BOTA

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE: Fushata zgjedhore në Kosovë ishte dinamike por kishte retorikë të ashpër! 19 rekomandime për tu përmirësuar

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 16:11

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE: Fushata zgjedhore

KOSOVË- Në raportin final të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian thuhet se fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ka qenë dinamike duke u njollosur retorika e ashpër dhe gjuha nxitëse. Sipas këtij raporti, në zonat me shumicë serbe të Kosovës, kushtet sociale mbeten të rënda, kanë krijuar hapësirë për Serbinë dhe Listën Serbe që të ushtrojnë presion të papërshtatshëm mbi votuesit.

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Natalie Loiseau tha se kanë vërejtur politizim të institucioneve kyçe të përfshira në zgjedhje. Ajo shtoi se bazuar në vëzhgimet dhe standardet ndërkombëtare, raporti përfundimtar ofron nëntëmbëdhjetë rekomandime për të përmirësuar më tej fushatën zgjedhore në Kosovë.

Rekomandimin e parë Loiseau përmend forcimin e garancive ligjore në lidhje me anëtarësinë dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore.

“Fushata ka qenë dinamike, por kemi vërejtur një rritje të pluralizmit politik, por periudha dinamike e fushatës në një farë mënyrë u njollos nga retorika e ashpër dhe gjuha nxitëse. Ne kemi vëzhguar raste të ndërhyrjeve të huaja në procesin zgjedhor. Ne po ashtu kemi marrë raport mbi votuesit në zonat me shumicë serbe.

Ne kemi vërejtur politizim të institucioneve kyçe të përfshira në zgjedhje. KQZ fillimisht dështoi të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet dhe për të aprovuar financimin e partive me kohë. Në javët para ditës së zgjidhjeve paraliza e Komisionit të Pavarur të Mediave KPM la shkelje të pa sanksionuara. Pavarësia e mediave është vitale për demokraci të gjallë, derisa ne kemi vërejtur pluralizëm mediatik. Sektori i mediave përballet me sfida, përfshirë edhe fluskat e informacionit brenda vijave të komuniteteve etnike”, tha Loiseau.

Gjatë prezantimit të raportit, Loiseau theksoi se gratë ishin të shënjestruara nga gjuha e urrejtjes. Sipas saj, personat me aftësi të kufizuara vazhduan të përballen me pengesa për të votuar në mënyrë të pavarur, duke përfshirë edhe vendvotimet që nuk janë të qasshme për ta.

“Gratë gjithashtu ishin në mënyrë të veçantë të shënjestruara nga gjuha e urrejtjes. Hapësira për komunitetet jo-shumicë, veçanërisht ato më të vogla, po ngushtohet. Edukimi i votuesve nuk u ofrua në mënyrë të qëndrueshme në gjuhët e komuniteteve jo-shumicë dhe disa komunitete raportuan se ishin të nën-përfaqësuara në komitetet e vendvotimeve.

Personat me aftësi të kufizuara vazhduan të përballen me pengesa për të votuar në mënyrë të pavarur, duke përfshirë edhe vendvotimet që nuk janë të qasshme. Bazuar në këto vëzhgime dhe standardet ndërkombëtare, raporti ynë përfundimtar ofron 19 rekomandime për të përmirësuar më tej kuadrin dhe praktikën zgjedhore në Kosovë. Ne kemi identifikuar gjashtë rekomandime prioritare. Këto janë në fusha ku veprimi është më urgjent dhe me ndikim”, Loiseau.

Nga nëntëmbëdhjetë rekomandimet e raportit final, shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Natalie Loiseau listoi gjashtë prej tyre, duke filluar me atë për forcimin e garancive ligjore në lidhje me anëtarësinë dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore.

“Së pari, forcimi i garancive ligjore në lidhje me anëtarësinë dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore. Së dyti, kufizimi dhe specifikimi më tej i përgjegjësive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariatit të KQZ-së dhe komisioneve komunale zgjedhore për të decentralizuar vendimmarrjen e administratës zgjedhore aty ku është e përshtatshme dhe për të siguruar efikasitetin dhe përkohshmërinë e funksionimit të saj.

Së treti, kryerja e një auditimi të pavarur gjithëpërfshirës të listës së votuesve, duke përfshirë përmes analizës së brendshme të proceseve të regjistrimit dhe testimeve statistikore dhe në terren, në konsultim me palët përkatëse për të adresuar shqetësimet mbi saktësinë dhe për të rritur besimin e publikut. Së katërti, futja e përkufizimeve të qarta ligjore të termave kyç, duke përfshirë ato që lidhen me gjuhën nxitëse dhe përcaktimin e mbështetësit të subjektit politik brenda procesit zgjedhor”, tha Loiseau.

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13