BOTA

Senatorët amerikanë kërkojnë zgjedhje të lira në Serbi

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 21:38
Senatorët amerikanë kërkojnë zgjedhje të lira në

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u bëri thirrje të martën autoriteteve në Serbi që të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se po vërejnë “shenja shqetësuese” para votimit të 25 tetorit.

“Ne i bëjmë thirrje partisë në pushtet dhe të gjitha institucioneve përkatëse që të sigurojnë zhvillimin e qetë, të lirë dhe të hapur të zgjedhjeve të ardhshme”, thanë senatorët republikanë dhe demokratë përmes një deklarate të përbashkët.

Ata vlerësuan se “raportimet për përgjime të paligjshme të anëtarëve të opozitës dhe përpjekjet për të diskredituar dhe minuar misionet vëzhguese të zgjedhjeve janë thellësisht shqetësuese”. Ata theksuan se “autoritetet serbe duhet të sigurojnë kushte të barabarta për të gjitha partitë dhe qasje të hapur në vendvotime për të gjithë qytetarët”.

Në një deklaratë të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë u tha se vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve shprehin shqetësim se ato do të mbahen në një mjedis armiqësor për shoqërinë civile, vëzhguesit dhe partitë opozitare.

“Fatkeqësisht, vëzhguesit serbë dhe ata ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë konstatuar shkelje serioze të integritetit të procesit gjatë zgjedhjeve të mëparshme parlamentare të vitit 2022. Tani po shohim shenja të ngjashme shqetësuese para zgjedhjeve të 25 tetorit”, thanë senatorët.

Deklarata u publikua nga senatorët republikanë republikanë Roger Wicker, Chuck Grassley, Joni Ernst dhe Thom Tillis dhe ata demokratë Jeanne Shaheen, Dick Durbin dhe Chris Murphy. Në deklaratë thuhet se, sipas organizatës së pavarur dhe jopartiake serbe CRTA dhe Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), gjatë fushatës zgjedhore janë regjistruar disa raste të frikësimit të votuesve, keqpërdorimit të burimeve shtetërore në favor të partisë në pushtet dhe frikësimit të kandidatëve të opozitës nga policia.

Në deklaratë shtohet se këto shqetësime janë të ngjashme me mangësitë e evidentuara pas zgjedhjeve të vitit 2022, të cilat Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet ende nuk i ka adresuar.

“Ndërsa qytetarët e Serbisë përgatiten të votojnë më 25 tetor, ne qëndrojmë në mbështetje të së drejtës së tyre që zëri i tyre të dëgjohet në kushte të lira dhe të drejta. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë numërimin e votave dhe procedurat përkatëse për verifikimin e rezultateve zgjedhore”, thanë senatorët amerikanë.

Ata theksuan se SHBA-ja e ka mbështetur prej kohësh rrugën e Serbisë drejt integrimit euroatlantik dhe e ka njohur potencialin e saj për të kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Demokracia e fortë në Serbi është thelbësore për arritjen e secilit prej këtyre synimeve”, thanë senatorët.

“Rikonfirmojmë rolin thelbësor që kanë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë në ruajtjen e besimit në procesin zgjedhor. Autoritetet serbe kanë përgjegjësinë të sigurojnë që të gjitha institucionet ta respektojnë rolin e vëzhguesve qytetarë, gazetarëve dhe kandidatëve për poste publike”, theksuan senatorët amerikanë.

Më 25 tetor, Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në këto zgjedhje garon me partinë e tij, SNS, përkatësisht me listën e quajtur “Serbia e Bashkuar”. Rivalja kryesore e kësaj nisme vlerësohet se është Lista Studentore, që doli nga vala e protestave kundër korrupsionit në Serbi.

Në këto zgjedhje votojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Ata rëndom, përmes transportit të organizuar, shkojnë në qytetet serbe që gjendet pranë kufirit me Kosovën, për të votuar. Më herët, serbët në Kosovë votonin në komunat e banuara me shumicë serbe dhe më pas Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i dërgonte votat e tyre në Serbi. Por, këtë praktikë e ka ndërprerë më 2022 Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kosova kërkon që Serbia të bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për organizimin e zgjedhjeve, pa ndërmjetësimin e OSBE-së. Por, Beogradi e ka refuzuar këtë, duke argumentuar se një hap i tillë do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë