Pas disa ditësh në spital në gjendje kritike, nuk ia doli të mbijetojë Klaudia Zakrzewska, e njohur në rrjetet sociale si “Klaudiaglam”. Influencuesja 32-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e fundit. Me vdekjen e saj, hetimet kanë marrë kthesë vendimtare për influencuesen tjetër të përfshirë, Gabrielle Carrington, akuza është rënduar nga tentativë vrasjeje në vrasje. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Londër, në kulmin e një sherri mes dy grave, ku Carrington dyshohet se e përplasi me makinë 32-vjeçaren.
Nga aksidenti te vdekja
Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të 19 prillit, në Argyll Street. 32-vjeçarja u përplas dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje shumë të rëndë, ku luftoi për jetën për disa ditë, por pa mundur të mbijetojë.
Vdekja e Klaudia Zakrzewska u konfirmua nga policia metropolitane, e cila shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e saj, duke theksuar ndikimin shkatërrues që kjo ngjarje ka pasur tek të gjithë personat e përfshirë.
Akuzat dhe kthesa në hetime
Që një ditë pas incidentit, Gabrielle Carrington, e njohur online si “RielleUK”, ishte vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje, plagosje të rëndë, drejtim të rrezikshëm dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Tashmë, pas vdekjes së Klaudia Zakrzewska, akuza kryesore është përditësuar zyrtarisht: ajo do të përgjigjet për vrasje.
Sipas asaj që është bërë publike në gjykatë, edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, automjeti dyshohet se është drejtuar qëllimisht drejt viktimës. 32-vjeçarja u përplas me forcë dhe u hodh kundër një mbajtëseje biçikletash.
Dy jetë në rrjetet sociale, një fund tragjik
Si Klaudia Zakrzewska ashtu edhe Gabrielle Carrington ishin të njohura online për përmbajtje mbi modën, udhëtimet dhe stilin e jetesës, duke u ndjekur nga mijëra përdorues. Në orët pas lajmit për vdekjen e 32-vjeçares, rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi.
Mes tyre, edhe reagimi prekës i një ndjekësi që shprehu tronditjen për ngjarjen: “Nuk të njihja, por pashë aksidentin dhe u luta për ty gjatë gjithë javës… të mësosh që nuk ia dole është kaq e trishtë, kaq e padrejtë. U prehsh në paqe”. Fjalë që pasqyrojnë dhimbjen dhe mosbesimin për një ngjarje që nisi si një konflikt dhe përfundoi në një rast vrasjeje. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Prill10:05
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë
Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connect...
BOTA
26 Prill09:42
Trump pas të shtënave: Nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran
Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve t&eu...
BOTA
26 Prill09:34
Zbardhet dëshmia e autorit të të shtënave në darkën e Trump: Ja kë kisha në shënjestër
Autori i të shtënave me armë zjarri në një incident ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump, Cole Thomas Allen ka dëshmua...
BOTA
26 Prill09:03
"Nga gishtat më dilte ujë në vend të gjakut”, njeriu që i mbijetoi rrezatimit në Çernobil
Petro Hurin jeton mes muzikës, poezisë dhe nostalgjisë. Por mbi të gjitha, ai jeton, ndryshe nga shumë prej shokëve të tij q&...
BOTA
26 Prill08:55
Ngjarja e rëndë/ Vajza 18-muajshe ngec në makinën e barit
Një vajzë 18-muajshe pësoi lëndime të rënda pasi mbeti e bllokuar në një makinë kositëse bari të shtun&eu...
BOTA
26 Prill08:40
40-vite nga katastrofa bërthamore e Çernobilit dhe të panjohurat e saj
40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu ...
BOTA
26 Prill08:32
VIDEO-FOTO/ Skena kaotike në darkën e Trump pas të shtënave me armë
Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, k...
BOTA
26 Prill08:12
“Veproi si ujk i vetmuar”/ U paraqit i armatosur në darkën ku ndodhej Trump! Çfarë dihet deri tani për agresorin 31-vjeçar
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Dark&eu...
BOTA
26 Prill07:53
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku ndodhej Trump, presidenti amerikan evakuohet me urgjencë
Presidenti Donald Trump u evakuua me urgjencë pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në hotelin ku po mbahej darka e korresponden...