit, nd&eu...